13 Nëntor 2019

Turqia nuk po lufton në Siri, po realizon operacion anti-terror

Shkruar nga Bayram Pomak

Operacioni anti-terorr e quajtur “Burimi i Paqes” nisur nga Forcat e Armatosure te Turqisë ne Verilindje te Sirisë, konkretisht ne Lindje te Lumit Eufratkëto fite po gjen disa lloje te vlerësimeve.

Kur shikojmë këto vlerësime në përgjithësi, hasim në dy lloje vlerësimesh. E para është nga ata që vlerësojnë operacionin siç tregojnë mediat botërore, të cilët në përgjithësi nuk janë shumë të vetëdijshëm për ngjarjet atje dhe ne anën tjetër janë ata që e njohin ngjarjen ne te vërtet, por duan ta lansojnëkëtë siç dojnëata vetë.

Ajo se çka është gabimi më i madh është përkufizimi i këtij operacioni si luftë. Kjo është një përkufizim i gabuar. Por në realitet këtu nuk ka ndonjë luftë. Lufta behet ndërmjet dy shteteve kurse këtu Republika e Turqisërealizonnjëoperacion anti-terror kundër grupeve PKK/YPD/YPG.

Atëherë si erdhi puna deri këtu?

Me nisjen eashtuquajtur “Pranverës Arabe”, para 10 vite, filloi edhe një lëvizje ne boten arabe. Së pari Tunizia, pastaj Libia, Egjipti dhe së fundmi Siria. Iraku tashmë ka qenë në konfuzion për një kohë të gjatë. Libia dhe Siria ishin më të përgjakshmet nga të gjitha.

Sidoqoftë, çështja e Sirisë ishte ajo që pushtoi axhendën më të madhe në botë. Me luftën që filloi në Siri, u shfaqen edhe formacione të ndryshme të armatosura kundër regjimit të Asadit.

Pikërisht në atë kohë u shfaq organizata terroriste e ISIS (DAESH), e cila veprimtarin e saj filloi në Irak dhe më pas pati akte terroriste edhe në Siri. Kjo organizatë, e cila pushtoi axhendën botërore, filloi të pushtojë qytete dhe fshatra te shumta me pretendime kinse formimin e “Shtetit Islamik”në veri të Sirisë dhe në një pjesë të Irakut.

Në opinionin publik botëror, kjo organizatë terroriste u përkufizua si shumë e fortë, vrastare, e rrezikshme, etj dhe vendet e mëdha të botës filluan të japin deklarata të vazhdueshme në lidhje me nevojën për të luftuar ISIS (DAESH).

Dhe pikërisht këtu, Shtete e Bashkuara te Amerikës, (ShBA) mori një vendim për te krijuar njëbashkëpunim me degën e organizatës terroriste PKK në Siri e cila quhej PYD dhe krahu i luftës YPG. Arsyeja e këtij bashkëpunimi ishte për te eliminuar organizatën terroriste ISIS (DAESH). 

Turqia doli kundërkësajmarrëveshjeje duke theksuar se për luftimin e DAESH-it nuk ka nevojëpërnjë bashkëpunim te tillë dhe se kjo mund te arrihet shume lehte me një operacion te përbashkët mes SHBA-së dhe Turqisë. Sidoqoftë, çdo herë që SH.B.A. i kundërshtonte këto propozime me arsyetime të ndryshme.

Pasi kaloi koha dhe organizata terroriste ISIS u zhduk, organizata terroriste PYD / YPG filloi të formojë kantone në veri të Sirisë. PKK dhe PYD / YPG administrohen nga e njëjta qendër.

PKK ështënjëorganizatë terroriste me tëcilën Turqia po ballafaqohet me vite te tera. Përveç Turqisë, ShBA, NATO dhe BE këtëorganizatë e njohin si njëorganizatëterroriste. Në një situatë te tille jo vetëm Turqia por asnjë shtet normal nuk e kishte lejuar qe kjo organizatë te vendosej ne afërsi te kufirit te saj.

Secili shtet merr masa kundër elementeve që kërcënojnë atë. Për më tepër, kjo organizatë terroriste nuk është vetëm Turqia, por edhe në integritetin territorial të Sirisë dhe të kërcënojnë popujt indigjene që jetojnë atje.

Sipas raportit të ‘AmnestyInternational’, PYD / YPG po ndryshon demografinë e vendeve të cilat po pushton dhe po dëbon elementët arabë, sirianë, turkmenë dhe elementë të tjerë etnikë.

Me fjalë të tjera, këtu nuk behet fjalepërnjë organizatë te përberë nga “luftëtarët te lirë”, por përnjë organizatë mizore dhe terroriste. Të gjitha agjencitë e pavarura dhe qendrat e mendimit të botës e përshkruajnë këtë në këtë mënyrë.

Një çështje tjetër është çështja ku pretendohet se Turqia mekëtë operacion po lufton kurdët e Sirisë.

Turqia ka bërë gjithmonë një dallim në mes të organizatës terroriste PKK, ose YPG / PYD dhe popullit kurd.

 Për më tepër, PKK/PYD/YPG nuk përfaqëson kurdët.Ata qe shikojnë nga jashtë dhe qe shohin te njollojë këta janë pikërisht ato persona që kanë ide pa dije. Në të vërtetë, deklarata skandaloze e Trump-it është treguesi më i qartë i kësaj.

Në deklaratën e tij Trump, kishte thënë: Unë pyeta një historiania më tha se "Kurdët dhe Turqit kanë luftuar me shekuj".

Kjo deklaratë e presidentit amerikan ështëpër të ardhur keq, ai beri një deklaratë skandaloze. Kjo është saktësisht një nga shembujt më të rëndësishëm qe tregojnë se si një person pretendon te këtë një ide pa dije.

Nëse PKK/YPG do te përfaqësonte ne te vërtet kurdët dhe siç pretendon do te mbronte te drejtat e tyre atëherë pse me qindra-mijëra kurdë qe janë larguar nga vendlindja e tyre e qe janë strehuar ne kampet e Turqisë nuk po largohen nga ky vendepër tu kthyer ne vendlindjen  tyre.

Aktualisht ne Turqi gjenden me qindramijëra kurdë nga Siria shtëpitë te cilëve janë ne Lindje te Eufratit pra ne zonat te kontrolluara nga organizata PKK-YPG.Ata nuk largohen nga kampet pasi qe vetëm ata e dine mizorinë e këtyre organizatave terroriste.

Askush nga ata që sot e ngrenë zërin për të drejtat e kurdëve ose të ashtuquajturve "luftëtarëve të lirisë" nuk kanë ndonjë ndjeshmëri ose kujdes për kurdët. Çështja e vërtetë këtu është interesi i fuqive të mëdha.

Turqia e din se hapi i ardhshëm pas Irakut dhe Sirisë do të jenë tokat e tyre andaj dhe realizonkëto operacione për te mbrojturpavarësinëdhe integritetin territorial të saj.

Qëllimi i këtij operacioni është krijimi i një zone të sigurte ne Veri te Sirisë, konkretisht ne Lindjen e Lumit Eufrat ku do te vendosen refugjatët siriane të strehuar aktualisht ne Turqi ku numri i tyre zyrtar arrin ne 3,5 milion.

Përkëtë Turqia ka bere gati shume projekte se si refugjatet te kthehen ne vendlindjet te tyre ne mënyra me te sigurtadhe për këtë ka ndarënjë buxhet te veçante.

Sepse lufta në Siri me se shumti ka ndikuar në Turqi, Çështja e refugjateve ishte një barre e madhe për kufijtë e Turqisë.

Për rehabilitimin e 3,5 milion refugjatëve Turqia ka harxhuar mbi 30,5 miliard euro nga buxheti i saj kombëtar. BE gjithmonë ka preferuar të shikojë dhe të flasë nga distanca.

Pavarësisht nga të gjitha këto, ata që thonë se operacioni i Turqisë ështënjë ‘luftëkundërkurdëve’ nuk kanë qëllime të mira.

Turqia në veri të Sirisë po lufton grupet terroriste e jo kurdëtdhe kjo po bëhet për shkak se këto organizatat terroriste përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë në Turqi.

Sikurse Shtetet e Bashkuara të Amerikësqë kanë ardhur nga një largësi prej 10 mijë kilometra dhe kanëndërhyrënë Irak dhe Afganistan me arsyetimin se këto grupe terroriste nëkëto vende e krijojnë një kërcënimi ndaj ShBA-së edhe Turqi e cila ka një përkufizim rreth 911 kilometra me Sirinë po realizonkëtë operacion për te siguruar kufijtë e veta dhe me pas për tnë çliruar këto zona nga pushtimi terrorist në mënyrë qe me miliona refugjate te kthehen në vendlindjet e  tyre.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 nëntor 2019

- Save the Children në bashkëpunim me Minstrinë e Arsimit dhe Institutin Pedagogjik organizojnë konferencën ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’ që ka për qëllim të ofrojë mundësi për hartuesit e politikave, ofruesit e shërbimeve, përfaqësuesit nga akademia dhe akterë të tjerë, për t’u informuar dhe ndarë praktikat më të mira mbi rëndësinë e investimeve në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme. (Hotel Sirius, ora 9:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizon tryezën e diskutimit lidhur me dy projekte të mëdha të Ministrisë së Infrastrukturës siç janë, rehabilitimi i rrugës Prishtinë - Pejë dhe Prishtinë - Mitrovicë ku edhe do të bëhet edhe publikimi i hulumtimit mbi arsyet e vonesave në punime në këto dy rrugë, i titulluar “Rrugë pa fund”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Organizata "Voice of Roma, Ashkali and Egyptians" VoRAE organizon Festivalin Multikulturorë i pari i këtij lloji në Kosovë. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e diskutimit me temë “Roli i vendimeve të Gjykatës Supreme në luftën kundër krimit dhe korrupsionit: Një thirrje për disiplinim të gjyqtarëve që marrin vendime të kundërligjshme”. (Qendra e konferencave Orion, ora 10:30)

- Në kuadër të fushatës “Jo drogë tek të rinjtë”, Task Forca Anti Drogë tek të rinjtë dhe siguri në Shkolla do të organizoj pritje për student, ku do të shfaqin prezantimet me njohurit e tyre lidhur me narkotikët, si dhe do të bashkëbisedojnë me Shefin e Task Forcës Anti Drogë. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 11:00) 

- Drejtori i Drejtorisë së Shëndetësisë në Komunën e Prizrenti, Visar Shehu, do të mbajë konferencë për shtyp për ta njoftuar opinionin publik me më të rejat nga fusha e shëndetësisë. (Zyret e Shërbimit Urgjent, rruga Tirana në Prizren, ora 11:00)

- Ambasada e Francës në Kosovë mban konferencë për media në të cilën do të prezantojë edicionin e 19 - të Festivalit të Filmit Frankofon në Kosovë i cili organizohet në bashkëpunim me përfaqësitë diplomatike të Zvicrës, Belgjikës dhe Luksemburgut, Aleancën Franceze, Ministrinë e Punëve të Jashtme, si dhe Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës. (Salla e konferencave në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ora 12:00)

- Teatri i Qytetit te Mitrovicës "Muharrem Qena" shfaq premierën teatrore “Kur treni vonohet”, me autor Osman Goranci dhe me regji të Artan Tmavës. (Qendra e Kulturës “Rexhep Mitrovica”, ora 19:00)