19 Mars 2024

Teatri Kombëtar në Tiranë dhe identitet urban e historik

Shkruar nga Ylber Vokshi-Ylli

Shumë herë kamë tentuar të jam indiferent në ndodhitë hapësinore dhe urbane në territoret tona në Shqipëri dhe Kosovë, por në disa raste është e pa mundur pasi ka tendenca ekstrem të rrezikshme, të iniciuara nga disa grupe interesi të përkrahura nga politikë-bërësit që janë në pushtet.

Ata të verbëruar nga përfitimet materiale nuk respektojnë as rregullat elementare njerëzore, e për normat dhe standardet urbanistike, as që i vlerësojnë, si veprohet në tërë bota e civilizuar, në mbrojtjen dhe kultivimin e identitetit urban dhe historik, shumë të rëndësishëm për ne shqiptarët.

I tillë është edhe rasti me polemikat që janë duke u zhvilluar në mes të komunitetit artistik të Tiranës dhe Ministres së Kulturës, gjegjësish Qeverisë Shqiptare lidhur me funksionimin e Teatri Kombëtar në Tiranë, ku ndër të tjera parashihet edhe dislokimi i kësaj trupe profesionale në një lokacion tjetër (Turbina), deri sa të rrënohet dhe të ndërtohet godina e re bashkëkohore e Teatrit.

Në shikim të parë asgjë të keqe nuk duket se ka në këtë tendencë, por problemi është shumë ma i ndërlikuar dhe duhet gjithsesi ndaluar këtëiniciativë, për të mirën e të gjithë neve që jetojmë dhe veprojmë në këto hapësira.

Deklaratën e tillë të Ministres Kumbaro e konfirmon edhe Kryeministri Rama, i cili me deklaratat skandaloze luan rrolin e shpëtimtarit të jetës teatrore në Tiranë, duke propozuar për të shembur godinën ku teatri kombëtar zhvillon aktivitetet artistike që nga viti 1945.

Për te fare nuk ka rëndësi se ky objekt për këto 73 vite ka krijuar identitetin urbanistik dhe historik dhe si i tillë nuk guxon të shembët apo të zhduket nga memoria historike, nga rrënjët e të kulturës ma të freskët që ka kultivuar populli Shqiptar me shekuj.

Kjo është qasje tërësisht e gabuar e z.Rama, aq ma shumë kur ky i përket botës artistike dhe duhet të dinë se çka është identiteti urban dhe historik, i cili ma së miri dokumentohet me objekte arkitektonike të cila të gjitha shoqëritë e civilizuara i ruajnë si”sytë e ballit”, për të argumentuar ekzistencën tonë për gjeneratat e ardhshme.

Më duhet të citoi një njohës të mirë të kësaj problematike serioze: “kjo mënyrë e veprimeve në të njëjtën kohë shkatërron edhe trashëgimin e qytetit, e cila rrënjësisht ndikon në identitetin e qytetit pasi gjeneratat e reja as që e dinë se nga i kanë rrënjët nga kanë ardhur”.

Ne mu këto vlera po propozojmë ti rrënojmë, ashtu si janë zhdukur shumë objekte historike, si ishte rasti ma i freskët i rrënimit të stadiumit kombëtar “Qemajl Stafa” cili ishte nën mbrojtjen e shtetit, por për z.Rama ky fakt nuk ishte i rëndësishëm, e ky veprim në një shtet serioz do të duhej të kualifikohej si vepër penale.

    Në cilat ujëra të turbullta janë ka na qojnë këta individ ? a pak ishin ato shekujt sundimi, kur të huajt me të gjitha mjetet e luftuan identitetin tonë, ekzistencën dhe frymimin tonë në këto territore, duke ushtruar terror shtetëror me shembjen dhe përvetësimin e objekteve të ndryshme domethënëse, me zhbërjen apo zhdukjen e varrezave familjare, me mos trashëgimin e mbiemrave dhe njëherit zhbërjen e trungut familjar, e shumë metoda tjera perfide me të vetmin qellim, me e zhdukur identitetin historik dhe urban të popullit Shqiptarë në këto hapësira.

E sot në dekadën e dytë të shekullit 21 të kemi këso tendencash të hapura nga individ dhe grupe interesi, me e zhdukur të kaluarën tonë nuk guxon ti lejohet askujt që për interesa të ndryshme të veprojnë kështu, së fundit kjo çështje sanksionohet edhe me Kushtetutën e shtetit Shqiptar, të cilën jemi të obliguar ta respektojmë.

Tiranë si kryeqytet i shtetit pa dyshim i duhet një teatër i ri kombëtar i cili do ti plotësoi kërkesat e një kryeqyteti mbi gjashtëqind mijë banorësh, kurse ekonomia e tregu dhe lëvizjet e reja kulturore imponojnë krijimin e teatrove tjera alternative si ato private, eksperimentale etj.

Nëse do të ishte respektuar zhvillimi POLICENTRIK urban i Tiranës, atëherë lokacionet e të gjitha këtyre objekteve teatrore do të ishin shpërndarë në kryeqytet, për tu mbuluar në mënyrë të barabartë kjo veprimtari, ushqim shpirtëror i kulturës tonë.

Për fat të keq Tirana zhvillim policentrit urban nuk ka ende, për atë të gjitha përmbajtjet urbane dëshirohet të vendosen në qendër, këtë duhet kuptuar se është e pa mundur, edhe se leverdia materiale është ma joshëse, e ky është edhe interesi primar i disave që po janë në pushtet , duke anashkaluar interesat primare të shoqërisë dhe shtetit.

Pas hulumtimeve dhe analizave profesionale si dhe diskutimeve gjithëpërfshirëse objekti i teatrit kombëtar, pas renovimit do të mund të shëndrohej në “Muze kombëtar të teatrit”, ku do të prezantohej historiku teatrove tona nga antikiteti, në qendrat ilire si Apoloni, Butrint, Bylis (Hekal), Sofratikë (pranë Gjirokastrës), Dyrahu (Durrësi etj. deri në ditët sotme, me teatrot e shumta që veprojnë në Shqipëri.

 Kjo është një pasuri e rrallë kulturore me të cilën duhemi të mburremi dhe ta kultivojmë edhe në të ardhmen.

Ndoshta kjo është koincidencë, por një tendencë të ngjashme ka pasur edhe në Kosovë. Para disa vite biznesmeni kosovar Behxhet Pacolli e proklamoi idenë për ta “ndihmuar” shtetin tonë me ndërtimin e një teatri të ri mu në vendin ku edhe sot gjendet Teatri kombëtar i Kosovës.

Laikët pa hizetim me naivitet përkrahën këtë ide joshëse, deri sa u bë publikë projekti që parashihte ndërtimin e teatrit në kuadër të një rrokaqielli shumëkatësh (kulle), i cili parashihej të ndërtohej në lokacionin ku gjendet teatri aktual e për këtë duhej rrënuar (shembur) teatrin ekzistues.

Për çudi nuk kishte reagime publike së paku të komunitetit artistik. Kisha një reagim të ashpër publik se si po tentohet të zhduket identiteti urban dhe historik i Prishtinës.

Nuk jam në dijeni përse nuk u realizua ky projekt, por me siguri kishte mos pajtime biznesore, se sa për identitet urban apo historik askush nuk brengoset edhe sot në Kosovë.

Përndryshe nuk do të lejohej që ikona e hoteljerisë prishtinase hotel “ILIRIA” të zhduket nga faqja e dheut, kur u rindërtua hoteli “Swiss Diamond” i Pacollit.

Apeloi te të gjithë kokat e kthjellëta intelektuale shqiptare të reagojnë në këto veprime për të mirën e të gjithë neve dhe gjeneratave të ardhme.

Komuniteti artistik i Tiranës së bashku me intelektualët e pavarur, posaçërisht arkitektët dhe urbanistët e kryeqytetit, që me forcën e argumenteve profesionale të iu kundërvihen këtyre tendencave shumë të rrezikshme të pushtetarëve aktual.

Askush nuk ka të drejtë të veproj kështu si po vepron klasa aktuale politike në Shqipëri, me zhdukjen e shumë objekteve të rëndësishme historike, njëherit neglizhimin e identitetit urban dhe historik në Shqipëri dhe Kosovë.
 
/Autori është ish-Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës/


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)