16 Tetor 2019

Të votojmë lidershipin e përmasave të Anton Qetës e Kukruk Prishtinës

Shkruar nga Fidan Mustafa

Republika e Kosovës dhe qytetari i saj, ka nevojën për një lidership të përmasave të Anton Qetes e Kokruk Prishtinës. Një elitë politike që bashkon, unifikon, thërret në pika të përbashkëta për vendin. Largon pengesat, lehtëson diferencimet dhe ofron alternativë për çdo problem.

Zgjedhjet e parakohshme në Kosovë, shënojnë organizimin më kritik që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës. Vendi mbetet i ekspozuar nga diplomacia jo propercionale ndërmjet Kosovës e Serbisë në rrafshin ndërkombëtar. Ç’njohja nga shtetet të cilat dikur njohën pavarësinë e Kosovës tashmë janë kthyer në makth të shprishjes së sovranitetit shtetëror në rrafshin ndërkombëtar. Anën tjetër izolimi ndërkombëtar i Kosovës edhe nga shtetet që dikur njohën pavarësinë e saj vazhdojnë akoma. E krejt kjo si rrjedhojë e mos unifikimit të skenës politike në vend si dhe mosqartësimit politik drejt të ardhmes së vendit në realitetin e ri ndërkombëtar.  

Një pjesë e madhe e lidershipit politik gjatë dekadës së fundit, fatkeqësisht, ofroj në shumtën e rasteve përçarjet politike, sharjet, fyerjeve, sulmet ndaj njëri - tjetrit, të cilat tashmë janë kthyer në "kulturë" institucionale para qytetarëve dhe miqve tanë ndërkombëtar. Korrupsioni, nepotizmi, shantazhet, bojkoti dhe dështimi i drejtësisë në vend, po rezulton çdo ditë me fatalitet ndaj popullit të Kosovës.

Shumë nga qytetarët në vend të cilët përballën me konteste pronësore dhe vonesa të vendimmarrjes nga organet e drejtësisë, ligjin dhe zgjidhjen e problemeve e kanë marrë vetë në duar qytetarët duke gjetur alternativa sipas traditës e kanunit. Mos sundimi i ligjit mbetet sfidë alarmante në vend. Bazuar në entin e statistikave në vend (2008-2018), që nga shpallja e pavarësisë së Kosovës, mbi 600 qytetar janë vrarë me armë zjarri, shifra të cilat flasin për marrjen e ligjit në duart e veta nga qytetarët duke mos i besuar organeve të drejtësisë.

Problemet sociale në vend akoma dominojnë qytetarin kosovar. Mungesa e kushteve elementare për punë, standardi i ulët jetësor, mungesa e sigurimeve shëndetësore, mungesa e sigurisë ushqimore dhe arsimore, në dekadën e fundit ka rezultuar me largimet e të rinjve, kuadrove profesional dhe atyre intelektual. Bazuar në entin e statistikave në Kosovë, çdo vit mesatarisht 5.000 - 8.000 qytetar heqin dorë nga shtetësia e Kosovës. Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme, vetëm për pesë vite, 32.000 qytetarë nga Kosova kanë hequr dorë nga shtetësia e tyre.

Problemet ekonomike në Kosovë, vazhdojnë të përcjellin diferencat e eksportit dhe importit në raportin 1/9 në dëm të Kosovës. Sipas doganës në vend për vitin 2019, deficiti tregtar u rrit me 4% në krahasim me vitin paraprak (2018). Në vitin 2018, Kosova eksportoj jashtë vendit rreth 110 milion euro, ndërsa importoj rreth 1.5 miliard euro, duke rezultuar me një bilanc negativ tregtar prej 1.4 miliard euro.

Duke pasur parasysh sfidat e vendit, problemet dhe hallet e qytetarëve zgjidhja dhe alternativa afatgjate për vendin, nuk mund të arrihet përmes figurave politike të cilët kanë prodhuar lisën serbe në institucionet e vendit. Zgjidhje nuk mund të ofrojnë ata të cilët përmes decentralizimit më 2009, minoritetit serb i ofruan 32% të territorit nën menaxhim. Zgjidhje nuk mund të ofrojnë as ata të cilët nuk njohën e nuk njohin gjithashtu shtetësinë e Kosovës dhe sovranitetin e saj. Nuk mund të ishte alternativë një lidership i cili për gjithë karrierën e tyre politike kanë futur përçarje ndërmjet qytetarëve dhe figurave politike për kauza të rrejshme dhe agjenda të ngushta partiake.

Republika e Kosovës dhe qytetari i saj, ka nevojën për një lidership të përmasave të Anton Qetes e Kokruk Prishtinës. Një elitë politike që bashkon, unifikon, thërret në pika të përbashkëta për vendin. Largon pengesat, lehtëson diferencimet dhe ofron alternativ për çdo problem.

Populli i Kosovës gjithnjë në momentet më të ndjeshme politike ka ofruar alternativa politike dhe unifikim kombëtar karshi interesave dhe të ardhmes së vendit. Vota në këto zgjedhje nuk përcakton partinë politike apo emrat e përveçëm. Vota në këto zgjedhje përcakton fatin dhe të ardhmen e Kosovës.

Të nderuar qytetar të vendit, të kujtojmë mobilizimin mbarë shqiptar të viteve 1989-1999. Pajtim, falje, unifikim, vëllazërim për kauzën tonë të përbashkët, Lirinë e Kosovës, janë thjeshtë jeta jonë. Lidershipi i ardhshëm duhet të posedoj këto vlera.

Le të votojmë një lidership i cili asnjëherë nuk përqeshi, nuk nënçmoj, nuk ofendoj, nuk shantazhoj, nuk tradhtoj, nuk sulmoj, përkundrazi, pavarësisht vijave partiake, thirren në unitet për shtetin, thirren për bashkim ndaj interesave të vendit, thirren për maturi politike, sepse mbi gjitha jemi vëllezër shqiptar të gjithë. Jemi bijtë e bijat e këtij vendi pa cilët Kosova dhe hapësira e saj gjeografike nuk kanë më kuptim. Andaj të votojmë lidershipin e përmasave të Anton Qetes e Kukruk Prishtinës. Bashkohuni e mos u përçani.

Zoti e ruajt popullin tonë liridashës!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 16 tetor 2019

- Fillon procesi i numërimit të votave përmes postës. (Qendra e Numërimit dhe Rezultateve,  ora 10:00)

- Instituti Kërkimor për Çështje Evropiane dhe të Zhvillimit bën prezantimin e studimeve të radhës brenda serisë së studimeve rreth fazes finale të dialogut Kosovë-Serbi. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Ministria e Tregtisë dhe Industrisë shënon Ditën Botërore të Standardeve. (Hotel Emerald, ora 10:30)

- Green Art Center organizon aktivitet në komunën e Vushtrrisë i cili synon të sensibilizojë qytetarët dhe të ndikojë në edukimin e brezave të rinj për rëndësinë e mbrojtjes së mjedisit”. (Sheshin e qytetit “Hasan Prishtina” në Vushtrri, ora 12:00)

- Në kuadër të promovimit të romanit “Elefantët në kopsht” të autores Kureyshi Qendra Multimedia organizon bisedën e hapur të autores zvicerane Meral Kureyshi me gazetarin Enver Robelli. (Qendra Multimedia, rr. 'Idriz Gjilani' në Prishtinë, ora 19:00)