19 Prill 2024

Viti i fitores, Viti i suksesit, Viti i arritjeve

Shkruar nga Besnik Rama 

Pas liberalizimit të vizave me vendet e Bashkimit Europian, aspirata të tjera janë në vëmendjen e qeverisë shqiptare për t’u realizuar në një kohë sa më të shkurtër. Mbështetja e opozitës është shumë e domosdoshme, pasi nëse ajo nuk do jetë bashkëpunuese dhe ofruese e zgjidhjeve të domosdoshme për integrimin e Shqipërisë, normalisht që proçeset e ardhshme do jenë edhe më të ndërlikuara.

Kjo do të thotë, që edhe pse punës së paepur me të cilën qeveria shqiptare prezantohet përballë monitoruesve perëndimor, do jetë jo e mjaftueshme për të arritur në integrimin e duhur dhe amicioz të Shqipërisë, nëse edhe pjesa tjetër e politikës shqiptare nuk vepron me maturi dhe pjekuri politike. Opozita duhet të ulet në tavolinë me Partinë Demokratike dhe të gjejë zgjidhje, jo për G99-shat, por për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët meritojnë shumë më shumë.

Pas suksesit të hyrjes në NATO, pas suksesit të arritjes së heqjes së vizave për shqiptarët, suksesi i padiskutueshëm i rradhës, për të cilin edhe diaspora shqiptare do të jetë ndihmëse si përherë me strukturat e krijuara, do jetë pa dyshim vazhdimi i reformave të nisura.

Votëbesimi i datës 8 maj 2011 që shqiptarët do ja dedikojnë totalisht vetëm një njeriu, Prof. dr. Sali Berisha, do mundësojë vazhdimin e projekteve gjigande, duke e dërguar vendin në hapa të sigurtë drejt europianizimit të mëtejshëm në të gjitha sferat jetësore.

Viti 2011 do njohë kryetarë bashkish dhe komunash, shumica të propozuara nga mazhoranca qeverisësë aktuale. Zonat e veriut, me në krye Shkodrën do jenë përsëri bastion stabil dhe forcues i selisë blu. Ndërsa, nga ana tjetër priten zhvillime të reja nga Shqipëria e mesme dhe ajo e jugut.

Më i rëndësishëm është fakti, që kryeqytetasit do të kenë në krye të tyre një djalë sa të mbarë aq edhe të zotin në drejtimin dhe menaxhimin e punëve. Lulzim Basha do jetë i besuari i PD-së për kryeqytetin, duke e gëzuar këtë parti me ardhjen në pushtet pas shumë e shumë vitesh.

Nga jugu, Vlora dhe bashki të tjera mund të jenë kyçe për Partinë Demokratike. Në këto vite, Prof. dr. Sali Berisha ka premtuar shumë dhe ka tejkaluar premtimet e tija dhënë banorëve të zonave jugore të Shqipërisë. Shqiptari e shlyen “borxhin” shumë shpejt, menjëherë sa i jepet mundësia.

Tashmë erdhi koha, kështu që shqiptarët dhe shqiptaret në çdo kënd të Shqipërisë fërkojnë duart për këtë vit të ri, i cili do jetë “Viti i fitores, Viti i suksesit, Viti i arritjeve…”

(Autori është kryetar i deges se PD-se, Gjermani)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)