30 Shtator 2020

Udhëzimi Administrativ për raportimet financiare vjetore, barrierë shtesë për sektorin privat

Shkruar nga Safet Gërxhaliu

Se në Kosovë flitet vetëm për eliminimin e barierave për të bërë biznes dhe ato vetëm shtohen këtë po e dijmë dhe po e përjetojm por se Udhëzimet Administrative janë shendrruar ne mekanizem te perfitimeve te grupeve te caktuara te intersit ne deme te shtetit, ne deme te qytetarit dhe ne deme te ambientit biznesor ne Kosove nuk mund ta kuptojm.

Nuk mund te kete zhvillim ekonomik pa sundim te rendit dhe ligjit dhe pa ngitjen e nivelit te pergjegjësis individuale si dhe institucionale.

Si duket në institucionet vendore paguahen zyrtar të lart nga taksapaguesit vendore por ne te njejten kohë shumëfishë me teper paguhen nga grupe te intersit te cilat e demtojn shtetin per perfitme te tyre ne pregaditje nga keta zyrtar te shtetit që të demtojn shtetin e kanë priorite dhe ate ndoshta ne emer te patriotizmi in egzistent.

Udhzimi administrative nr 01/2020eshte nxjerr ne shkurt te 2020 dhe eshte kerkuar që të implementohet menjeher me 30 mars 2020 qe eshte nje anomali e artit te vete.

Kerkesa e ketij udhezimi eshte që te gjitha pasqyrat financiare te derzohen ne Këshillin Kosovar për Raportimin Financiar KKRF dhe keto raportime ndahen ne tri kategori bazuar ne Udhezimin Administrativ në fjalë.

Te gjitha bizneset që kan qarkullim mbi 300,000 Euro jane te obliguar te nenshkruhen nga nje kontabilist i certifikuar që ngarkon biznesin me nje kosto rreth 500 euro.

Ndersa te gjitha bizneset që kane nje qarkullim mbi 700,000 euro perveq kostos per nenshkrim te pasqyrave financiare kane kosto shtes edhe per dhe auditim (rishikim) te pasqyrave financiare e qe kane kosto shtes mbi 1,000 euro.

Kjo eshte bere nga bordi i KKRF per qellime te perfitimeve materiale te shoqatave te kontabilistve, kompanive te auditimit dhe auditorve te certifikuar.

Duke par gjendjen e biznesit ne kete kohe kjo do te duhet te mos aplikohet kete vit dhe te rishikohet ky udhezim sepse nuk ka qellim te permisimit te raporteve financiare per perfitimin e disa individve.

Nga ajo qe kam analizuar asnje rirregullim nuk e bëjn këta ekspertë te audimit por vetem vendosin nje nenshkrim dhe marrin 500 euro kote nga bizneset.

Eshtë koha që per ekonomi te behet me shume e jo vetem te flitet dhe sektori privat duhet te kete mbeshtetje per te u zhvilluar dhe jo vetem per te u penalizuar e gjobitur.

Heshtja e asociacioneve te biznesit ne kete kohe dhe ne keto rrethana eshte shqetesusese dhe lene hapsir per te dyshuar se adho ato jane pjes e scenareve perfituese te quajtura Udhezime Administartive.

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)