19 Prill 2024

Abdixhiku: Grevat i ka nisur dhe mbyllur Kadri Veseli

Prishtinë, 2 shkurt - Në kohën kur po pritet të fillojë seanca e Kuvendit të Kosovës, deputeti i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Projektligji i buxhetit mbetet me defekte serioze dhe për këtë LDK do të refuzojë në thelb qasjen e tillë buxhetore.

Ai ka thënë se ky projektligj adreson interesa të partive politike, teksa shton se edhe grevat që kapluan vendin muajin që sapo lamë pas, ishin iniciuar nga politika, konkretisht nga kryeparlamentari Kadri Veseli.

“Natyrisht se jo. Si opozitë kemi dhënë qëndrimin tash e sa ditë dhe jemi konsistent në këtë drejtim se LDK nuk e mbështet një buxhet që bënë më tepër adresime klienteliste, që bënë adresime të interesave partiake, që është përgjegjës social dhe nuk është përgjegjës zhvillimor."

"Me ndryshimet e fundit, ky buxhet do t’i ketë 720 milionë euro në paga dhe do t’i ketë diku 650 milionë euro në skema, që i bie se 1.5 miliardë euro të buxhetit të Kosovës shkon për blerje të paqes sociale”, tha ai.

Abdixhiku theksoi se LDK nuk do të votojë as projektligjin për pagat, për të cilin tha se vetëm sa thellon pakënaqësitë mes sektorëve, teksa shtoi se grevat në arsim, në shëndetësi dhe miniera kanë qenë të koordinuara dhe orkestruara nga PDK-ja, si pjesë e shantazhit të brendshëm të koalicionit qeverisës.

“Greva është përdorur si instrument politik nga z. Veseli në radhë të parë dhe meqenëse është instrument politik, e trajtojmë si të tillë. Pra, grevat janë nisur me urdhra politik, janë trajtuar me urdhra politik dhe janë mbyllur me urdhra politik."

"Në një rrethanë të tillë, mos të harrojmë, ka diskrepancë të madhe mes sektorit privat dhe sektorit publik. Paga e sektorit publik është tri herë më e madhe se paga e paga minimale në Kosovë… Ne konsiderojmë se greva ka qenë e koordinuar dhe orkestruar nga PDK si pjesë e shantazhit të brendshëm të koalicionit qeverisës”, u shpreh ai. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)