25 Prill 2024

AAK: Qeveria e Kosovës është ndotësi me i madh i mjedisit

Prishtinë, 22 prill - Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, gjatë një konference për medie, ka deklaruar se shkalla e ndotjes së mjedisit në Kosovë, krahas problemeve tjera të shumta, është alarmante. Ajo tha se ndotja është gjithkah rreth nesh, nëpër zona urbane, fshatra, rrugë, lumenj, pyje, etj. “Indiferenca e Qeverisë, keqpërdorimi i fondeve të parapara për mbrojtjen, regjenerimin dhe administrimin e resurseve natyrore, po e rrit problemin tani”, ka thënë Kadaj-Bujupi duke shtuar se çmimin e tërë kësaj do ta paguajnë shtrenjtë bazat e ardhshëm.

Sipas Kadaj-Bujupi, mungesa e një strategjie për mbrojtjen e tokës, moszbatimi i ligjeve në fuqi dhe eksploatimi i resurseve natyrore për interesa të pushtetarëve, ka sjellë si pasojë degradim të pakontrolluar në rrafshin ambiental, e cila gjë vërehet përmes ndotjes së ujit, tokës, ajrit, humbjet e pa kontrolluara të tokës bujqësore, degradimet e tokës, pyjeve, gërryerja e lumenjve, deponitë e ndryshme, gjëra këto të cilat kërkojnë ndërhyrje të shpejtë dhe efektive.

Sa i përket degradimit të tokës bujqësore, Kadaj-Bujupi tha se “është shqetësues fakti i humbjes se 1000 mijë hektar tokë bujqësore çdo vit, duke u shndërruar në destinime tjera pa u përfillur ligji për ndërrimin e destinacionit të tokës, nga ajo bujqësore në industriale”.

Ajo përmendi edhe faktin e shkatërrimit të pyjeve, resurs ky i cili kalon disa gjenerata për t’u rigjeneruar. “Toka dhe pyjet janë resurs kryesor natyror i çdo shteti. Ato në të shumtën e rasteve vështirë të rigjenerohen. Edhe në këtë vit, ka vazhduar masakra e prerjes së paligjshme dhe dëmtimi i pyjeve nëpër vend”, ka thënë deputetja e AAK-së e cila e akuzoi qeverinë për mungesë të kujdesit në administrimin e pyjeve. Ndërsa dhënia e tenderëve me qëllim përfitimi nga ana e qeverisë, sipas saj, ka bërë që gjendja edhe kështu e rend të merr përmasa shkatërruese.

Sa i përket ‘Projektit të Fidaneve’, Kadaj-Bujupi, tha se ky ishte një projekt i dështuar i cili mbeti vetëm publicitet media.

“Sipërfaqja e pyllëzuar është shumë më e vogël nëse vërtetohet me matje profesionale”, tha ajo duke shtuar se një shqetësim tjetër është edhe kualiteti i fidaneve, përkatësisht pyllëzimeve, si dhe çmimi-kostoja e blerjes-mbjelljes së tyre.

Kadaj-Bujupi, në emër të AAK-së, ka shtruar disa kërkesa:

1. Formimin e komisionit mikst nga anëtarë të Qeverisë, Parlamenti, Ekspert të lëmisë, pjesëtar të komuniteteve përkatëse dhe anëtar të shoqërisë civile me qëllim të vërtetimit me metoda profesionale të gjendjes në teren dhe njëherë e përgjithmonë ta ndërpresin hedhjen e parasë së taksapaguesve të Kosovës si dhe pasojat për gjeneratat e ardhshme.

2. Mjerisht gjendje e njëjtë ka ndodhur edhe me mbëltimin e fidaneve me rastin e festave të ndryshme si: Dita e Evropës, dita e Planetit Tokë, mbjellja e fidaneve për shkolla dhe festa tjera ku shumica e fidaneve dekorative të mbjellura janë tharë dhe nuk ekzistojnë më.

Në fund të fjalës së saj, Deputetja Kadaj-Bujupi, tha se në mungesë të përkujdesjes institucionale, “i ftojmë qytetarët që të kujdesen vet për mjedisin, duke marrë parasysh që kemi vetëm një tokë dhe e kemi borxh ta ruajmë për gjeneratat që vinë pas nesh”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)