29 Mars 2024

Zgjedhjet lokale të 22 tetorit po afrohen, institucionet qendrore ende nuk po formohen

Shkruar nga Albert Ramadani

Zvarritja e mëtejme e mosformimit të institucioneve po dërgon mesazh të keq për vendin në raport në arenën ndërkombëtare, bllokimi apo ngërqi i cili po përsëritet si në 2014, ku këta të njëjtit politikanë e lanë vendin për gjashtë muaj pa institucione, vetëm kur ranë në ujdi për interesa të ngushta për plotësimin e dëshirave për poste më të larta shtetërore, gjejnë kohë edhe pas mesnate dhe bien në ujdi.

Pse po vonohen partitë politike në formimin e institucioneve qendrore, cili është interesi dhe strategjia e tyre. A mos vallë po presin përfundimin e zgjedhjeve lokale dhe pas zgjedhjeve lokale mund të ndryshojnë komplet grupet dhe koalicionet. Ndryshimi i këtyre grupeve dhe koalicioneve mund të ndryshojë harta politike pas zgjedhjeve lokale. Çdo ndryshim raporti në forcat politike në komuna i jep ndryshim edhe skenës dhe koalicioneve në nivel qendror.

Por cilido ndryshim të vjen, pak do të ketë ndryshim në jetën e qytetarëve dhe zhvillimit të vendit, asnjë parti, asnjë lider dhe asnjë politikan nuk e ka vullnetin që ta qojë vendin përpara, kjo është dëshmuar dhe po dëshmohet edhe më tej.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)