29 Mars 2024

AGK dënon ashpër gjuhën denigruese të deputeti të AAK-së, Bekë Berisha

Prishtinë, 29 shkurt -  Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) dënon ashpër gjuhën fyese dhe denigruese që është përdorur ndaj gazetarit Labinot Balaj nga deputeti i AAK-së, Bekë Berisha.

Me mbishkrimin “‘Taksen s’bA me hjeke’, Balaj kishte shpërndarë një lajm në Facebook, ku thuhej se bashkëshortja e deputetit, Besa Shatri-Berisha mbante edhe katër pozita të tjera, përveç pozitës së kryesueses së Telekomit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i deputetit Berisha, i cili e ka telefonuar Balajn e më pas edhe e ka sharë në mënyrë banale në një bisedë në Facebook.

Përdorimi i një gjuhe të tillë nga një zyrtar shtetëror është fyerje për të gjithë gazetarët në vend dhe cenon lirinë e shprehjes së tyre.

AGK i bën thirrje z. Berishës dhe partisë që ai përfaqëson, AAK, të distancohen nga kjo qasje e papranueshme ndaj gaztarëve.

Secili zyrtar shtetëror dhe gjithë të tjerët që mund të jenë subjekt i shkrimeve të gazetarëve, t’i trajtojnë këta të fundit me respekt e dinjitet për punën që bëjnë dhe nëse kanë vërejtje t’i drejtojnë ato tek institucionet përgjegjëse.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)