29 Mars 2024

Uka dhe Albini

Shkruar nga Gani Qarri

Me 27 tetor të vitit 2002 nga dora kriminale u vra edhe një personalitet i shquar i Kosovës.

U vra kush tjetër përpos Ukë Bytyçit, fituesi absolut i zgjedhjeve komunale, kryetar i asamblesë në Suharekë dhe një nga kreshnikët krah-djathtë të Rugovës të cilët vdekja me atentate kishte nisë ti korrte një nga një.

Uka me simpatizantët e vet, sapo kishin dalë ta festonte fitoren e madhe të një dite më parë, pa e ditur se kundër tij ishte përgatitur një atentat makaber në fshatin Leshan ndërmjet Prizrenit dhe Suharekës, ku do të binte pre e tradhtisë bashkë me dy truproja.

Ndaj pas zhvillimeve më të reja lind  pyetja se mos vallë, po i përgatitet edhe Albin Kurtit, nga po e njëjta kuzhinë, një fat i tillë apo i ngjashëm me ish fituesit e mëparshëm të zgjedhjeve, jashtë klaneve të Oligarko-mafisë.

Madje kërcënuesi mafioz, u tha se edhe ky na qenka një simpatizant i flakët fshatar, i presidentit.

Njëjtë edhe në atë kohë qe deklaruar se atentatin kundër Ukë Bytyqit e kreu një fshatar me çizme, i cili kinse e kishte lanë shatin në arë dhe kishte vrapuar me kallash në dorë që ta vriste Ukë Bytyqin në mes të rrugës.

Koincidencë apo jo, edhe Albinin e kërcënoi publikisht me vdekje, pikërisht një fshatar i trash dhe çoban tipik bullicash (apo ballicash- siç thonë Anadrinia), prej nga duket se vjen edhe ky i çmendur.

Është koha e fundit që prokuroria dhe policia e shtetit ti hapin mirë sy e vesh dhe të mos lejojnë më, në asnjë mënyrë, që edhe mbi 20 vite pas çlirimit, fituesit e zgjedhjeve të vriten me atentate nëpër prita, për ti larë hesapet politike, duke fshehur mentorët e akteve të tilla  kobzeza dhe hedhur fajin pastaj mbi fshatarët me çizme apo çobanët e “ballicave”, se të tillë ka mjaft, jo vetëm “Padrimja”.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)