24 Prill 2024

Afërsia dhe respekti i Rexhepit ishin shembull për të gjithë

Prishtinë, 21 gusht - Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi i ka dërguar një telegram ngushëllimi familjes Rexhepi, pas vdekjes së parakohshme të ish kryeministrit të Kosovës, Bajram Rexhepi.

“Me dhembjen më të madhe e pranova lajmin për vdekjen e mikut tim, kolegut tim, Bajram Rexhepit, kryeministri i parë i Kosovës, burrështetas dhe politikan që ka prekur jetët e të gjithëve me urtinë e tij”, thuhet në telegramin e Presidentit.

Në këtë telegram thuhet se me guximin, maturinë dhe durimin e tij, Rexhepi ishte shembull për të gjithë. Më tej thuhet se afërsia dhe respekti i Rexhepit ishin shembull për të gjithë miqtë e tij.

“Të gjithëve do të na mungojë si mik, si koleg, si shembull. Me mendjet dhe me zemrat tona jemi me familjen e Bajramit, duke i shprehur ngushëllimet më të thella e duke i uruar forcë e durim, por edhe krenari në këto ditë të vështira”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentit Thaçi drejtuar familjes Rexhepi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)