21 Tetor 2018

Skandalet me veteranë

Shkruar nga Gani Qarri

Më 14 maj të vitit 1948, David Ben Gurion dhe 36 bashkëpunëtorët e tij, nënshkruan Deklaratën e Pavarësisë së Izraelit. Sipas kalendarit hebraik, të enjten më 19 prill 2018,u festua 70 vjetori i Pavarësisë. Ata ishin njerëzit që u përbetuan të krijonin shtetin izraelit me çdo çmim.

Për ndryshim nga hebrenjtë, në Kosovë, sikur është kuptuar çdo gjë ndryshe. Madje edhe përbetimi sikur nuk është bërë për të krijuar dhe ndërtuar shtet, por për të zhvatur dhe përfituar çdo gjë për vete në kurriz të qytetarëve dhe shtetit tonë të brishtë.

Kjo vlen edhe sa u takon veteranëve. Çdo gjë qysh në fillim ka nisur mbrapsht. Pikësëpari nga statusi i veteranit, do duhej përjashtuar me vendim të prerë, të gjithë ata të cilët nga qershori deri në fund-shtator të vitit 1998 i dorëzuan armët e UÇK -s, policisë pushtuese serbe.

Për këtë ngjarje të pazakontë të ndodhur mu në vlugun e luftës së vitit 1998,duke filluar nga Deçani e shtrirë deri në Has, kanë folur edhe ushtarë e politikanë të ndryshëm, përfshi edhe vet Adem Demaçin, njeriu i parë politik i UÇK-s, me seli në Prishtinë.

Dorëzimi masiv i armëve tek forcat policore serbe, dëshmohet edhe nga procesverbalet e gjetura me listat e armëve të dorëzuara, si ai i datës 29.09.1998,në dosjet e Sigurimit të Punëve të Brendshme në Gjakovë, i cili nga organet pushtuese serbe ishte emërtuar si “pranim-dorëzim” i armëve, municionit dhe lëndëve të tjera shpërthyese, të dorëzuara nga ana e qytetarëve të fshatrave me përkatësi shqiptare. 

E meqenëse qysh atëherë nisën dallaveret dhe blerja që nga uniformat larmane e deri te statuset dhe favoret e luftës, kjo më vonë degradoi edhe në prodhimin industrial të veteranëve, në numrin e stërmadh të të cilëve, tanimë figurojnë edhe 26-30 vjeçarët e sotëm, që atëbotë ishin fëmijë.

Madje kur u pa se ata që vendosnin për statusin e veteranëve, hanin paratë, pritjet në radhë për blerjen e dëshmive në këmbim të pagesave deri në 1 mijë euro, për të siguruar statusin dhe pensionin e veteranit të UÇK-s, u shtuan dhe arritën deri në afro 40 mijë sosh.

Se ç‘moral luftëtari kanë matrapazët që shisnin dëshmi të rrejshme, flet më së miri edhe aktakuza e prokurorisë kundër një “veterani” me nam, për detyrimin e mbesës së vet në prostitucion dhe aranzhimin e marrëdhënieve seksuale me pagesë, me disa “shokë” e të njohur të tij, për të përfituar vet nga kushtet e rënda ekonomike të saj. 

Ndërsa sipas informatave të fundit, numri i përfituesve të pensionit të veteranëve tashmë ka arritur në 37 mijë e 44 veteranë, pasi që vetëm në tre muajt e parë të këtij viti, listës i janë shtuar edhe 2515 emra të rinj. 

Ky numër, krahasuar me të dhënat e organizatës IOM  e cila që nga vitit 1999,ështe involvuar në de-militarizimin e UÇK-së, tanimë është dyfishuar dhe rritur 100%.

Por përkundër të gjithave sa kanë ndodhur dhe vazhdojnë të ndodhin edhe nëse vije deri te zvogëlimi i numrit të veteranëve nga organet e drejtësisë së korruptuar vendore, nuk përjashtohet mundësia që të pësojnë- jo ata që do të duhej, por ata që nuk kanë përkrahje dhe u mungojnë paratë. 

Ndaj, në shënjestër të hetimeve nuk do duhej të ishin më, vetëm përfituesit e keqpërdorimeve, por i gjithë establishmenti politik, i cili e ka krijuar dhe mbështetur hapur një sistem të tillë të titullarëve të dyshimtë, si dhe klasa aktuale e inkriminuar politike e cila ka degraduar dhe kriminalizuar çdo segment te shtetit dhe jetës në Kosovë, përfshirë edhe luftën e shenjtë dhe imazhin e pastër të UCK-s. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 tetor 2018 - Misioni i OSBE-së organizon punëtori për gazetarët me titull mediat në gjykatore në Gjykatat Themelore. (Gjykata Themelore në Pejë, ora 9:30)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të behët shqyrtimi i Projektligjit për Mbrojtjen e Fëmijës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 10:00)

- Ambasada Britanike në Kosovë në bashkëpunim me Asociacioni i Bursistëve Chevening të Kosovës organizon konferencën me titull “Qëndrimet dhe aftësitë që i duhen një lideri të shekullit 21.” (Hotel  Swiss Diamond, ora 10:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi organizon tryezën "Si të parandalohet dhe luftohet kriminalizimi i politikës në Kosovë: Zgjidhja përmes rregullimit ligjor apo kodit të etikës?". (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Mbahet ceremonia me rastin e shënimit të “Javës për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, e cila organizohet nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, do të marrë pjesë në konferencën “Java për të drejtat e viktimave të krimit”, organizuar nga Kryeprokurori i Shtetit. (Hoteli Emerald; ora 10:00)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës konferencën për media në të cilën do të shpaloset platforma mbi organizimin e Projektit: “Dialogut bashkëkohorë i shekullit XXI”. (Salla e konferencave Orion, ora 10:30)

- Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pret në takim ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, i cili ka marrë pjesë në gara ndërkombëtare “Cambrian Patrol”. (Kabineti i Presidentit, ora 11:00)

- Kryeministri Ramush Haradinaj mban ligjëratë në AUK, me temën “Transformimi i FSK-së”. (Objekti i AUK, ora 12:00)

- Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Kulturë, Rini, Sporte, Inovacion dhe Ndërmarrësi takohet me anëtarët e Akademise së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli merr pjesë në hapjen e Konventës zgjedhore të degës së PDK-së në Prishtinë. (Sheshi 21, ora 18:00)