16 Shtator 2019

Administrata e Gjilanit ka shqyrtuar dhe përfunduar 54 mijë lëndë

Gjilan, 17 qershor –  Drejtori i Administratës në Gjilan, Bardhyl Syla, ka deklaruar se për pesë muaj të këtij viti, kjo drejtori ka përfunduar mbi 54 mijë lëndë, derisa 5900 të tjera janë në proces të shqyrtimit. 

“Drejtoria për Administratë e Përgjithshme, nëpërmjet Qendrës për Shërbim me Qytetarë, ka qenë mjaft efikase dhe  funksionale në realizimin lëndëve si të përfunduara me kohë dhe brenda afateve. Në këtë periudhë pesë mujore, përmes QSHQ-së, janë pranuar lëndët e sipër përmendura dhe shikuar në aspektin e përqindjes, rezulton se Komuna e Gjilanit, i ka kryer lëndët sipas Ligjit të Procedurës Administrative me një përqindje të kënaqshme prej 90.3 për qind”, ka thënë Syla në konferencën e rregullt për media.

Ai konfirmoi se janë në proces të përgatitjeve për funksionalizimin e dy zyrave të gjendjes civile në qytet,  njëra në lagjen Dardania dhe tjetra në lagjen Arbëria.

“Qëllimi është që të bëhet dekoncentrimi i shërbimeve administrative, që ato të jenë sa më afër qytetarëve ku ata jetojnë dhe veprojnë”, është shprehur Syla.

Gjatë prezantimit të punës 5-mujore, i pari i Administratës në Gjilan konfirmoi se nga sektori i Gjendjes Civile janë ndërmarr veprime juridike administrative dhe janë lëshuar 8840 dokumente si dhe janë zhvilluar 676 procedura administrative.

“Ndërkaq, pothuajse i tërë dokumentacioni i Drejtorive, Njësive Administrative dhe Organeve të tjera të Komunës, po regjistrohet dhe sistemohet sipas standardeve ligjore në kuadër të Arkivit të Komunës”, u shpreh Syla.

Si sfidë, drejtori i Administratës në Gjilan, Bardhyl Syla, e ka paraqitur mungesën e certifikatave origjinale.

“Deri më tani, Ministria e Punëve të Brendshme si kompetente në këtë aspekt ende nuk e ka bërë furnizimin me certifikata. Falë bashkëpunimit me disa prej komunave, të cilat,  na kanë ndihmuar duke na huazuar një numër të certifikatave, kemi arritur që sa do pak ta tejkalojmë këtë situatë në raport me qytetarë”, ka thënë ai.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 shtator 2019 - Fillon edicioni i dytë i konferencës më të madhe për zhvillimin e qëndrueshëm në rajon më temë 'Mbrojtja e mjedisit: kërkim për qeverisje të mirë dhe thirrje për bashkëpunim rajonal'. (Hotel Emerald, ora 9:30)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në përurimin ei analizave të reja laboratorike në QMF-në në Reçane, ku i pranishëm do të jetë edhe drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë, Visar Shehu.(Reçane, ora 9:30)

- Nën moton “Pjesëmarrja“, për të 11-in vit me radhë, Kuvendi i Republikës së Kosovës shënon Ditën Ndërkombëtare të Demokracisë ku qytetarë, studentë dhe nxënës do të vizitojnë ndërtesën e legjislativit të vendit dhe do të njihen me punën e përfaqësuesve të tyre të zgjedhur. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 9:30)

- Komuna e Prizrenit bën hapja e Javës 'Shtigjeve të Lirisë' ku do të ketë fjalë rasti edhe nga kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka. (Prizren, ora 10:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë bëhet hapja e panairit të organizatave të shoqërisë civile. (Oborri i Kuvendit, ora 10:50)

- Partia Demokratike dega në Prizren, do të mbajë një koferencë për media. (Zyrët e PDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet kuizi i demokracisë. (Holli i Kuvendit, ora 11:30)

- Lëvizja FOL organizon diskutimin e parë në kuadër të Forumit FOL Hapur me kandidatët për Kryeministër/e të Kosovës. E ftuara e parë do të jetë znj. Vjosa Osmani, Kandidate për Kryeministre nga Lidhja Demokratike e Kosovës. (Zyrat e Lëvizjes FOL, ora 12:00)

- Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka, do të marr pjesë në aktivitetin në Nashec tek lapidari i komandantit Remzi Ademaj. (Nashec, ora 12:00)

- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, do të pres në takim Ministrin e Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor nga Republika e Maqedonisë së Veriut, Naser Nuredini, me të cilin do të bisedojnë rreth bashkëpunimit mes dy shteteve në fushat përkatëse. (Kabineti i Ministrit Matoshi, ora 12:30)

- Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Demokracisë mbahet debat publik “Transparenca dhe pjesëmarrja qytetare në Kuvend”.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla 405, ora 13:30)

- Mbahet ceremonia e varrimit të veprimtarit të shquar romë, Nexhip Menekshe. (Varrezat e Prizrenit, ora 16:00)

- Mbahet ceremonia solemne e hapjes zyrtare të zyrës së re qëndore të Bankës Raiffeisen. (Zyra e re ndodhet në rrugën Robert Doll, ora 17:30)