11 Gusht 2020

Vjosa Osmani të shndërrohet nga një Kukull në një Prijëse

Shkruar nga Ali Mehmeti

 Për ditë e më qartë po vërtetohen të gjitha dyshimet parazgjedhore, që Vjosa Osmani po e luante një rol episodik në strategjinë e LDK-së, për fitimin e sa më shumë votave, duke ekspozuar një fytyrë të re gjatë fushatës parazgjedhore.

Një fytyrë simpatike, por edhe që fitoi më së shumti vota në zgjedhjet e 2017-së dhe që nuk mundte ta shmangte.

Për ditë e më qartë po vërtetohen supozimet që LDK i është shmangur qëllimisht koalicionit parazgjedhor, që po vërtetohet sot, duke parë se sa kërkesa të pajustifikuara po i shtrojnë përballë fituesit të zgjedhjeve.

Sipas njoftimeve të fundit thuhet se LDK e kërkon postin e presidentit për vete, madje pa e specifikuar personin (bllanko)!

Por, sipas kushtetutës presidenti duhet të përfaqësoj unitetin e popullit. Cili kryetar partie mund të plotësoj këtë kusht? A e plotësoi këtë kusht Hashim Thaqi? A do ta plotësonte këtë kusht Isa Mustafa, Agim Veliu ...?

Zgjidhje kushtetuese dhe mirëkuptuese do të ishte, nëse marrëveshja e koalicionit do të përmbante klauzolën sipas së cilë LDK ka drejtë ta propozoj kryetarin, por atë duhet ta pranoj edhe LVV. Edhe brenda LDK-së edhe jashtë saj ka personalitete që me dëshirë do i përqafonin edhe nga LVV !

Por, jo! Këtë nuk e do LDK-ja, sepse ende pa e marrë pushtetin LVV, duan që ta njollosin duke thënë se edhe ata janë njësoj sikur vetja e tyre.

Sigurisht që LVV këtë nuk mund ta pranoj. Publicistja Kimete Berisha në mënyrë sarkastike pyet “Isë, a po do edhe një nuse me ta gjet?”

Të gjithë e kemi ditur se do jetë vështirë që LDK, ku funksionet kryesore mbajnë ata që kanë marrë pjesë në marrjen e të gjitha vendimeve të dëmshme që kanë sjell Kosovën në këtë gjendje, do të gjen kurajë që sinqerisht t’i luftojë të gjitha dukuritë negative (lexo: kriminale)!

Është për të supozuar se LDK po luan lojën e njohur “poker”, në të cilën mund të fitosh edhe kur ke letra më të dobëta në dorë duke simuluar “të fortin”, por edhe mund të humbasësh të gjitha.

Mbetet të shihet a do të qëndroj LDK-ja deri në fund në këtë pozicion. Shkuarja në zgjedhje të reja gjithsesi do ishte një humbje katastrofale për LDK-në. Por, për fat të keq, edhe për Kosovën.

Sepse të gjitha partitë e PAN-it do bëhen përsëri bashkë për ta mundur LVV-në, kurse LDK pastaj domosdoshmërish do hynë në koalicion me PAN-in me një rol tepër inferior.

Sidoqoftë, oligarkët e LDK-së do të mbesin të kënaqur sepse pasuria e tyre e fituar në mënyrë kriminale do të rritet dhe mbetet e pa rrezikuar nga ligji.

Ky skenar nuk është larg mendjes dhe sigurisht se nuk do ishte në interes të qytetarëve të Kosovës.

Cila është zgjidhja, nëse nuk arrihet marrëveshja për koalicion? Lëvizja Vetëvendosje! të bëj një ftesë publike me të cilën do i ftoj të gjithë deputetët e papërlyer, pavarësisht partive, t’i bashkëngjiten kauzës së kthimit të Kosovës në rrugë të mbarë, kurse kësaj thirrje e para t’i përgjigjet Vjosa Osmani dhe të shndërrohet nga një Kukull në një Prijëse !

DEPUTETËT (të papërlyer) E TË GJITHA PARTIVE BASHKOHUNI !

Kalendari

Ngjarjet e datës 11 Gusht 2020 - Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, do t’i vizitojë punimet në hekurudhën e Kosovës, linjën 10, në stacionin hekurudhor në Miradi. (Miradi, ora 10:00 - nisja për medie nga parkingu i Ministrisë së Infrastrukturës, ora 9:30)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton Komunën e Mitrovicës së Jugut. (Ndërtesa e komunës, ora 10:00)

-  Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike shqyrton Raportin e Auditimit për Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike, për vitin e përfunduar më 31 dhjetor 2019. (Salla e seancave plenare, ora 10:00)

- Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, do të vizitojë Komunën e Malishevës ku do te takohet me kryetarin Ragip Begaj. (Objekti i Komunës, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme do të pranojë donacion nga kompania “Sezin” nga Turqia me ndihmën e Ambasadës së Republikës së Turqisë në Kosovë, ku do të dhurohen maska dhe pajisje tjera mjekësore. (Para objektit qendror të MPB-së, ora 10:00)

- Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton mban ashkëbisedim me të rinjët lidhur me çështje të ambientit. (Te Liqeni  Hapësira pranë urës nga ana e Suhodollit, Mitrovicë e Jugut, ora 10:30)

- Zëvendëskryeministri Besnik Tahiri viziton Fondin e Kursimeve Pensionale të Kosovës për të diskutuar rreth rimëkëmbjes ekonomike. (Ndërtesa e TRUST-it, Rruga "Agim Ramadani", ora 11:00)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon konferencën për media ku do të shpalosen gjetjet nga analiza e burimit të problemeve në mos zbatimin e rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm nga komunat. (Zyrat e KDI-së, ora 11:00)

 - Kryetarja e Kuvendit, dr. Vjosa Osmani viziton FAFOS​ në Mitrovicë të Jugut. (Mitrovicë e Jugut, ora 11:30)

- Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi raporton para Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit diskuton lidhur me programin legjislativ për vitin 2020 respektivisht të Projektligjeve të Ministrisë së Drejtësisë si dhe për gjendjen në Institucionet Korrektuese në Republikën e Kosovës për shkak të Pandemisë me Covid-19. (Salla e seancave plenare, ora 13:00)

-  Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione shqyrton raportin e panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me menaxhimin e pandemisë së virusit COVID-I9 nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës dëgon dëshmitë e dëshmitarëve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 14:30)

- Organizata ETEA dhe Biblioteka “Hivzi Sulejmani” organizojn takim me shkrimtarin dhe kryetarin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, Mehmet Kraja. (Qendra për Edukim dhe Kulturë “Libart” në objektin e bibliotekës “Hivzi Sulejmani” në lagjen “Dardania”, ora 18:00)  .