21 Prill 2021

Zgjedhjet rrotulluese në Shqipëri

Shkruar nga Ali Mehmeti  

Pas pak javësh do mbahen zgjedhjet në Republikën e Shqipërisë. Për dallim nga Kosova, atje nuk pritet ndonjë ndryshim.

Atje gjithnjë flitet për rrotacion dhe asnjëherë për ndryshim. As këtë herë, sepse nuk ka forcë në horizont që mund të sjell ndryshimin.

Në mandatin e dytë të Edi Ramës, kur e fitoi “timonin” pritjet ishin që më në fund ligji do fillon të veproj.

Kjo nuk ndodhi sepse sistemi prokurorial dhe gjyqësor ishin të korruptuar, kurse avokatët luanin rolin e sekserëve ndërmjet të akuzuarve dhe gjykatësve.

Kjo u vërtetua gjatë procesit të vetingut me ç’rast u nxorën nga sistemi shumë nga gjykatësit dhe prokurorët, me gjithë rezistencën që bëhej nga përfaqësuesit politik, jo vetëm të opozitës.

Megjithatë, qeveria Rama nuk mund tua shpjegon votuesve të vet pse për 8 vjet nuk u nxor para gjyqit askush nga peshqit e mëdhenj të përfshirë në aferat e mëdha siç janë ato të vrasjes në bulevard me 21 janar 2011, vrasja e dhjetëra qytetarëve në eksplodimin e Gërdecit ku, në të dy rastet ishte i përfshirë Sali Berisha apo anëtarët e familjes së tij biologjike.

Mos të flasim për keqpërdorimet financiare ku vlen të përmendet vetëm Rruga e Kombit, vlera kontraktuese e cilës filloi me katërqind e ca milion euro për të përfunduar me mbi një miliard dhe me rrugë të papërfunduar. Edhe pse lënda u dërgua në gjyq, për shkak të zvarritjes u vjetërsua.

Mund të ngrihen dyshimet se Rama qëllimisht nuk i hapi këto çështje që do të dekonstruktonin qeveritë e mëparshme të Sali Berishës.

Pse? Siku Berisha të shkonte në burg apo s’paku të riaktuelizoheshin këto tema, autoriteti i tij përfundimisht do rrënohej dhe Partia Demokratike domosdoshmërisht do reformohej. Partia Demokratike e reformuar do bëhej rrezik për Edi Ramën.

Kështu si është PD-ja, Partia Socialiste e ka të garantuar edhe një mandat. Po kur të kujtohen edhe gënjeshtrat e  Berishës të tipit se “do i hap një milion vende pune”, se “Shqipëria do bëhet një super fuqi energjetike me central nuklear” apo parulla “me ne fitojnë të gjithë” gjatë lulëzimit të piramidave, me ç’rast nga shqiptarët u plaçkitën 1.2 miliard dollarë, ose 34.2% nga Prodhimi i Brendshëm Bruto, kurse gjatë trazirave të pastajme u hapën burgjet dhe u liruan rreth 5 mijë të burgosur, u vranë 1555 persona për arsye të ndryshme dhe u plagosën 10 mijë të tjerë ....

As Edi Rama nuk mund të dal i pafajshëm nga qeverisja e tij 8 vjeçare. Partneriteti publiko privat (PPP) është përcjell me klientelizëm dhe mostransparencë; oligarkët vetëm se kanë ndryshuar partner; reforma në drejtësi posa ka filluar të jap disa rezultate, nëse edhe këto nuk janë vetëm për reklamë para zgjedhjeve; rrënimi i Teatrit Kombëtar ka irrituar qytetarët; implikimi i tij në marrëveshjet e dëmshme Thaqi-Vuçiq dhe afera tjera sipas të gjitha gjasave do t’ia marrin nga dora timonin, të cilin pas zgjedhjeve do ta mbajnë edhe të tjerët. Megjithatë nuk janë vrarë qytetarët e pafajshëm gjatë qeverisjes së tij.

Por kjo nuk mjafton që qytetarët e Shqipërisë të janë të kënaqur – përkundrazi, ata duhet të janë të dëshpëruar sepse nuk kanë alternativë për ndryshim.

Për këto arsye në këto zgjedhje, uroj që votuesit shqiptarë të mbjellin farën e ndryshimit që mund të vijë pas 4 viteve. Kjo farë janë 3 deputetë të cilët do të përkrahen nga Levizja Vetëvendosje në Shqipëri, Bojken Abazi, Kreshnik Merxhani dhe Ilaz Shehu.

Votuesit shqiptarë në anën perëndimore të Drinit le t’i marrin për shembull ata nga ana lindore.  
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Prill 2021

- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu mban konferencë për media për hidrocentralet. (Tek ura në Brezovicë, 100m para kthesës kryesore për qendër të skijimit, ora 9:15)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës Berat Rukiqi. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Me moton "Shpëtoni Planetin" shënohet Dita e Tokës për të rritur ndërgjegjësimin për rëndësinë e përgjegjësisë kolektive për të mbrojtur mjedisin për brezat e ardhshëm. (Mitrovicë, ora 10:00)

- Organizata ETEA dhe biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojnë panelin e diskutimit “Libri mes ofertës dhe kërkesës”, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Librit. (Biblioteka “Hivzi Sulejmani” në lagjen Dardania, ora 10:00)

-  Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapesinor dhe Infrastrukturës organizon aktivitetet me rastin e shënimit të 22 Prillit, Ditës Ndërkombëtare të Tokës. (Hapësira e Shkollës Fillore “Hasan Prishtina” në Prishtinë, ora 10:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetarin e Odës Ekonomike Amerikane në Kosovës Arian Zeka. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon debatin FOL Hapur me ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi. (Hotel Sirius, ora 11:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim së bashku me UN-Habitat dhe agjencitë e tjera të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë, do të organizojnë inaugurimin e Sistemit Solar Fotovaltaik në ndërtesen e Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Ndërtesa e Kuvendit Komunal në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti takohet me kryetare e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare Nora Hasani. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 12:00)

- Koordinatori i Qendrës së vaksinimit në sallën “1 Tetori”, Niman Bardhi mban konferencë për medie. (Sallla “1 Tetori”, ora 12:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla do ta pres në aeroport Ministrin e Jashtëm te Gjermanisë, Heiko Maas. (Aeroportin e Prishtinë, ora 14:00 - vetëm pamje)

- OJQ Projekti 5 Cent organizon ngjarjen për "Ditën e Tokës", ku do të bëhet mbjellja e 51 fidaneve me rastin e shënimit të kësaj dite. (Oborri i SHFMU “Ibrahim Rugova” në Obiliq, ora ora 14:00)

- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Kabineti i Presidentës, ora 15:00)

- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pret në takim ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:30)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla dhe Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Maas do të zhvillojnë takimin bilateral. (Kabineti i ministres Gervalla, ora 17:00) vetëm pamje)