28 Mars 2024

Tash e ka radhën Ali Rexha

Shkruar nga Vetëvendosja

Në seancën e gjashtë të gjykimit të EULEX-it kundër Albin Kurtit, dha dorëheqje avokati mbrojtës i caktuar ex officio nga EULEX-i, Avni Gjakova. Në seancën e kaluar Avni Gjakova i bëri një kërkesë Panelit gjykues të EULEX-it, që përbëja e këtij trupi të ishte e gjitha shqiptare. Kryesuesi i Panelit, Ferdinando Buatier de Mongeot, ia kishte përcjellur kërkesën e tij Presidencës së Gjyqtarëve të EULEX-it.

 

Në përgjigjen qëkishte kthyer kjo presidencë, kishte specifikuar se kjo është e pamundur sipas ligjit ekzistues, me ç’rast u theksua se përbërja e panelit duhet t’i kishte shumicën e përbërjes ndërkombëtare, sepse rasti i Albinit është definuar si i ndjeshjëm dhe i ndërlikuar. Përveç kësaj, de Mongeot tha se kishin bërë përpjekje edhe më herët për rekuritimin e gjyqtarëve shqiptarë, por se kinse paska qenë e vështirë për gjetjen e tyre. 

Pas kësaj, fjalën e mori Avni Gjakova i cili bëri të ditur se meqë kërkesa e tij nuk ishte realizuar, ai nuk do të mund të ishte pjesë e këtij procesi gjyqësor i cili e pamundëson drejtësinë dhe paanshmërinë. Gjithsesi, Avni Gjakova nuk e tha në mënyrë eksplicite nëse dha dorëheqje përfundimtare dhe të parevokushme si avokat mbrojtës i Albin Kurtit në këtë gjyq politik. 

I gjendur përpara kësaj situate të re të krijuar, Paneli Gjyqësor i EULEX-it u tërhoq për më shumë se një orë për ta shqyrtuar mospajtimin e Avni Gjakovës me Panlin e EULEX-it dhe përgjigjen e dhënë nga Presidenca e Gjyqtarëve të EULEX-it. Po ashtu kryesuesi de mongeot tha se do të presin nëse gjatë kësaj kohe policia do të arrinte ta arrestonte Albin Kurtin si dhe ta sillte atë në gjykim. Pasi u kthyen në pjesën e dytë të seancës, de Mongeot komunikoi vendimet e Panleit. Këto vendime ishin: caktimi i një tjetër avokati mbrojtës; fletarrestin e ri për kapjen e Albin Kurtit; si dhe shtyrjen e seancës për nesër në orën 09:30. 

Në pjesën e dytë të seancës nuk mori fare pjesë Avni Gjakova. Paneli vendosi që të mos e pranonte dorëheqjen implicite të Gjakovës, por njëkohësisht caktoi për avokat të ri mbrojtës, kryetarin e Odës së Avokatëve tëKosovës, Musa Dragushën. Vetë Musa Dragusha më herët ka mbajtur konferencë shtypi në të cilën Oda e Avokatëve të Kosovës pat dalur kundër trysnisë së EULEX-it mbi avokatin e parë mbrojtës të caktuar, Ramiz Krasniqi. Menjëherë pas kësaj konference, EULEX-i e pat caktuar Musa Dragushën për avokat mbrojtës të Albinit. Por ai bëri të ditur se nuk e pranon këtë rol dhe prandaj nuk u paraqit fare në seancën e katërt. Më pas EULEX-i e caktoi Avni Gjakovën, kurse tash pas dorëheqjes së këtij të fundit, sërish po i kthehet Musa Dragushës! Ky është një vendim absurd i radhës nga ana e EULEX-it!

Tash e ka radhën prokurori i rastit, Ali Rexha. Prej kur e ka marrë EULEX-i rastin e Albinit nga UNMIK-u, tre avokatë mbrojtës refuzuan të bëhen vegël e EULEX-it. Kurse Ali Rexha prej fillimit ka qenë shumë i vendosur të bashkëpunojë me EULEX-in deri në fund për këtë gjyq të kurdisur. Lëvizja Vetëvendosje! i bën thirrje Ali Rexhës, që të mos qëndrojë pas akuzave politike të EULEX-it kundër Albin Kurtit. Ai e ka kompetencën dhe mundësinë që t’i hedh këto akuza si të pambështetura, ashtu sikur që në të vërtet janë. Po ashtu i bëjmë thirrje anëtares së vetme shqiptare të Panelit, Fllanza Kadiu që të mos bashkëpunojë me EULEX-in, aq më tepër që kemi të bëjmë me një rast kaq të turpshëm e skandaloz. 

Gjyqi i EULEX-i kundër Albin Kurtit është politik dhe i montuar. Tash kur shumë zëra të zyrtarëve ndërkombëtarë dhe politikanëve të lartë vendës gjithnjë e më shumë po bëjnë thirrje për negociata të ardhshme “teknike” me Serbinë, EULEX-i i cili do t’i udhëheq këto negociata ka interes të madh për eliminimin e Vetëvendosje!-s dhe Albin Kurtit nga zhvillimet politike. Sepse Vetëvendosjw!-a do të jetë lëvizja më serioze politike e cila do ta organizojë popullin dhe qytetarët për sfidat e ardhshme që po e presin Kosovën dhe për zgjidhjen e problemeve në të cilat Kosovën e kanë futur politikanët e korruptuar vendës. 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)