12 Korrik 2020

Abdixhiku pret në takim ambasadoren francez

Prishtinë, 18 shkurt - Ministri i Infrastrukturës dhe Ambeintit, Lumir Abdixhiku, ka pritur sot në takim ambasadoren e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel.

Në takim njohës, ministri Abdixhiku e njoftoi ambasadoren Butel, për projektet me prioritet në të dyja dikasteret që ai drejton.

Duke shprehur mirënjohje për përkrahje të Francës ndaj Kosovës, Abdixhiku tha se beson në vazhdimësi të bashkëpunimit në mes të dyja shteteve. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Korrik 2020 - Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri e hap fushatën e korrje-shirjeve. (Fushata e korrje-shirjeve nis në mes të fshatave, Livoq i Poshtëm dhe Velekincë, ora 10:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti, i shoqëruar nga ministri i Bujqësisë, Besian Mustafa dhe nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt do të vizitojë kompaninë “SOWI KOSOVA” në Bajgorë të Komunës së Mitrovicës. (Bajgorë - Mitrovicë, ora 11:00)

- Vazhdon seanca plenare e Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020. (Salla e Kuvendit, ora 14:00

- Kryeministri Avdullah Hoti raporton në Kuvendin e Kosovës lidhur me menaxhimin e pandemisë COVID-19. (Salla e Kuvendit, ora 16:00)