21 Shtator 2019

Trupi im, Jeta ime, Bota ime! - një zë i ri për gjeneratën SZHQ

Shkruar nga Natalia Kanem

Nga komunitetet e tyre në kryeqytetet e tyre, të rinjtë kudo po kërkojnë të drejtat e tyre, siç u pohua 25 vjet më parë në Konferencën Ndërkombëtare mbi Popullsinë dhe Zhvillimin (ICPD) në Kajro. Në dekadat që nga ajo kohë, ne në UNFPA kemi shoqëruar të rinj të panumërt në udhëtimin nga adoleshenca në moshën madhore.

Për të riafirmuar angazhimin tonë për t'i ndihmuar të rinjtë të realizojnë potencialin e tyre të plotë në jetë, ne po prezantojmë sot një strategji të re rinore, Trupi im, Jeta ime, Bota ime!

Ajo i vendos nevojat, aspiratat dhe idealet e tyre në thelb të punës sonë për të mbështetur arritjen e Synimeve të Zhvillimit të Qëndrueshëm – SZHQ dhe axhendës së ICPD deri në vitin 2030.

Strategjia Trupi im, Jeta ime, Bota ime! është e bazuar në ato që kemi mësuar për të rinjtë nga të rinjtë në dekada të programit me dhe për ta.

Bashkëkrijuar me mijëra aktivistë dhe avokatë të të rinjve në mbarë globin, ajo është në përputhje me Rininë 2030, një përpjekje më e gjerë e Kombeve të Bashkuara për të mbrojtur shëndetin dhe të drejtat e të rinjve dhe për të fuqizuar ata që të formojnë të ardhmen e tyre dhe të marrin pjesë në zhvillimin e vendeve të tyre.

Të pajisur me informacionin dhe përgatitjen e duhur, të rinjtë e botës kanë potencialin për të bërë ndryshime pozitive në botë. Ky potencial mund të realizohet vetëm nëse ata janë të shëndetshëm, të arsimuar dhe të kenë kontroll mbi trupin dhe jetën e tyre.

Ne në UNFPA jemi duke punuar së bashku me qeveritë, shoqërinë civile dhe partnerët e zhvillimit dhe, mbi të gjitha, me vetë të rinjtë për tu siguruar që ata kanë njohuri dhe fuqi për të bërë zgjedhje të informuara dhe për të marrë pjesë si qytetarë aktiv.

Në Konferencën Ndërkombëtare të Popullsisë dhe Zhvillimit të vitit 1994, qeveritë ranë dakord të plotësojnë nevojat e veçanta të adoleshentëve dhe të rinjve, veçanërisht grave të reja, për qasje në arsim, shëndetësi, këshillim dhe shërbime të shëndetit riprodhues me cilësi të lartë. Ky premtim u mbajt për disa, por jo për të gjithë.

Këtë nëntor, UNFPA, Danimarka dhe Kenia do të mbledhin Samitin e Nairobit në 25 vjetorin e ICPD, ku krerët e shteteve dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverive do të shfrytëzojnë mundësinë për tu rizotuar që të realizojnë vizionin e ICPD për një botë ku të gjithë, përfshirë të rinjtë, kanë qasje në informacione dhe shërbime për shëndetin seksual dhe riprodhues.

Të rinjtë do të jenë fronti dhe qendra e samitit, duke ndarë shpresat dhe perspektivat e tyre dhe duke kontribuar me idetë e tyre, udhëheqjen e tyre, energjinë dhe krijimtarinë e tyre nën flamurin e Trupi im, Jeta ime, Bota ime!

Në këtë Ditë Ndërkombëtare të Rinisë, unë u bëj thirrje qeverive kudo që të mbajnë premtimet që u bënë grave dhe të rinjve 25 vjet më parë. Bashkohuni me ne në marshimin për në Nairobi! Së bashku, ne më në fund mund të bëjmë të drejtat dhe zgjedhjet një realitet për të gjithë të rinjtë.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 shtator 2019 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti merr pjesë në manifestimin tradicional Kulturor e Shkencor "Ditet e Dom Mikelit", Stubëll të Epërme të Vitisë. (Subëll e Epërme, ora 9:00)

- Fillon Dita e Pastrimit të Botës në Kosovë ku do të marrin pjesë ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, Forca e Sigurisë së Kosovës, Kompania “Pastrimi”, përfaqësues nga Komuna e Prishtinës, figura të rëndësishme diplomatike, studentë e vullnetarë të shumtë. (Stadiumi “Fadil Vokrri”’ në Prishtinë, ora 10:00)

- Me rastin e përvjetorit të Ahmet Krasniqit, kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani bën homazhe te varri i Presidentit Historik Dr. Ibrahim Rugova dhe te varri i ish Ministrit të Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ahmet Krasniqi. (Velani, ora 10:00)

- Vazhdon kampionati ekipor në pingpong. (Shkolla Tefik Qanga në Ferizaj, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi me përkrahje të Departamentit të Shtetit Amerikan - Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit dhe NED-it mban konferencë për media, në të cilën do publikohet raporti: “Krimet e Rënda në Kosovë, ligji VS praktika: Analizë e politikës së ndjekjes dhe dënimeve në rastet e trajtuara në Departamentet e Krimeve të Rënda të Gjykatave Themelore në Republikën e Kosovës, analizë e veçantë e trajtimit të rasteve të veprave penale të terrorizmit”. (Hotel Sirius, ora 10:30)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në komunën e Podujevës. (Podujevë, ora 11:00)

- Mbahet një aksion me moton “Dita e pastrimit të Botës 2019” në Mitrovicë. (Para objektit të komunës së Mitrovicës, ora 11:00)

- OJQ “Sundimi i Demokracisë në Kosovë" organizon aksion pastrimi përreth liqenit “Batllava” në Orllan. (Orllan, ora 11:15)

- Kandidatja e LDK-së për Kryeministre, Dr. Vjosa Osmani shpalosë programin e LDK-së për zhvillimin ekonomik, në Konventën për zhvillim dhe punësim. (Hotel Emerald, ora 12:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti zhvillon një vizitë në Gjilan. (Gjilan, ora 12:00)

- Aksionet e pastrimit mbahet në Komunën e Prizrenit. (Prizren, ora 14:00)

- Promovohet libri monografik “Nexhmije Pagarusha” i cili është një rrëfim origjinal dhe personal i një udhëtimi të mrekullueshëm nëpër jetën dhe krijimtarinë e këngëtares tonë të famshme, bilbilit të këngës shqipe në Kosovë, znj. Nexhmije Pagarusha. (Hotel Swiss Diamond, ora 19:00)

- Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Petrovë të Shtimës. (Fshati Petrovë, ora 19:00)

 - Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti mban tubim në Hajvali të Prishtinës. (Restaurant "Ora", Hajvali, ora 21:00)