19 Nëntor 2019

Të varfërit fituan kundër oligarkisë në Kosovë

 Shkruar nga Ali Hertica

Në programin e shkencave politike thuhet se është e rëndësishme të shpjegohet se si mund të shkatërrohen llojet e ndryshme të legjislacioneve dhe si mund të ruhet secila prej tyre.

Në trajtimin e këtyre dy temave,  Aristoteli na i kujton pikëpamjet mbi drejtësinë,  që janë tema e formave të ndryshme të qeverisjes,  veçanërisht demokracisë dhe oligarkisë.

Demkracia vjen nga mendimi se ato që janë njësoj në një aspekt,  janë absulutisht të barabartë, përderisa kanë lindur të lirë.

Në të njëjtën mënyrë ,  oligarkia vjen nga mendimi se ata që nuk janë njësoj në një aspekt,  janë të pabarabartë në të gjitha aspektet e tjera.

Asnjë nga këto parime nuk është absolute, sespe drejtësia absolute është kur secili merr në raport me atë që ka dhënë.

Ndihëmesa , mençuria dhe cilësia morale hyjnë gjithashtu në këtë kontekst, andaj a i kemi ne të gjitha këto parime stabile për të udhëhequr shtetin me këtë qeveri që ka Kosova.

Kur një grup shikon se legjislacioni ose politika që udhëheq këtë ligjeslacion, kjo është e përshtatëshme, atëherë ku duhet hapur rrugë për ndryshime, të një mundësie që ligjeslacioni të zëvendësohet me një legjislacion të një lloji tjetër.

Një demokraci e re mund të zëvendësohet me oligarki, mundësia tjetër është ndryshimi i legjislacioni, për tu bërë më shumë ose më pak demokrtike, ose ndryshon një pjesë të tij.Këtë mundësi e ka edhe Kosova, duke zëvendësuar njerëzit që janë në pushtet, pa ndryshuar legjislacionin.

Në themel të ndryshimeve të legjislacionit thuhet se gjendet, , pasioni për barazi’’si barazi numerike, që është parimi i demokratëve, ashtu dhe barazia e përpjesëtueshme që është e oligarkëve.

Të varfërit mund të revoltohen kundër oligarkisë, sespe nuk kanë të njëjtat të drejta si të pasurit dhe të pasurit mund të revoltohen kundër demokracisë që japin në arkën e shtetit siq është në Kosovë tek firmat e mëdha që paguajnë tatimin shtetit.

Ata që, në shumë raste kanë shkaqe më shumë se të tjerët për të kërkuar ndryshime të legjislacionit, janë ata që për shkak të cilësive të tyre se pikërisht janë këta më pak të prirur se të tjerët për t’u revoltuar.

Në analizat e ndryshme të bëra në Kosovë se ndryshimet në ligjeslacion dhe përmbysjeve rrënjësore del si e pafundme.

Në oligarki njerëzit nuk janë të interesuar të jenë në pushtet, megjithatë ata kundërveprojnë energjikisht, në qoftë se dyshojnë se pushtetarët pasurohen në funksionet e tyre siç është në Kosovë me pushtetarët tanë që kanë pasuri marramendëse, nëpërmjet së drejtës së votës së qytetarëve,  lidhur me këto shkaqe të përmbysjeve dhe kushteve për stabilitet, ku për këtë,  demokracia duhet ruajtur këtë vlerë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 nëntor 2019 - Banka Qendrore e Republikës së Kosovës organizon konferencën ndërkombëtare të nivelit të lartë me titull: “Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik-rruga zhvillimore”, që do të mbahet në kuadër të shënimit të 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hotel Swiss Diamond, ora 8:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, merr pjesë në shënimin e 20 vjetorit të themelimit të BQK-së. (Hoteli Swiss Diamond, ora 9:00)

- Punëtorët teknik të qendrës studentore, punëtorët teknik të disa shkollave që menaxhohen nga komuna e Prishtinës, punëtorë teknik të Universitetit të Prishtinës, punëtorë të sigurimit fizik të UP-së dhe QMF-ve, punëtorët teknik të disa shkollave në Gjilan do të ndalin punën e tyre në shenjë pakënaqësie për pagën e tyre të ulët. (Protesta mbahet ne vendete e tyre te punës, ora 10:00)

- Komuna e Rahovecit mban mbledhjen e njëmbëdhjetë e rregullt e Komiteti për Politik dhe Financa. (Objekti i Komunës së Rahovecit, ora 10:00)

- Zyra e BE-së në bashkëpunim me Këshillin Gjyqësor të Kosovës do të organizojë një vizitë në Gjykatën Themelore në Prishtinë në të cilën do të diskutojë për zhvillimet dhe arritjet në operacionalizimin dhe digjitalizimin e bazës kombëtare të të dhënave të evidencës penale, e zbatuar nga Sistemi qendror kombëtar i evidencës penale. (Gjykata Themelore e Prishtinës, ora 10:15)

- Mbahet ceremonia e ndërrimit të komandës në mes të Komandantit në largim të KFOR-it, gjeneralmajor Lorenzo D’addario dhe Komandantit në ardhje të KFOR-it, gjeneralmajor Michele Risi. (Kampi i Shtabit të Përgjithshëm të KFOR-it Film City, ora 10:30 - mediet duhet të arrijnë tek Porta kryesore e Kampit Film City jo më vonë se ora 9:30)

- Presidenti Thaçi dhe Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, merr pjesë në ceremoninë e ndërrimit të Komandës së KFOR-it. (Film City, ora 10:25)

- Guvernatori i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës, Fehmi Mehmeti dhe Zëvendësdrejtori i Fondi Monetar Ndërkombëtar, Tao Zhang mbajnë konferencë për media. (Swis Diamand Hotel, ora 10:45)

- Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të mbajë aktivitet me fëmijët në kuadër të shënimit te 30 vjetorit të Konventës për të Drejtat e Fëmijës. (Sheshin “Zahir Pajaziti”, ora 14:00)

- Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, pret në takim ministrin e Mbrojtjes të Italisë, Lorenzo Guerini. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 14:00)

- Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ organizon publikimin e analizës së Legjislacionit të Kosovës lidhur me Filantropinë dhe OJQ-të, me autor Qerkin Berisha. (Zyret e FIQ, Resource Center në Pejton, ora 14:00)

- Ambasadorja e Francës, Marie-Christine organizon pritje ku do të dekorojë znj.Blerta Zeqiri, ''Kalorëse në Urdhrin e Artit dhe Letërsisë''. (Rezidenca e Francës, ora 18:30)

- HANDIKOS organizon ceremoninë e hapjes së  ekspozitës me fotografi  “EmbraceMe-Kosovo”, me portrete nga jeta e nëntë personave nga Kosova, të punuara nga fotografja holandeze Karin Brongers. (Shtëpia e Evropës, ora 19:00)