09 Dhjetor 2019

Siç duket në politikë, njëmend nuk ndodh asgjë rastësisht!

Shkruar nga Gani Qarri

Vetoja franceze për refuzimin e hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, shihet qartë se nuk ishte krejt e rastësishme, as ndonjë akt i ndodhur në mënyrë spontane, por një trik politik dhe marrëveshje sekrete ndërmjet Manuel Macronit dhe Aleksandër Vuçiqit, që Serbisë ti ofrohet edhe një shansë për krijimin e një mini federate jugosllave dhe me ndihmën e renegatit Edvin Kristaq Rama, Kosova së pari, të izolohet hermetikisht nga të katër anët, e pastaj edhe të gllabërohet tërësisht nga Serbia, "si territor i saj".

Veprimet e sharlatanit dhe surrogatit arrogant me mbathje (kalamajsh)"adidas" që në Evropën Perëndimore, më as adoleshentët nuk i kanë prioritet, i ashtuquajturi "kryeministër" i Shqipërisë Edivin Kristaq Rama, për të cilin realisht, shumica e qytetarëve të Kosovës kurrë nuk janë bindur plotësisht se ai është njëmend shqiptar, bëhen me qëllim për poshtërimin e Kosovës dhe krijimin e ndjenjës te qytetarët e saj, se me krijimin e të ashtuquajturit “mini-shengen”, shteti ynë i vogël, përfundimisht do të bllokohet nga të gjitha anët dhe ngelet si ishull i vetmuar, jo vetëm në Evropë por edhe në Ballkanin Perëndimor.

Ndaj, pas dështimit të planeve të mëparshme të Serbisë për shkak të mospranimit të Kosovës dhe Malit të Zi, për krijimin e një të ashtuquajturi Union Doganor dhe Ekonomik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, tanimë shihet qartë se me veton franceze, Serbia mori sinjalin nga Franca që të shpikë edhe një nismë të re, kështu që pa vonuar, në Beograd u ideua me nguti, projekti për një mini-shengen, i cili për mmbylljen hermetike të Kosovës, mund të realizohej, vetëm me ndihmën e Edvin Kristaq Ramës, në praktikë.

Me këto akte tradhtie Edvin Kristaq Rama, me vetëdije po thellon dhe ashpërson edhe më tepër konfliktin ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe po ndihmon drejtpërsëdrejti Aleksandër Vuçiqin, që tu ik edhe detyrimeve të vëna nga Bashkimi Evropian për njohjen e Kosovës shtet i pavarur e sovran, arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, si kusht për integrimin e Serbisë në BE.

Ndaj edhe samiti dy ditor në Ohër i të ashtuquajturës "nismë për mini-shengenin Ballkanik", është manovrimi i radhës i Aleksandër Vuçiqit, që me mbështetjen e Edvin Kristaq Ramës, të bëjë fillimisht izolimin total të Kosovës, pushtimin ekonomik e administrativ të saj, e në rastin e parë që do ti jepej mundësia, të shtrihet edhe okupimi klasik i Serbisë mbi te, në vend të njohjeve reciproke dhe normalizimit të marrëdhënieve me Kosovën siç vazhdon të këmbëngul BE.

Kështu që lidership i kësaj krijese të çuditshme është sërish Serbia e cila në vijimësi bën përpjekje për pengimin e paraqitjes së Kosovës si shtet i pavarur e sovran, pengon integrimet e saj në të gjitha institucionet euro-perëndimore dhe lufton pareshtur për tërheqjen e njohjeve nga sa më shumë shtete tjera.

Ndaj edhe Edvin Kanabisi e di mirë se krijimi i mundshëm i të ashtuquajturit mini-shengen ballkanik, jo vetëm që rrezikon ekzistencën e shtetit të pavarur të Kosovës, por fut të gjitha këto shtete nën ombrellën e dominimit serbo-rus si dhe pengon pikësëpari përpjekjet e Shqipërisë dhe vendeve tjera të Ballkanit Perëndimor drejt integrimeve euro-atlantike, nëse edhe ato nuk kanë vendosur, njëjtë si Edi Rama, që bashkë me Shqipërinë të kthehen në koloni të Serbisë.

Por përkundër të gjitha dëshirave të sëmura të renegatit Edvin Kristaq Rama, për nënshtrimin e sovranitetit shtetëror të Kosovës, ndaj një vendi armik si Serbia dhe përmbushjen e ëndrrave hegjemoniste të Serbisë për riokupimin e vendit tonë, çmenduritë sharlatane të Edvin "Metadonit", do të mbeten vetëm lajthitje të tija, ndërsa pavarësinë e shtetit tonë të arritur me aq shumë mund, gjak e djersë dhe përpjekjet mbi njëshekullore, nuk mund t`ia falim, tradhtarit Edi Rama as shtetit okupator të Serbisë.

Serbia, mjerisht edhe në këto kohë, përveç bashkëpunëtorëve të pështirë vendor në Kosovë si spiuni i gërditshëm i Stanishiqit dhe BIA-s serbe, Baton Haxhiu, dorës së zgjatur të Vuçiqit, z.Thaçi e shumë të tjerë, shihet hapur se e ka shndërruar në shërbëtor të përulur dhe sahan lëpirës edhe psikopatin Edvin Kritaq Rama, i cili jo vetëm që është kthyer në turpin e të gjithë shqiptarëve dhe argat të përbetuar të Aleksandër Vuçiqit, por edhe në rrezikun më të madh për ekzistencën e shtetit të pavarur të Kosovës.

Për tu bërë fatkeqësia edhe më e madhe, renegati shizofren Edvin Kristaq Rama, pasi i shiti detin shqiptar Greqisë, ktheu Shqipërinë në memorialë varrezash greke dhe plantacion të pashembullt kanabisi në Evropë, tanimë ka mësy si "Torro" i çmendur, jo vetëm ta shqyej e ndajë, por edhe ta kthej të tërë Kosovën nën ombrellën e Serbisë, aventura të vjetra këto që datojnë qysh nga koha e përgjakshme e Millosheviqit për shuarjen dhe serbizimin e Dardanisë, me mbështetjen edhe asokohe, po nga ana e Edvin Kristaq Ramës me shokët socialisto-komunist.

Vet fakti se sharlatani dhe shizofreni Edvin Kristaq Ram(oviq) përveç përpjekjeve të pareshtura për ndarjen e Kosovës, rrënimin nga jashtë dhe brenda të shtetit tonë të brishtë, izolimin total të Kosovës dhe kthimin me çdo kusht të saj nën okupimin e Serbisë, nuk do mend, se detyron shqiptarët e Dardanisë që të mos e njohin as pranojnë më për kryeministër të Shqipërisë, ndërsa Qeverinë e re të Kosovës, që të reagojë menjëherë dhe me germa të mëdha, pas Vojisllav Sheshelit ta shpallë person “NON-GRATA” edhe renegatin Edvin Kristaq Rama dhe ndalojë edhe zyrtarisht, këtij tradhtari të shqiptarëve, hyrjen në Kosovë, si person i rrezikshëm dhe armiku numër 2 i lirisë dhe shtetit të pavarur të Kosovës.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 dhjetor 2019 - Qendra Burimore për Persona të Zhdukur, QBPZH me mbështetjen e Ambasadës Britanike dhe Ambasadës Amerikane organizon diskutimin e tryezës së rrumbullakët, në shenjë të shënimit të Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut. (Hotel Garden, ora 9:00)

- Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë në bashkëpunim me Programin Aktiviteti për Drejtësi Komerciale të USAID, prezantojn te gjeturat e një studim të ri rreth Perceptimit të Korrupsionit sipas Bizneseve. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Koalicioni i OJQ-ve për Javën Kundër Korrupsion 2019  mban konferencë për media për të publikuar Kalendarin e Aktiviteteve të JKK 2019 ku edhe do përqoj disa mesazhe kryesore për temat të cilat do diskutohen gjatë këtyre pesë ditëve. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Kuvendi Komunali Gjilanit mban seancën e jashtezakonshme më pikënn e vetme te rendit të ditës është 'Diskutimi rreth lokaciont të ardhshëm të varrezave të qytetit'.(Objekti i Kuvendit Komunal te Gjilanit, ora 10:00)

- Universiteti i “Kadri Zeka” në Gjilan nënshkruan marrëveshje me  Agjencin Ekzekutive te Komisionit Evropian, për projektin milionësh në programin ERASMUS + Cooperation for Innovation and the exchange of good Practices. (Ambientet e Rektoratit, ora 10:30)

- Save the Childreb bën lansimin i instrumenteve për vlerësimin pedagogjik  të fëmijëve në Kosovë. (Qëndra Burimore Përparimi afër Don Bosko, ora 10:30)

- Instituti Demokratik i Kosovës organizojnë ekspozitën dhe ceremoninë e ndarjes së çmimeve për garën për fotografinë më të mirë kundër korrupsionit 2019. (Parku Arkeologjik, përballë Muzeut Kombëtar, ora 11:00)

- Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, do të bën promovimin e librit "Turizmi Ndërkombëtarë", nga Prof. As. Dr. Hysen Sogojeva. (Universiteti i Ferizatj, ora 11:00)

- Lëvizja FOL organizon një tryezë me temë “Ligji për Mbrojtjen e Sinjalizuesve - Sfidat e zbatimit në praktikë”. (Hotel Sirius, ora 14:00)

- Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim përmes projektit Mbështetje Përpjekjeve Kundër Korrupsionit do të shënojë Ditën Ndërkombëtare Kundër Korrupsionit, duke ndarë shpërblimin për storjen më të mirë gazetareske kundër korrupsionit për vitin 2019. (Kino Armata, ora 18:00)

- Ambasadorja e Vullnetit të Mirë për Kosovën në IHRC Elvana Shala sonte organizon pritjen solemne “Bashkë për të drejtat tona” në bashkëpunim me Ambasadorin e Norvegjisë në Kosovë Jens Erik Grondahl dhe Ambasadoren e Suedisë në Kosovë znj. Karin Hermarck Ahliny. (Swiss Diamond Hotel, ora 18:00)

- Instituti i Kosovës për Drejtësi dhe “Betimi për Drejtësi” shfaqin premierën e dokumentarit “Sinjalizuesit e korrupsionit”. (Hotelin Sirius, ora 19:45)