29 Mars 2024

AAK bën gati padinë tjetër kundër Pacollit

Prishtinë, 17 mars - Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) është në përfundim të përgatitjes së padisë ndaj presidentit Behgjet Pacolli në Gjykatën Kushtetuese.

Nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi ka thënë se janë duke argumentuar pretendimet edhe për shkelje të Kushtetutës nga Pacolli, kur votoi për zgjedhjen e Qeverisë por në Presidencë theksohet se nuk janë në dijeni për këtë nismë.

Gjykata e Kushtetuese e Kosovës ende pa e përfunduar “gjykimin” e nisur ditë më parë, nëse gjatë zgjedhjes së presidentit Behgjet Pacolli janë shkelur procedurat në Parlament dhe Kushtetuta, shumë shpejt mund ta pranojë edhe një padi të dytë pikërisht për pretendime për shkelje kushtetuese nga ana e presidentit të ri të Kosovës.

Kërkesën për interpretim nëse ka pasur shkelje, e ka bërë LDK-ja me mbështetje të deputetëve të AAK-së, ndërsa kërkesa tjetër që po përgatitet të dorëzohet është iniciuar nga AAK-ja, e cila tani kërkon ndihmën e deputetëve të LDK-së.

Me gjithë dëshirën dhe përpjekjet për ta çuar Pacollin në Kushtetuese, AAK-ja ende nuk është e sigurt nëse për këtë nismë do të arrijë të mbledhë 30 nënshkrime të deputetëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)