28 Mars 2024

Si po e shkatërrojmë vetë veten

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi -Ylli

(Vendimmarrësve Kosovar,pas zgjedhjeve të dhjetorit 2010)

Të gjithë ju e dini,Kosova është hapësirë e vogël prej10 887 km2 që duheni trajtuar,ka qenë është dhe do të jetë gjithnjë e shenjët për të gjithë ata që me përkushtim i kanë trajtuar sfidat hapësinor,urbanistike dhe arkitektonike që i ka imponuar koha. Jam i vetëdijshëm së me ligje nuk mundemi në një shoqëri më krijuar arkitekturë dhe urbanizëm,por diçka duheni me ndryshuar pozitivisht,e për ketë jeni të obliguar të merrni veprime realiste dhe konkrete.

Duheni me filluar me trasuar rrugën e drejtë e cila do ti ketë efektet pozitive në të ardhmen,duke i respektuar normat dhe standardet e ndërtimit dhe planifikimit. Një dritë në fund të tunelit,ne profesionistëve si duket do të na rritë shpresat se ma në fund do të trajtohet në mënyrë profesionale problematika hapësinore dhe urbane. Me marrjen e vendimit,për aktivizimin,funksionalizimin e Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK),i cili intensivisht ka filluar të funksionoi nga mesi i muajit tetor 2010,kjo ka mundësi të konkretizohet. Dëshiroi të besoi se sugjerimet konstruktive, me pa anësi politike, që do ti jep ky organ shtetëror do të jenë një ndihmesë e madhe për të gjithë pjesëmarrësit në proces.

Më duhet të theksojë për të gjithë ne disa fakte të pa mohueshme e që i përkasin realitetit tonë në fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanistik:

·    Parlamenti dhe Qeveria e formuar pas zgjedhjeve 2010 duhet të ndërtojnë institucione me mentalitet progresiv,me vizion dhe instrumente të qarta,ku interesi publik duhet te mbrohet duke respektuar te drejtat e njeriut.
·    Ekonomia e tregut, prona private dhe procesi i decentralizimit sipas njohurive të avancuara ndërkombëtare janë sfidat ma të mëdha aktuale. Ky trekëndësh magjik konsiderohet si gurë themeltar i një shoqërie te hapur demokratike.
·    Ajo çka është duke ndodhur dhe ende është duke vazhduar,nuk mundet të shpjegohet ndryshe pos me “vdekje të paralajmëruar hapësinore dhe urbanistike të Kosovës”,pasi janë të dukshme dështimet të cilat i kemi bërë ne vet.
·    Në vitet e fundit janë ndërtuar spontanisht shumë qendra të reja të banuara,ndërtime dhe mbindërtime,pa pas planifikim të domosdoshëm urban,me infrastrukturë dhe shërbime minimale.
·    Trafiku në të gjitha qytetet kryesore të Kosovës e posaçërisht në Prishtinë është bërë shumë i vështirë,gati i pa mundur, ajri është nga më të ndoturit në rajon. Prishtina dhe vendbanimet e afërta gjinden në afërsinë e burimeve për prodhimin e energjisë elektrike të cilët pretendohet të zgjerohen. Nuk ka synime që të mos zgjerohet qyteti në zonat e parapara për eksploatim të thëngjillit.  Kjo situatë do të vërehet shumë shpejt në aspektin social,ekonomike dhe shëndetësor tek banorët e këtyre hapësirave.
·    Çuditërisht nuk respektohet,çmohet domosdoshmëria e përpilimit dhe fillimit të realizimit të dokumenteve hapësinore realiste të cilat mungojnë në Kosovë.

Kaptin e veçantë janë ndërtimet pa leje në të gjitha anët e Kosovës e të cilët janë shkaktuar nga kërkesa e madhe për strehim, për një jetë ma të mirë që lindën pas vitit 1999, përfshirë punësimin,strehimin,rekreacionin, pushimin dhe të ardhmen ma të mirë të fëmijëve të tyre.

Aktualisht,asnjë institucion shtetëror nuk siguron mundësi praktike për gjeneratat e reja,për strehim me çmime të ulëta, apo qoftë edhe troje me infrastrukturë dhe shërbime bazë ku qytetarët mund të investojnë sipas mundësive të tyre për qëllime strehimi. Gjithçka i është lënë spontanitetit,të një tregu privat tërësisht të parregulluar e të monopolizuar,me çmime shumë të larta për strehim. E vetmja mundësi e mbetur për ata është imponimi për tu kyçur në “rregullat e lojës” të cilat janë shumë të pa favorshme për ata pasi janë të detyruar të paguajnë shumë ma shtrenjtë.

Premtimet e mundshme nga i gjithë spektri politik kosovar për legalizimi masiv te lagjeve me ndërtime pa leje duhet të jenë të bazuara në respektimin e normave dhe standardeve ndërkombëtare në fushën e urbanistikës. Një ligj për trajtimin e ndërtimeve pa leje i propozuar nga MMPH  ende nuk është aprovuar. Kemi disa tentime të disa komunave për të trajtuar seriozisht ketë problematik me rregullore por ato janë zgjidhje parciale.

Mendoi se është domosdoshmëri të iniciohet një reformë e menjëhershme dhe e plotë e institucioneve politikë-bërës,shkencore dhe akademike që lidhen me fushën e planifikimit hapësinor dhe urbanistik,e për ketë e kërkojmë përkrahjen e juaj.

·    Prona duhet të jetë e shenjët por në fushën e urbanistikë duhet t’i nënshtrohet kritereve të një jete urbane,e jo të keqpërdorohet si në vitet e pas luftës. Kompensimi realist i pronave që do të shpronësohen (eksproprijohen) me çmime të ekonomisë së tregut duhet respektuar.
·    Të analizohen sa me parë arsyet pse shumë dokumente të planifikimit hapësinor-urbanistik të hartuara gjate këtyre viteve në Kosovë,edhe me asistencën e komunitetit ndërkombëtar,janë injoruar,harruar në sirtar komunal,bllokuar dhe nuk kanë filluar me u realizuar,si dhe të sqarohen shkaqet e veprimeve të tilla,edhe se për ato është shpenzuar koha e çmueshme të cilën ne nuk e çmojmë,si dhe mjete të mëdha materiale.
·    Të kuptohet se vetëm me punë vetjake,mundemi me qenë pjesëmarrës aktiv në të gjitha proceset  e zhvillimeve hapësinore në Kosovë dhe në relacione  ndërkombëtare.

Zonja dhe zotërinj të ardhshëm vendimmarrës dhe politikë-bërës në Kosovë, planifikimi hapësinor dhe urbanistik ka të bëjë mbi të gjitha me njeriun dhe me plotësimin e nevojave te tij. Kjo do te thotë që sa më parë duhet të mendohet se si duhet të përmirësohen kushtet e jetesës së këtyre njerëzve,me rifillimin e zbatimit të dokumenteve të shumta të planifikimit hapësinor dhe urbanistik ne frymën e normave,standardeve dhe principeve ndërkombëtare.

Vetëm kjo mënyrë e qëndrueshme do të na shpëtojë nga rreziku i ndarjeve sociale dhe konflikteve që kanë filluar, dhe do të na integroje më mirë me njëra tjetrën,dy botët që po formohen në mënyrë alarmante në shoqërinë tonë, është koha e fundit për të filluar me vepruar pozitivisht,e për këtë e keni mandatin e popullit që ju ka zgjedhur.

 
(Autori është Kryetar i Këshillit për Planifikim Hapësinor të Kosovës (KPHK), qëndrimet e shprehura në këtë shkrim janë personale)
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)