29 Shtator 2020

Uniteti i kushtëzuar nga naiviteti i krahinave dhe bajraktarëve

Shkruar nga Hajrulla Sadiku

Shqiptarët vazhdimisht ankohen se bota nuk i dëgjon kërkesat e tyre. Përkundër dredhive të politikës ndërkombëtare, ndoshta ajo nuk mund të zgjedh se cili projekt është më i përshtatshmi për këtë komb, sepse atyre asnjëherë deri sot nuk iu ka shkuar një program i përbashkët, por projekte kontestuese nga vetë shqiptarët. Projekte bajrakarësh e provincash që vuajnë nga ndjenja e inferioritetit dhe supersticioziteti feudal.

 Nëse duam që të bëjmë krahasime ndërmjet etapave të caktuara të historisë së përpjekjes shqiptare për konsolidim të qenies kombëtare, do të vërejmë se, përpos zanafillës së idealit për bashkim kombëtar, ka rënie dhe ngritje të seriozitetit ndaj aspiratës së unjësimit. Këto rënie dhe ngritje serioziteti kanë rezultuar si pasojë e paraqitjeve në skenën politike të projekteve dhe metodave të ndryshme teorike e herë praktike (pa efikasitet pozitiv) që kanë përfaqësuar prijësit e shqiptarëve nëpër periudha të ndryshme të historisë. Kur përballohemi me argumentacionin historiografik shohim se për çdo kohë, në krahasim me kombet e tjera, shqiptarëve u mungon një strategji që teknikisht ose më mirë, praktikisht plotëson kushtet e një realizimi konkret. Ose; shqiptarët nuk kanë arritur që metodën e luftës së tyre ta pavarësojnë nga imitimi i modeleve të huaja, ashtu siç kërkojnë specifikat e natyrshme dalluese të një populli nga një tjetër, gjë që ka sjellur deri tek degradimi i çdokohshëm i tendencës së çlirimit dhe bashkimit kombëtar të popullit shqiptar.

Programi Kombëtar i Lidhjes së Prizrenit, pa dashur që t`i hyjmë lavdisë së epokës feudale të Skënderbeut, ka qenë i pari i ndërtuar në baza të një fondi të qëndrueshëm faktik e të natyrshëm ku kanë qenë të shtruara kërkesat dhe metoda e pavarësimit të qenies shqiptare në Ballkan. Edhe në këtë pikë të syçeljes shqiptare, mungesa e kompromisit si dhe kontradiktat absurde dhe naive në planin politik kanë ngushtuar e dobësuar përpjekjen e njëmendtë të realizimit të atij programi. Edhe atëherë atmosferën e një kuvendi aq të rëndësishëm për fatet e kombit shqiptar, e kanë mbozotëruar antagonizmat në mes atyre që kanë kërkuar pavarësimin nga zgjedha osmane si dhe imperatorive të tjera në shkuarje e ardhje e sipër dhe atyre që nuk kanë mundur të parafytyrojnë frymëmarjen si komb e popull pa prorektoratin e një vendi të huaj, qoftë ai edhe më agresivi për nga karakteri i funksionimit institucional të dhunës. Kushdo që ka marrë disa leksione, me sy kritik, të historisë së Lidhjes së Prizrenit i di grindjet ngjyrëprovincialiste ndërmjet Ymer Prizrenit dhe Iljaz Pashë Dibrës. Hiostoriantë pak më seriozë se sa këndezat e kronikave të retrospektivës sipas parimeve formale të ideologjive në sundim, kanë parë se, janë pikërisht ato kontradikta që kanë dezorientuar influnecën e duhur të atij programi në masë, e cila ka ecur pas bajraktarëve të provincave dhe kanë funksionuar sipas vetëdijes së pashalluqeve të tyre. Konkretisht gjithë kjo do të thotë; se një rrymë e caktuar ka vënë në pikëpyetje pavarësimin kombëtar dhe formimin e shtetit shqiptar, për shkak të mungës së një strategjie kompakte që në nenin e patë të saj do të kishte vënë shtetëformimin dhe pavarësinë e plotë nga vendet e tjera. Vetvetiu këtu programi humb parimin e të qenurit kombëtar dhe del në kornizat e një debati politik mbi funksionimin e mëtutjeshëm të një turme njerëzish nën flamurin e një pushtuesi.

 Tradita e deshtimeve politike

Tradita e tillë e përçarjeve dhe ikjes nga procesi i Bashkimit Kombëtar, i cili hap jorrallë apo gjithmonë njejtë arsyetohet me përshtatshmërinë ndaj kodeve dhe ligjeve ndërkombëtare të fuqive të mëdha- përsëri interesa të huaja- dhe në njëfarë mënyrë fshehin gabimet trashanike të figurave të lavdishme të historisë shqiptare, duke përsëritur të njejtën metodë reflektimi politik, pra të njejtat gabime, të cilat mund të merren si meknizmi qëndror i pengimit të krejimit të një strategjie të qartë për bashkimin e një populli të copëtuar nëpër konferenca të huaja, pa të drejtë jetesë në një njësi kompakte politike dhe kombëtare.

Lufta e Dytë Botërore, për shqiptarët jo vetëm se nuk do të ketë ndonjë dallim, për nga drejtimi i të menduarit politik, por edhe do të zhyetet edhe më keq në avarinë e thellimi në errësirën e tuneleve të huaja. Gjatë kësaj lufte do të ndodhin Konferenca e Bujanit, ku po si në atë të Lidhjes së Prizrenit, por vetëm me emra të tjerë protagonistësh. Në vend të Ymer Prizrenit do të vijë Mit`hat Frashëri e në vend të Iljaz Pashë Dibrës Enver Hoxha me internacionalen e tij. (Ka mundësi që disa gjenerata të mëvonshme po si ne në raport me Lidhjen e Prizrenit, që të përpiqen për të fshehur gabimet fatale të „figurave të lavdishme“ të historisë si E. Hoxha dhe Mit`hat Frashëri, kështu duke menduar gabimisht dhe në mënyrë aspak kritike, me qëllim të eliminimit të dobësive). Enver Hoxha nuk e shihte dot jetën e shqiptarëve pa popujt „vëllezër sllavë“, pra ende nuk ishte i gatshëm të rezonojë për një strategji a program ku neni numër një do të jetë pacënueshmëria e të së drejtës së popullit shqiptar për të jetuar i pavarur dhe i bashkuar. Bile, atëherë, pas LDB-së u shkua edhe më largë; komunistët shqiptarë donin edhe më të pavdekshëm të bëjnë qëndrimin e tyre nën zgjedhën sllavo-greke, duke dhënë votën për „Konfederatën Ballkanike“ të Gjorgji Dimitrovit, i cili këtë ide e kishte transmetuar në mendjen shqiptare nëpërmjet organizatës famkeqe të komunistëve të emigracionit shqiptar me emrin „Konare“

Shqiptarët e Lidhjes së Prizrenit mbetën nën Turqi.

Shqiptarët e Luftës së Dytë ose Internacionales mbetën të copëtuar në sundimin sllav.

Pasoja që ka lënë popullin shqiptar të pabashkuar fshehet, heshtet. Ndërsa metoda e veprimit politik mbetet po ajo e njejta; provincialiste dhe secesionale.

Ëndrra e madhe e bashkimit shqiptar në çdo kohë u zëvendësua me manovrimet „taktike“ të politikës „moderne“ shqiptare, që në gjuhën e përditshmërisë do të thotë; ushtrim politike provinciale!

 Projektet provincialiste

Sot. Edhe në kohën e sotme shqiptarët nuk kanë mësuar gjë prej gjëje nga historia e tyre, e pasur përtej kufirit me dështime të tilla. As sot nuk ekziston një strategji e përbashkët përballë së cilës do të përuleshin të gjitha rrymat politike dhe personalitetet që përbëjnë eskadronin e idolatrisë ideologjike, politike, sociale e kombëtare.

Pas rënies së Jugosllavisë, të gjithë popujt që kishin jetuar në të paraqitën kërkesat këmbëngulëse për sovranitetin e tyre. ndarje në shtete në vete. Ndodhitë në plan kombëtar shënuan edhe lëvizje të tjera në favor të bashkimit të popujve të ndarë siç ishte rasti i Murit të Berlinit. Vetëm shqiptarët në vend të Bashkimit të tyre Kombëtar, përsëri vazhduan traditën e tyre në lojën politike duke u paraqitur me projekte dhe programe që nuk bënin asgjë tjetër përveç se vazhdonin me metodën tashmë naive historike për të mbetur në principata, natyrisht si më parë nën komandën e shteteve tjera. Kush janë projektet aktuale që u ngjajnë atyre të djeshmeve dhe që favorizojnë mbetjen në status të copëtuar të shqiptarëve?

U shpall Kosova Republikë. Kjo do të thotë se Kosova kërkonte shtet në vete, pa cunguar shtetet tjera artificilae që u krijuan përreth në kurriz të pjesëve tjera etnike shqiptare. Ranë në ujë të gjitha programet tradicionale (edhe pse sipas dogmës marksiste) në lidhje me bashkimin e trojeve shqiptare nën Jugosllavi. Justifikimi se me krijimin e Kosovës si shtet do të bëhet mirë edhe për pjesët e tjera shqiptare, ishte një lojë qesharake dhe fëminore, kur kihet parasyshë se ndarja e shqiptarëve tjerë nga trungu i përbashkët, donte të thotë lehtësim lindjeje shtetesh të tjera inekzistente sllave në kurriz të shqiptarëve si Maqedonia (paradoksi që ndërhyn: Shqipëria ishte shteti i aprë që pranojë Maqedoninë si shtet) dhe përforcimi i shteteve si Mali i Zi dhe Serbia. Pra ky projekt më shumë se sa kombëtar, apo metodë afatgjate për zgjedhjen e çështjes shqiptare, është një dështim i madh politik dhe provincial, sepse një shtet i ndarë me një pjesë të shqiptarëve ndërmjet shteteve të shumta sllave, donte të thotë thellim edhe më të pashpresë për të ardhmen në një konflikt që humbë vazhdimisht përmasat e pushtetit për t`u zgjedhur ashtu siç duhet.

Projekti tjetër që çon pluhur, ditëve të sotme, është ai me autor Adem Demaçin i titulluar si „Ballkania“, dhe që siç thamë më lartë, ka rrënjët në komunistët e emigracionit të LDB-së, së organizatës „Konare“. Edhe ky projekt nuk dallon aspak nga programet e mëhershme që kanë bërë „simbolet“ e historisë sonë, të cilët nuk kanë pasur fuqi shpirtërore e as mendore për të parafytyruar veten si komb të pavarur në vete dhe sovran. As sot nuk ekziston një program, projekt-formulë, një strategji i Bashkimit Kombëtar. Do ia hudhin fajin politikës ndërkombëtare, e cila njeh vetëm ligjin e imponimit dhe detyrimit, kur vjen fjala për njohjen e sovranitetit të popullit. Lind pyetja, cila është strategjia, cili është programi i Bashkimit Kombëtar të shqiptarëve, pa kontradikat dhe homologe, që botës iu përplas deri sot para hundëve në ndonjë tavolinë allëshverëshesh politike.

Shqiptarët as sot nuk kanë strategji të Bashkimit Kombëtar.

Ata kanë projekte për afirmim provincash (si Kosova Republikë, Ilirida e të ngjajshme), prandaj edhe bota flet vetëm për ta, e jo për synimin absolut të idealit shqiptar siç është Shteti i bashkuar shqiptar në Ballkan. Shqiptarët duhet të pyetin veten; a e duan bashkimin kombëtar? Nëse u del nga nënvetëdija përgjigja pohuese atëherë duhet të ballafaqohen me një të vërtetë gërryese; përse atëherë nuk dalim me program të bashkimit kombëtar, por gjithmonë me projekte e programe që për rezultat kanë gjithçka tjetër, por jo pavarësimin dhe unitetin kombëtar? Ku qëndron problemi?

*Autori është ish ushtarë i UÇK-së dhe aktualisht është drejtor i Faktit Ditor

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)