24 Shtator 2018

Turqia dhe Serbia me agjenda të përbashkëta anti-shqiptare

Shkruar nga Valon Jashari

Politika kombëtare shqiptare dhe ajo institucionale e Kosovës, Shqipërisë dhe shqiptarëve në Maqedoni, po ashtu edhe ajo në nivele lokale në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë si dhe në Mal të Zi, po përballet me dy rreziqe të mëdha viteve të fundit, atë të ndikimit sllavo-rus dhe atë të Turqisë.

Këta faktor destabilizues që kanë një bashkëpunim të përkryer në mes vete Ruso-serbo-turke në Ballkan, sidomos në fushat ekonomike, ditë e më shumë po mundohen që në çdo sferë të jetës shqiptare të shtrijnë ndikimin e tyre ekspasioniste. Agjenda e përbashkët sllavo-turke e ka dëshmuar historia qindravjeçare edhe pas asaj otomane anti-shqiptare dhe tani po e dëshmon edhe kjo turke.

Njohja e shtetit të Kosovës nuk do të thotë shtet miqësor pasi që në këtë rast i’u është imponuar më shumë nga rrethant e brendshme pasi që në Turqi sot jetojnë mbi 5 milion shqiptar.

Turqia ndjek një agjendë neo-osmaniste dhe islamiste në rajonin e Ballkanit sidomos në territoret që kanë edhe besimtarë të besimit Islam, si dhe nëpër shtetet europiane duke krijuar >geto< me komunitetin e tyre islamo-turko-arabe. Këtë politikë vetëm sa e ka realizuar me këto geto si në Belgjikë, në Francë, Holandë, Gjermani, Zvicërr, etj.

Këto i arrinë përmes mënyrave të fshehta si Tika, në Xhamia, Medrese, që kanë ndikim te komunitetet e tyre në radikalizim. Pikërisht, nga këto shkolla në Kosovë dolën radikalët islamik që iu bashkuan ISIS-it. Erdogani me ato qindra xhami (rekrutësh) që ka ndërtuar në Kosovë, e ka rekrutuar edhe vetë klerin në rrjetin e tij agjenturor.

Përmes  agjentëve të tyre e lufton laicitetin e shoqërisë shqiptare si dhe atë që më së shumti po luftohet kohëve të fundit, nacionalizmin shqiptar.

Në këtë drejtim shkon deri në ato pika sa edhe aspektet kulturore i lufton që janë shqiptare e që janë të lidhura me nacionalizmin shqiptar si thyerja e përmendoreve, memorialeve të Dëshmorëve që ka ndodhur tani së fundmi në disa vende në trojet shqiptare. Po ashtu edhe shkollat “Mehmet Akif” janë çerdhet e shkombtarizmit, njëjtë  si ato të Erdoganit që financohen.

Agjensitë e Inteligjencës së Serbisë dhe Turqisë bashkëpunojnë në dëm të çështjes shqiptare në rajon, dhe kanë një rrjet agjentësh të shtrirë sidomos në territorin e Kosovës, Maqedonisë dhe Preshevës, Bujanocit e Medvegjës. Këtë rrjet agjenturor e kanë të shtrirë  mes politikanësh dhe klerikësh-hoxhallarësh dhe përmes tyre shtrijnë ndikimin për interesa të Turqisë dhe Serbisë.

Marrja në kontrollë e Aeroportit të Kosovës si dhe rrjetit të Energjisë Elektrike në Kosovë është si rrjedhojë e bashkëpunimit me politikan të korruptuar që të mbajnë nën kontroll veprimet  e tyre për interesat e saja neo-otomaniste në rajon.

 Politika shqiptare duhet të filloj një proçes të deturqizimit të Kosovës, duke filluar nga institucionet shtetrore, shkollat, klerikët, dhe shoqëria që është preh e hynizimit të një Turqie “shpëtimtare” e “mbrojtëse”, për shqiptarët.

Rasti i kidnapimit të Gylenistëve në mes të Kosovës e dëshmon këtë fakt të bashkëveprimit të agjenturës turko-sllave në Kosovë. Incidenti i fundit në Kosovë është shqetësues dhe  është një kërcënim i drejtpërdrejt i sovranitetit të Kosovës dhe  dërgon mesazh negativ para botës për shtetin më të ri në Ballkan.

Njëkohësisht është sfidim i një projekti kombëtaro-ndërkombëtar. Veprimet e fundit të shtetit turk ndaj Kosovës janë veprime të bandave kriminale dhe po mundohen që edhe në rajonin e Ballkanit të bëj trazira siç është tash më e njohur për trazira në lindjen e mesme me disa fraksione që ka përkrahur në shtetin Islamik.

Shtetit turk dhe autokratit Erdogan, duhet treguar se nuk jemi Vilajet i Turqisë, dhe se raca tataro-mongolo-selçuke nuk ka vend në trojet shqiptare, dhe se edhe në lulzimin më të madh kur ishte ajo Perandori famëkeqe, ishim ne shqiptarët që e mposhtëm për rreth dy dekada e gjysmë me Gjergj Kastriotin.

 Turqia nuk duhet të harroj gjenocidin që e kreu së bashku me sllavët ndër shekuj, ndaj popullatës shqiptare, dhe se 5 milionshi i shqiptarëve  brenda Turqisë së sotme është si pasojë e dhunës ndër shekuj. Turqia erdoganiste duhet të bëjë përpjekje sa më të mëdha  për ti mos fryrë zjarrit në raport me shqiptarët, pa harruar ndikimin e atij 5 milionshi shqiptar që mundë t’ia lëvizë themelet shtetit turk në çdo moment.

/Autori është historian, ish-veteran i UÇPMB-së,dhe ish-Kryetar i “Lëvizjes së Lirisë”, Lëvizje që vepron në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, si dhe aktivist për të drejtat e shoqërisë shqiptare/
 

Kalendari

Ngajrjet e datës 24 shtator 2018

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Transmetuesin Publik të Kosovës, shqyrtimi i Projektligjit për Pagat në Sektorin Publik, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së do të publikojë dy raporte që kanë të bëjnë me legjislacionin dygjuhësh dhe respektimin e të drejtave gjuhësore në Policinë e Kosovës, në kuadër të aktiviteteve të shumta për shënimin e Ditës Evropiane të Gjuhëve. (Swiss Diamond Hotel, ora 10:30)

- Grupi për Studime Juridike dhe Politike organizon tryezën e Diskutimit me temë "Monitorimi i Planit Strategjik të KPK-së: Ku po qëndron sistemi prokurorial në luftën kundër korrupsionit dhe krimit ekonomik?". (Hotelin Swiss Diamond, ora 10:30)

- Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit mban ceremonin e ndarjes së certifikatave për të rinj për shkathtësitë e buta. (Salla e konferencave Orion, përballë Kino ABC, ora 10:30)

- Në kuadër të Javës së Sportit Evripian Federate e çiklizimit te Kosovës organizon garën e hapur çiklistike për të gjitha kategoritë dhe grupmoshat nga 20 deri 100 km. (Gjilan, ora 11:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi do të shoqëroj Drejtoreshën e Korpusit të Paqës, Dr. Darlene Grant, gjatë vizitës ku ata do të përcjellin një Vullnetare të Korpusit të Paqës në punë në shkollën e saj në një fshat të Kosovës. (Shkolla fillore “Nëna Tereza”, fshati Vranidoll, ora 11:15)

- Organizata ETEA, në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, do ta organizojë “Ditën e Librit të Ndaluar” me temën “Librat digjen, (por) idetë jo”, si përgjigje ndaj cenzurës, me theks të veçantë te cenzurimi i librave. (Sheshi “Zahir Pajaziti”, ora 12:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban mbledhje me Grupin Parlamentar të LDK-së. (Hotel Sirius, ora 12:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Konfederatës së Zvicrës, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Belgjikës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 13:00)

- Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban mbledhje me kryesinë e LDK-së. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe drejtoresha për Eksport në UniCredit Bank Austria AG Sabina Eder do të nënshkruajnë marrëveshjen për kredi në vlerë prej 5.349 milionë euro për financimin e projektit të trajtimit të ujërave të zeza në Komunën e Podujevës. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 15:00)

- Mbahet diskutim i hapur me shkrimtarin dhe publicistin Veton Surroi mbi temën “Librat digjen, (por) idetë jo” me moderim nga Liridona Sijarina. (Lapidariumi i Muzeut Kombëtar të Kosovës, ora 15:00)

- Anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohen me Robert Gajda, Komisioner për Mbrojtjen nga Diskriminimi në Republikën e Shqipërisë.  (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 302, ora 15:00)

- Organizohet shfaqja e filmit “Fahrenheit 451” në bashkëpunim me “Film n’park”. (Parku i Qytetit të Prishtinës, ora 19:00)