25 Prill 2024

43 për qind e qytetarëve votojnë në zgjedhjet lokale

Prishtinë, 22 tetor - Kryetarja e Komisionit Qendror te Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka deklaruar se procesi i votimit shkoi mirë dhe pa ndonjë pa rregullsi.

“Në zgjedhjet e sotme lokale, kanë votuar 809.637 qytetarë, apo 43,85% e votuesve me të drejtë vote. Qendrat e votimit janë mbyllur në ora 19:00 dhe nga 1.890.952 qytetarë me të drejtë vote, kanë votuar 809.637 qytetarë”, tha ajo.

 Të drejtë vote kishin më shumë se 1 milion e 890 mijë qytetarë. Këtë të drejtë, sipas KQZ-së, e kanë shfrytëzuar 43.7 për qind e votuesve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se votimet janë zhvilluar në 899 qendra të votimit, me 2,505 vendvotime.

Për monitorimin e zgjedhjeve, KQZ-ja kishte akredituar rreth 33 mijë e 200 vëzhgues.

Në zgjedhje kanë marrë pjesë 91 subjekte politike, prej tyre një koalicion, 35 parti politike, 30 iniciativa qytetare dhe 25 kandidatë të pavarur (qoftë për kryetarë komune apo për këshilltarë në Kuvendet Komunale).

KQZ-ja ka certifikuar 7,091 kandidatë, prej tyre 6,887 janë kandidatë për asambletë komunale, ndërkaq 204 kandidatë janë në garë për kryetarë komunash.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)