28 Mars 2024

Urimi i 8 Marsit dhe krenaria e gruas shqiptare

Shkruar nga Asllan Dibrani

Kjo ditë  ka zanafillën  e ndryshimeve  dhe variacioneve  gjatë zhvillimit të shoqërisë   dhe përpjekje të barazimit të gjinisë femërore.

Për herë të parë me të zëshmet ishin gratë evropiane  dhe ato nga Shtetet e  Bashkuara të Amerikës.

 Si ngjarje zë fill më “8 Marsin” e  vitit 1857, kur rrobalarëset e Nju ­Jorkut u ngritën në protestë për të drejtat e tyre kundër shtypjes e shfrytëzimit të egër që u bëhej atyre dhe fëmijëve në punë.

Në Kopenhagë të Danimarkës, nën kryesinë e Klara Cetkinit, vendosen që 8 Marsi të shënohet si “Dita Ndërkombëtare e Grave” dhe pastaj kjo mori hov deri me ditët  e sotme.

Manifestimi  shënohet  me urime përgëzime dhe  dhurata në të shumtën  e vendeve   te zhvilluara dhe  me një emancipim  të duhur .Ka akoma  që femra konsiderohet  dhe shkallëzohet  e rendit të dytë në krahasim me burrin.

Dita ndërkombëtare e gruas shënohet edhe tek populli i ynë shqiptar, pos atyre  grave që kanë rënë viktimë e propagandës islamike? Edhe shekulli i fundit  u  shënua me therje  thikash  dhe nxjerrjen  e foshnjave nga barku nga barbaria serbe si në mes jetë!!!

Në këtë  ditë nënat  dhe gratë urohen dhe përgëzohen me  dhurata të ndryshme, ku dhurata më të shpeshta janë  lulet, të cilat janë  simbol dhe respekt i dashurisë e deri ma te shtrenjtat stoli etj...

Dita ndërkombëtare e gruas shënohet edhe tek populli i ynë shqiptar, pos atyre  grave që kanë rënë viktimë e propagandës islamike që e konsiderojnë si festë të pa nevojshme, këtë dhe shumë festa të njohura në bote si vitin e ri.

Këto kategori grash nuk  e njohin as ditën e pavarësisë së Shqipërisë as të Kosovës,pastaj  festen e Novruzit, festat e nënës, ditëlindjet etj...

Sot  pra është 8 Marsi është dita e juaj Nëna të dashura,gra dhe motra urime ne veçanti i uroj këtë ditë të madhe  gruas  tim Igballe Dibranit e cila me sakrifica  i rriti  u përkujdes dhe edukoj tre fëmijën tonë   të mrekullueshëm.

Te rritesh, edukosh dhe ti epesh një edukate  dhe një emancipim  gjeneratës se re  siç janë  fëmija tonë , apo ma mire te themi bija jone  Arta  po ashtu punon   si gazetare redaktore, në  një gazetë kulture  prestigjioze  ne Shtutgard. Prandaj  urime te përzemërta i dërgoj edhe Artës përmes këtij shkrimi kushtuar kësaj  feste.

E përkujtomë  këtë ditë  për nënat tona shqiptare qe akoma janë me lot nëpër faqe  për të pa gjeturit  viktima të “Luftës  së Kosovës” dhe masakrat e Serbisë mbi këto nëna!

Edhe shekulli i fundit  u  shënua me therje  thikash  dhe nxjerrjen  e foshnjave nga barku nga barbaria serbe si në mes jetë!!!

Nëna me ju jemi krenar që përkundër   këtyre zullumeve  nga pushtuesit osman dhe sllav  e grek  mbajte krenarinë moralin dhe  nuk u mposhte kurrë para  pushtuesve.

Përkujtojmë historianë e grave suljote që u hodhën nga shkëmbi sepse donin të ishin të lira e jo te robëruara nga osmanë!

Përkujtojmë historianë e grave suljote që  ka hyrë në analet e historisë . Aq sa në mendjen e çdo shqiptari është veshur me petkun e legjendës dhe krenarisë.

Gra që për të mos rënë në dorë të turqve, nuk pranuan të dorëzoheshin u hodhën nga shkëmbi sepse donin të ishin të lira. Vetëvrasja  e tyre  ma se miri tregon moralin  e nënës shqiptare  qe as një vend të botës nuk ka ndodhë!

Të përkujtojmë ty “NËNË” që  rezistove dhe të jemi mirënjohës!!! Ti dhe  djemtë dhe vashat të dergjjen nëpër burgje  si te burgosur politik  e një ndër ta jam edhe unë, nënë! “Ti nënë në  momentin  e arrestimit tim e u solle krenare pikërisht si gratë e Suljotëve”!

Nënë të nderojmë  qe ti  ia fale djemtë dhe vashat më të mira Kombit për të qenë të lirë. Nënë ti i dhe dëshmorët dhe rri “krenare dhe ballëlartë” !Ju kujtojmë,juve nëna për dashurin,edukatën, mësimet dhe porositë që na dhatë si amanet  të (punojmë te veprojmë dhe vdesim me nderë për atdhe). Nëna edhe ne ju porosisim qe veproni  dhe bashkohuni në të mirën tuaj  për barazi,emancipim dhe zhvillim pa dallim me Evropën.

Nëna,motra dhe gra të nderuara, ku do që ndodheni ju uroj 8 Marsin. Urojmë që kjo ditë madhështore dhe një dite e shenjtë  për të gjitha forcat tuaj intelektuale ,si krijuese ,politikane,shkrimtare,poete dhe veprimtare të kombit tonë, kurorëzoni qëllimet e juaj me një mendje,vizion dhe  ide, qe te vazhdoni shkollimin ,ngritjen ,zhvillimin dhe emancipimin   tuaj karshi grave evropian.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)