08 Dhjetor 2021

Adresohet roli i Këshillit të Mediave në luftimin e lajmeve të rreme

Prishtinë, 25 nëntor - Misioni në Kosovë i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në bashkëpunim me Këshillin e Mediave të Shkruara të Kosovës (KMSHK) organzon tryezën e rrumbullakët me temë "Lajmet e rreme dhe verifikimi i fakteve në mediat online".

Tryeza ka për qëllim adresimin e rolit të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës në luftimin e lajmeve të rreme dhe respektimin e kodeve të etikës nga gazetarët.

Tryeza do të shërbejë për të diskutuar lidhur me trendin global në rritje të lajmeve të rreme, dezinformimit dhe propagandës, që janë kthyer në një sfidë të vërtetë për shoqërinë në përgjithësi, dhe një kërcënim për gazetarinë në veçanti.

Panelistët do të trajtojnë gjithashtu praninë dhe ekspozimin e të miturve në mediat onlajn.

Tryeza pritet të rezultojë me rekomandime mbi mënyrën e adresimit të sfidave të lartpërmendura.

Në mesin e folësve kryesorë do të ketë ekspertë të mediave, redaktorë të portaleve të lajmeve, gazetarë dhe përfaqësues të Këshillit të Mediave të Shkruara të Kosovës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 dhjetor 2021

- Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim shqyrton Projektligjin për tregtinë me produkte të naftës dhe karburante të ripërtërishme, dërgimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës jashtë vendit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N225, ora 10:00)

- Ambasada Franceze, Aleanca Franceze e Prishtinës dhe Espace Campus France, në bashkëpunim me Universitetin e Prishtinës dhe Universitetin AAB organizojnë hapjen e Panairit Universitar Francez në Kosovë i cili do tu mundësoj studentëve kosovarë të zbulojnë programet akademike të ofruara nga 30 universitete dhe 16 webinare nga Franca. (Universitetin AAB, ora 10:00)

- Ministri i  MMPHI Liburn Aliu raporton para Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike lidhur me raportin e auditimit të përformancës "Mbledhja, trajtimi dhe asgjësimi i mbeturinave komerciale”. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 10:00)  

- VentureUP në partneritet me Sustainability Leadership Kosova dhe financuar nga UNDP organizon ditën e garës finale e eko-startup-eve të Programit Green Hub. (Amfiteatri i objektit të Administratës Qendrore të Universitetit të Prishtinës, ora 10:00)

- Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes shqyrtimin raportin me propozim-amendamente për Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Deminim Humanitar. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C 301, ora 12:00)

- Të rinjte e iniciatives “Hajde në shkollë” organizojnë forum teatrin që ka për qëllim vetëdijësimin dhe parandalimin e braktisjes së shkollimit në mesin e të rinjve në komunën e Klinës. (Shtëpia e kulturës “Jehona e Dukagjinit” në Klinë, ora 14:00)

- Kosovo 2.0 dhe Fondacioni 17  organizojnë diskutimin lidhur me mobilizimin e komunitetit për ruajtjen dhe rikthimin e hapësirave të përbashkëta publike, me fokus në historinë e tri kinemave që i shpëtuan privatizimit. (Kino Armata, ora 17:00)

- OJQ “Zëri i Romëve, Ashkalive dhe Egjiptianëve” organizojnë diskutimin "Le të flasim" i cili synon të sjellë vëmendjen dhe ndërgjegjësimin tek audienca në lidhje me diskriminimin racor, martesat e hershme, gjuhën e urrejtjes në institucionet publike dhe rrugën e edukimit mbi dy dekada. (Kino Armata, ora 19:00)