23 Tetor 2019

Tekstet e reja shkollore

Letër e hapur Ministrit në detyrë të MASHT-it

Shkruar nga Prof.Dr. Naim Syla

Me datë 05 shtator në emisionin e lajmeve qendrore të orës 20:00 të TV Klan Kosovës, u prezantua një material për tekstet e reja shkollore. Prezantimi u dominua nga informacione jo të mira për kualitetin e teksteve.

Një pohim i tillë tashmë është i ditur dhe i njohur po thuaj se për të gjithë  mësimdhënësit, nxënësit dhe prindërit.

Për  një rreth më të ngushtë përfundimi ishte i ditur që më parë, gjykuar në krejt procesin, i cili fillim e mbarim ishte me shkelje të mëdha.

Për këtë u raportua në programet tona televizive dhe  u shkrua në të përditshmet. Por, ajo që më bëri përshtypje atë natë ishte arsyetimi i ministritë në televizion.

Me gjakftohtësi arsyeton se ky është një pilotim i teksteve mësimore, prandaj nëse ka lëshime do të eliminohen vitin tjetër.

Sinqerisht nuk kam mundur ta kuptoj gjakftohtësinë  dhe arsyetimin e tij. Unë me sa kuptoj pilotim do të thotë provë, eksperiment.

Që i bie nëse është mirë vazhdojmë, e nëse nuk është i ndryshojmë kushtet, në rastin tonë librat. E para, ju ministër duhet ta dini se nuk është mirë tërë sistemi arsimor të pilotohet.

Ma thoni vetëm një shembull paraprak që është pilotuar i tërë sistemi. Ose, krejt në bazë të ligjit pse nuk ju dhatë mundësinë të gjithë atyre që kaluan pragun e standardit të futen në pilotim? E dyta, kush do t’i bëjë ndryshimet vitin tjetër?

Besoj se e dini se tek ne nuk ka  vazhdimësi të udhëheqjes, ose ndodhë rrallë herë. Nuk është mirë të propozoni zgjidhje për vitin tjetër, edhe më saktë të i tregoni atij që vjen se çfarë duhet bërë për të mbuluar turpin e këtij procesi.

Po e them kështu sepse po dua të besoj  se më në fund në krye të MASHT-it mund të vij një njëri i duhur ose pak më i qëlluar se ju.

Në çdo deklaratë tuajën për tekstet shkollore, ju arsyetoheni se me konkursin dhe ligjin jeni mirë. Nuk është ashtu ministër. Vetëm një shembull po ju sjelli, të cilin besoj se të gjithë të interesuarit do ta kuptojnë.

Për tekste shkollore kishte konkurs publik të shpallur në web faqen e MASHT-it. Pika II.6 e konkursit thotë: Dorëshkrimet duhet të përmbajnë referenca për të dhënat dhe burimet e informacionit që përmban teksti. 

Kërkesa e konkursit është mjaft e qartë, nuk thotë mundet ose është mirë, por prerazi e thotë duhet. Se a është respektuar kjo pikë, e për mua i bie se a është respektuar konkursi ju dhe të gjithë të tjerët mund ta vërtetoni.

Për mosrespektim të konkursit keni obligim të ndërmerrni masa, duke filluar nga vartësit e tu e deri tek recensentët.

Tek e fundit përgjegjësin për shkelje e keni premtuar çdo herë. Në të kundërtën cila është logjika e konkursit, kozmetikë ligjore ose, çka tjetër?!

Këtë kriter të konkursit mund ta vërtetojnë  për të gjitha tekstet mësimore edhe lexuesit e tjerë.

 Ndërsa, sa i përket kualitetit të teksteve mësimore do të ishte mirë të hapet debat në nivele profesionale, edhe për këtë është dashur ju ta mendonit mirë. 

Përfundimisht, çfarëdo që ndodhë dhe kudo që shkoni mbajeni mend se fatura e mossuksesit për tekstet shkollore përjetësisht ju takon juve.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 23 tetor 2019 - Koordinatori Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport në Qeverinë e Republikës së Kosovës, Rexhep Hoti, do të vizitojë Shkollën Fillore të Mesme të Ulët "Eqrem Qabej" në Mitrovicë, ku do të takoj drejtoreshën e kësaj shkolle, Remzije Alidemaj, për të parë procesin e zhvillimit të Garës Nacionale në Sport dhe Kreativitet Kulturor e Mendim Kritik. (Objekti i shkollës, ora 9:50)

- Mbahet mbledhja e rregullt e Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Mitrovicës. (Salla e mediave të Komunës së Mitrovicës, ora 10:00)

- Mbahet dita e parë e panairit ndërkombëtar të Agrobiznesit dhe Ushqimit AGROKOS. (Salla 1 Tetori, ora 10:00)

- Klubi i Prodhuesve të Kosovës dhe SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosova organizon ceremoninë inauguruese të Punëtorisë “Made in Kosova”. (SOS Fshatrat e Fëmijëve në Prishtinë, Rr. 1 Tetori p.n, Velani, ora 11:00)

- Organizatat joqeveritare Community Building Mitrovica, Mundësia, 7 Arte, Civil Development Organisation, Iniciativa Qytetare Skenderaj organizojnë konferencën e përbashkët të në të cilën do të prezantohet Raporti i monitorimit të aktivitetit të prokurimit: Qendra e riciklimit industrial për mbeturinat paraprakisht të klasifikar ose të përziera.  (Community Building Mitrovica, pas ëmbëltorës “Ballkan, ora 11:00)

- Lansohet platforma digjitale në rajon me koncept të "ekonomisë së përbashkët" e cila ju mundëson individëve të përfitojnë nga mjetet e tyre motorike duke i lëshuar ato me qira, si dhe personave të interesuar të marrin makina motorike me qira me cmime më të arsyeshme se nga format trandicionale të makinave me qira. (Objekti i Inovation Center of Kosova, ora 11:00)

- Bëhët promovimi i librit "Me Mall dhe Lot nga Stambolli" të autorit Hamdi Thaqi dhe Nazife Prebreza- Thaqi, që flitet për shpërnguljen e familjes Prebreza nga Toplica. (Biblioteka Kombëtare, ora 12:00)

- Agjencia Kosovare e Privatizimit mban ceremoninë e hapjes së ofertave të shitjeve përmes Likuidimit nr.51. (Hoteli Grand, ora 12:30)

- Takohen dy grupet punuese të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës. (Selia e LDK-së, “Qafa”, ora 15:00)

- Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës me në ceremoni solemne shënon vitin e 10-të Jubilar Gjyqësor. (Hotel Emerald, ora 17:00)