23 Prill 2024

AAK krijon drejtori për diasporë

Prishtinë, 22 qershor AAK, duke marrë parasysh pozicionin e saj aktual politik, pra parti opozitare, por drejtuese e pushtetit në pesë komuna, që nga ky vit do të krijojë drejtori enkas për diasporën, në të gjitha këto komunat;

Detyrë parësore e Drejtorisë së Diasporës do të jetë mbështetja, orientimi, sigurimi i ambientit të rehatshëm, inkurajimi dhe krijimi i kushteve të përshtatshme për interesat e mërgatës, si në kthimin dhe  investimet e tyre në vend;

Drejtoritë për diasporë do të jenë në dispozicion të plotë të qytetarëve tanë gjatë gjithë kohës, me qëllim që mërgimtarët t’i realizojnë të gjitha kërkesat dhe interesat e tyre gjatë kohës kur janë apo edhe kur nuk janë në Kosovë;

Në mënyrë të vazhdueshme do të krijohen kontakte me komunat, ku qytetarët tanë gravitojnë në numra më të mëdhenj, në mënyrë që, për aq sa ka mundësi, të realizohet një afërsi institucionale me qytetarët tanë;

Në mënyrë permanente do të ngrihet komunikimi me qëllim që diaspora jonë të jetë e informuar:
Për çdo mundësi dhe privilegj që komuna do të mund të ofronte në  investime nga ana e diasporës;

Për çdo çështje që është e ndërlidhur me zhvillimet në arsim dhe nevojat e mërgatës për arsimim në gjuhën amtare;
Vendosjen e evidencës për të gjithë mërgimtarët dhe mundësitë që kuadrot e profesionalizuar dhe të arsimuar në fusha strategjike, të jenë në dispozicion edhe të qeverisjes komunale, por edhe të mekanizmave të tjerë brenda komunës, natyrisht në varshmëri me interesat reciproke;

Drejtoria për Diasporë do të jetë një adresë e fuqishme mbështetëse për çdo mërgimtar, në çdo çështje që ndërlidhet me kërkesat për mbështetje institucionale qytetarëve tanë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)