20 Prill 2024

AAK: Mos implementimi i strategjisë për veriun është blerje kohe

Prishtinë, 3 mars – Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kritikon liderët institucional se me veprimet e tyre po heqin dorë nga zbatimi i strategjisë për veriun e vendit, ndërkohë që kërkojnë që këtë strategji ta merr përsipër Këshilli Sigurisë së Kosovës.

 

Ndërsa, me një pohim të tillë nuk pajtohen zyrtarë të qeverisë të cilët thonë se strategjia do të implementohet dhe kërkojnë që në këtë të marr pjesë edhe opozita.


Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu dhe kryeministri Hashim Thaçi janë duke hequr dorë nga zbatimi i strategjisë për veriun e Kosovës. Kështu tha sot në një konferencë për medie sekretari i Përgjithshëm i AAK-së Burim Ramadani. Ramadani tha se për AAK-në është e papranueshme kjo sjellje e liderëve institucional dhe kërkoi që sa më shpejtë duhet të mblidhet Këshilli i Sigurisë së Kosovës për të marrë përsipër zbatimin e kësaj strategjie.

“Kryeministri Thaçi dhe presidenti Sejdiu po shkelin kushtetutën, sepse sipas kushtetutës është Këshilli i Sigurisë kombëtare ai që merret me çështjet që kanë interes dhe rëndësi vitale. Po mundohen ta heqin përgjegjësinë nga vetja, duke emëruar njerëz jashtë institucioneve për t’u marrë me çështjen e veriut. Ata realisht po dëshmojnë se kanë hequr dorë nga kjo strategji dhe se nuk do të zbatohet fare”, tha Ramadani.


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon ndër të tjera të hartohet plani i veprimit , ku do duhej të përcaktohen të gjitha veprimet dhe afatet kohore për zbatimin e strategjisë, dhe të hartohet një aneks i sigurisë në kuadër të strategjisë për veriun.


Por, ndryshe mendon zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës Memli Krasniqi. Ai thotë se qeveria e vendit është duke i bërë përgatitjet për ta implementuar strategjinë në veri të Kosovës, dhe sipas tij në këtë çështje janë të ftuar edhe të gjitha subjektet opozitare dhe shoqëria civile.


“Mund të mos jenë të informuar disa përfaqësues të opozitës sa i përket strategjisë për veriun, por ne ju kemi bërë ftesë që të jenë pjesë edhe e grupeve punuese që do të merren me aspekte të implementimit të kësaj strategjie dhe ata duke e pasur parasysh së kjo është një çështje e rëndësisë së veçantë dhe interesit të përbashkët të jenë pjesë e këtyre grupeve punuese”, tha Krasniqi.


Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës kërkon nga presidenti dhe kryeministri i Kosovës, të mbledhin menjëherë Këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe se ky Këshill të marrë përsipër zbatimin e strategjisë së veriut të Kosovës.


Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë, Memli Krasniqi i është përgjigjur opozitës përkitazi me kritikat e saj për zbatimin e strategjisë për veriun, duke thënë se disa prej përfaqësuesve të opozitës nuk janë të informuar si duhet për këtë strategji.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)