03 Prill 2020

Tarifa e zbatuar ndaj Serbisë, a është atdhe-dashuri e vërtetë?

Shkruar nga Bayram Pomak

Përplasjet dhe fërkimet mes Kosovës dhe Serbisë ndonjëherë karakterizohen me rritje e ndonjëherë me zvogëlim.

Sidomos që nga viti 2010 e këndej, procesi i negociatave të cilat vazhdojnë kaloi me mundim dhe po i njëjti doli të jetë i pasuksesshëm në drejtim të përafrimit të palëve dhe gjetjes së rrugës së mesit.

Asnjëra nga palët asnjëherë s’dëshiruan të ulen në tavolinë, por presionet e BE-së dhe SHBA-ve i bënë të dialogojnë dhe të nënshkruajnë marrëveshje.

Por, sado që u nënshkruan marrëveshjet, kur vjen koha e zbatimit të tyre, kjo pjesë kaloi me mundim, pa vullnet dhe me vështirësi.

Kur në fillim të negociatave trajtoheshin çështjet teknike, qoftë edhe pjesërisht takimet ishin më të lehta.

Veçse ende ekziston paqartësi në aspekt të zbatimit të marrëveshjeve të nënshkruara asokohe!

Disa prej çështjeve u zvarritën nga Serbia e disa nga Kosova dhe kështu vazhdoi mos-përfillja reciproke.

Kur vjen koha e negocimit të çështjeve politike dhe kur shkohet drejt fundit të negociatave, atmosfera nis të tendoset, palët dhe fuqitë që i përkrahin ato, po ashtu nisin të jenë më të tendosura.

U shpërfaqën disa skenarë për marrëveshjen përfundimtare ve derisa të tillat ende diskutohen nga disa qarqe, ende s’dihet se cila prej tyre do të zbatohet.

Cilido prej skenarëve që të zbatohet, s’do të jetë e lehtë për asnjërën prej palëve, opinioni publik do ta ketë të vështirë t’i pranojë dhe nënshkruesit sipas të gjitha gjasave, do të kritikohen me gjuhë shumë të ashpër.

Mu kur debatoheshin këto tema dhe negociatat kishin ngecur, në Nëntor të vitit 2018 qeveria Haradinaj, për shkak të aktiviteteve të lobimit të Serbisë për ç’njohje të shteteve që e kishin njohur Kosovën, ndaj mallrave që vijnë nga Bosnje Hercegovina dhe Serbia vendosi ta zbatojë tarifën prej 100%.

Pas këtij vendimi, negociatat stagnuan tërësisht dhe që prej asaj dite e deri më sot, nuk pati lëvizje në këtë drejtim.

Përkundër tërë presioneve të bëra nga SHBA dhe BE ndaj Haradinajt për heqjen e taksës, kjo nuk ndodhi dhe si rezultat i kësaj nisi procesi i dorëheqjes së tij.

Mundësia që Haradinaj ta ketë vendosur këtë tarifë i vetëm, nuk duket aq i besueshëm!!! Puna e parë që do ta bënte secila qeveri që do të vinte pas Haradinajt ishte largimi i tarifës.

Ja, mu për shkak të kësaj takimet e LVV dhe LDK-së për koalicion zgjatën kaq shumë. Kjo për shkak se ekzistonin paqartësi për mënyrën e largimit të tarifës nga Albin Kurti që ishte prej përkrahësve të saj.

Albin Kurti u bë kryeministër dhe opinionit publik i tregoi se tarifën do ta largojë pas vendosjes së parimit të reciprocitetit.

Qoftë në njërën mënyrë apo në tjetrën tarifa do të largohej dhe do të hapej rruga për negociata. Kësaj radhe temat që do të trajtohen në negociatat që do të nisin do të jenë shumë të vështira dhe do ta kuptojmë më qartë se ç’do të sjell marrëveshja përfundimtare.

Disa ekspertë thonë se Shtëpia e Bardhë do ta shpall një pako për marrëveshjen Kosovë-Serbi dhe palët s’do të kenë zgjidhje tjetër përpos nënshkrimit të saj.

Gjatë këtyre ditëve Haradinaj i bën thirrje qeverisë për mos largim të tarifës dhe në rast të largimit të saj, e ‘kërcënon’ me ballafaqim me pasojat.

Veçse kur e pyesim shumicën e popullatës dhe bizneseve se ç’fitoi Kosova përmes tarifës? Vendosësit e tarifës përmes kësaj duan të shprehin atdhe-dashuri!!!

Veçse duhet të shikohet ana tjetër e medaljonit. Vendosësit e tarifës i shkaktuan humbje të madhe ekonomisë së atij shteti.

Athua vendosësit e tarifës, sa prej investitorëve që erdhën këtu i dëbuan për shkak të kërkimit të haraçit?

Sa prej bizneseve të mëdha u morën haraç dhe i bënë të dështojnë? Sa i përkrahën prodhuesit vendorë përmes politikave që i zbatuan?

A nuk i futën në xhepat e tyre milionat e popullit përmes tenderëve? Nën maskën e atdhe-dashurisë, s’bënë gjë tjetër përveç angazhimit në drejtim të interesave të tyre.

Asnjëherë s’u interesoi ç’fiton shteti prej investitorëve të huaj që erdhën, për shkak se ju qasën punës vetëm duke shikuar se ç’do të fitojnë ata vet, i dëbuan një varg investitorësh dhe kështu i bënë pengesë për progresin e shtetit dhe rritjen e punësimit!!!

Zbatuesit e kësaj tarife e dinë shumë mirë se kjo nuk ka të bëjë gjë me real politikën dhe me të vërtetën dhe se nuk është politikë që ka vazhdimësi.

Sepse ti si qeveri nëse e ke prioritet anëtarësimin në BE që ka të bëjë me qarkullimin e lirë të njerëzve dhe mallrave si dhe marrëveshjet ndërkombëtare që i ke nënshkruar, athua për ç’tarifë doganore po flitet?

E vërteta është se për ta kuptuar nëse kjo tarifë është pozitive apo negative për Kosovën, duhet ta shikojmë kush çka fiton dhe kush çka humb.

Sipas analizës së fundit zbatuesit e kësaj tarife kanë vendosur në mënyrë populiste duke qenë të ngutshëm dhe larg nga vlerësimi serioz, andaj për shkak se kushtet e tregut s’janë të përshtatshme për këtë pasoi rritja e çmimeve, gjë që reflektoi në xhepin e qytetarëve.

Rrjedhimisht ata që humbën nga kjo që u bë ishin qytetarët. Së dyti humbës dolën prodhuesit që e marrin lëndën e parë nga Serbia.

Prodhuesit vendorë që lëndën e parë e marrin nga Serbia, u detyruan atë ta marrin më shtrenjtë nga vendet tjera, janë mjaft të shqetësuar nga kjo tarifë.

Në anën tjerë a humbi Serbia? Përgjigjja e kësaj natyrisht se është ‘Jo’. Sot të gjithë e dijnë se mallrat serbe në Kosovë hyjnë përmes Serbisë si mallra Maqedonase.

Për shkak të kësaj Serbia jo që humbi shumë nga kjo, por Kosova në arenën ndërkombëtare duke u dukur si shteti që i bllokoi negociatat, e dëmtoi imazhin e saj.

Për fund ky vendim që jemi të detyruar ta anulojmë, është larg nga e vërteta dhe populist.

Më në fund ata që dolën fitimtarët më të mëdhenjë nga kjo tarifë, nuk është ndokush tjetër pos një shtrese të vogël.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 Prill 2020

- Banka Qendrore e Republikës së Kosovës mban konferencën për shtyp për zhvillimet në sektorin financiar pas paraqitjes së Pandemisë Covid 19. (Ndërtesa e BQK-së, ora 11:00)

- Kompanitë Rajonale e largimit dhe grumbullimit te Mbeturinave mban konferencë për medie (Zyret e Kompanisë “Pastrimi", ora 12:00)

- Kompania Rajonale e Ujësjellësit 'Prishtina' të bëjë pastrimin e rezervuarit të ujit në objektin prodhues Kroni në komunën e Fushë Kosovës.