29 Mars 2024

AAK akuzon qeverinë për bisedime të fshehta me Serbinë

Prishtinë, 10 gusht - Drejtuesit e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë akuzuar kryeministrin e Kosovës Hashim Thaçi dhe ministrin e Punëve të Jashtme Skënder Hyseni, për mbajtjen e bisedimeve sekrete me Serbinë.

Por ata nuk kanë dashur të japin informacione më shumë, duke thënë se përgjigje për këtë duhet të japin institucionet e vendit, si kryeministria dhe MPJ-ja.

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini në një konferencë për media të mbajtur të martën, ka shprehur shqetësimin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe mos pajtimin e plotë me mënyrën sesi Qeveria e Kosovës, përkatësisht kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyesni, po i qasen mënyrës se bisedimeve me Serbinë.

“Kemi vërejtje serioze, se kemi informacione të sakta se në këtë kohë po zhvillohen takime dhe bisedime sekrete me Serbinë, takime dhe bisedime këto të cilat do t’ia humbin plotësisht kuptimin çfarëdo bisedimeve, të cilat do të ndodhin më tutje dhe takime të cilat e bëjnë pjesën tjetër të popullit të Kosovës dhe të politikës së Kosovës që të jetë në pozitë që të mos pajtohet me gjithë atë që bëhet në emër të popullit të Kosovës, pa dijeninë e popullit të Kosovës”, ka theksuar Gjini.

“Unë ju dhashë një informacion, nëse dikush prej qeverisë mendon se nuk është ashtu ne do të japim me tepër informacione. Për sot këtë e kemi informacion, është mirë të pyetet Qeveria e Kosovës, kryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme, atje mund të gjeni informacione”, ka thënë Gjini.

Ai ka shtuar se AAK-ja ka probleme serioze për të kuptuar kryeministrin se si kërkon largimin e prezencës ndërkombëtare nga Kosova para integrimit të veriut të Kosovës. Sipas Gjinit kjo thirrje është për shqetësim, ai madje i ka bërë thirrje kryeministrit të vendit që të ketë kujdes, pasi kërkesa për largimin e prezencës ndërkombëtare para integrimit të veriut është e rrezikshme për Kosovën.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)