25 Prill 2024

Thashemgjinjtë politikë të veshur me petkun e shoqërisë civile

Shkruar nga Bahri Bivolaku


A ka ardhur koha që të ecet me kandil të ndezur për t’u mos përplasur me arrogantët e fjalës së lirë, apo të gjithë t’i fikim kandilet e të përplasemi?

Në shtetet, shoqërit e të cialve aspirojnë demokracisë, bërja e politikës me thashethëme është vërtetë një hap që e kthen prapa. E njohur si spiune Mata Hari, e fashme nuk u bë se kishte një histori të dokumentuar të veprimtarisë a zhvilluar ndonjë aktivitet të spiunazhit ndaj akcilit vend a komb. Ajo u shqua dhe dallua pas ekzekutimit të saj në mënyrë dramatike, por që mëvonë u kuptua se ishte viktimë e presionit të opinionit medial për të treguar se “shoqëria civile” po bënë diçka dhe po zhvillon aktivitet, mbase arsyetuar fondet e marra diku. Kështu po ndodhë sot edhe në Kosovë. Sa herë që të preferuarit politikë të tyre dëshirojnë të faktorizohen, të tillët zgjohen nga gjumi i thellë, nga mosveprimi në kohë e hapësirë dhe gjejnë si adresë etiketimin nga thashethëmet, një parti të caktuar dhe drejtuesit e saj. Fundja, thashethëmet në Kosovë janë bërë modë e veprimit politik dhee etiketimeve. Lëvizja e tillë buron nga një pjesë e shoqërisë civile që fillimisht bëhen opinonistë a publicist, e fundi u dihet, u kthehen padronëve që i kanë paguar.
“Thashethëmet janë arti i të thënit hiç gjë, në atë mënyrë që nuk ke asgjë pa thënë.” – thotë një thënie e e cila tregon se kur përdoret si mjet i politikës, lodhë qytetarin dhe e mbushë me zemërim. Mbase edhe ky mund të jetë synimi në kohën kur hapësira u lejohet për shpifje e etiketime. Dikush nga këta thashemgjinjë po botom libra dhe reklamat për to ne jemi të detyruar t’i ndjekim së paku pesë herë brenda ditës.


Etiketon ky lloj publicisti i dështuar në politikë, personalitete me lloj-lloj epitetesh si gorilla, të pashkollë, gjarpërinjë etj; fare lirshëm, pasiqë përgjegjegjësia për fjalën publike në vendin tonë është minimale. Sikur të kishim prokurorë të përgjegjshëm, me siguri se të tillët nuk do të shpërndanin thashethëme në opinion. Se pse ai i reklamon së paku pesë herë në ditë në kohë më të frekuentuar televizive, mbase dihet. Gënjeshtra e përsëritur qindra herë shndërrohet në të vërtetë të pjesshme e pastaj zhvillohet. Thonë që në SHBA jeta pa rregulla dhe respektim të tyre në përpikëmëri, sot do t’i ngjasonte kohës së kaubojëve e jo një jete në demokraci. Mendoj që ka ardhur koha që edhe në shoqërinë tonë të zgjohen prokurorët nga gjumi i thellë që i ka zënë dhe respektojnë rregullat, e veçanërisht ato që rregullojnë sferën e shoqërisë civile dhe kodin e mirësjelljes së subjekteve politike. Konsideroj se edhe Gjykata Speciale është produkt i thashethemeve të ngritura për të kaluarën, po aq sa edhe i klithmave traumatizuese të së tashmes të po këtij lloji të veprimit politik.

Kriminalizimi i fjalës së lirë


Një filozof pyetë Homerin. “Ju jeni i verbër, pse ikni natën me fener?” Ai ia kthen: “Për t’u mos u përplasur me mua ata që ecin pa të.” Është kjo anekdotë e lexuar, e cila mendoj se më së mirë përshkruan përdorimin e gjuhës nga ca pjesëtarë të shoqërisë civile e politikanë në vendin tonë. A ka ardhur koha që të ecet me kandil të ndezur për t’u mos përplasur me arrogantët e fjalës së lirë, apo të gjithë t’i fikim kandilat e të përplasemi?
Dikush në Kosovë si duket tolerancë e ofruar e kuptoi për dobësi, e jo kulturë demokratike, duke rritur kështu dozën e thashethemeve, etiketimeve e demonizimeve dhe harruar se edhe të tjerët mund t’i fikin kandilat për t’u përplasur, nëpërmes mënyrës së njejtë.

Porosia e bacës Adem

Diku në mesin e viteve të 90’-ta, bashkë me bacin (Adem Demaçi) dhe të ndjerin Osman Dumoshi, udhëtonim drejtë qytetit tim për të zhvilluar një aktivitet politik dhe mobilizuar masën për ditët që vinin. Në veturë bisedonim për politikën dhe unë si më i ri në moshë që isha, insistoja që më fuqishëm të kritikohej pacifizmi i tepruar i filozofisë rugoviane dhe në një moment gjatë komunikacionit, mu deshtë që të hapë sinjalin e tejkalimit të një veture, ku edhe ndërhyri baci Adem, në kohën kur dy veturat shkonin paralel.  Bac, më tha, hape dritaren dhe shaje vozitësin se pse vetura nuk po i ecë më shpejtë. Unë ia ktheva: “Pse ta shajë?” Ai mu drejtua: “Edhe politika jonë është sikur ky pozicioni jonë në komunikacion. Nëse ti e shan e ai ta kthen nga dritarja, do të vazhdoni të fyheni gjersa të vjen një mjet më i madh komunikacioni e t’ju përplasë të dyve. Nëse e ke veturën më të mirë dhe dëshiron më shpejtë të arrish në cak, vozitë e mos shajë.” Konsideroj se në këtë gjendje të ecjes së dy veturave paralel kemi ardhur edhe në politikë dhe kemi hapur dritaret e po shahemi për fat të keq.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)