24 Prill 2024

AAK nëshkruan koalicionin parazgjedhor me PSD

Prishtinë, 19 gusht - Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, në mbledhjen e mbajtur sot, e ka votuar marrëveshjen për koalicion parazgjedhor me Partinë Social Demokrate të Kosovës.

Njëkohësisht, Këshilli Drejtues i AAK-së, që është organi më i lartë drejtues i Partisë, e ka mandatuar kryetarin e AAK-së, z. Ramush Haradinaj, për diskutime për zgjerimin eventual të Koalicionit parazgjedhor të AAK-së.

Në arsyetimin e paraqitur nga Kryetari Haradinaj për koalicion AAK-PSD, thuhet se bashkëpunimi mes forcave politike, në rastin konkret me PSD-në, është një moment mëse i domosdoshëm në përpjekjet e krijimit të boshtit të fitores, kjo me qëllim të fuqizimit të Kosovës, përballë sfidave që e presin dhe të forcimit të institucioneve dhe rritjes së përgjegjësisë përballë qytetarëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)