21 Shtator 2020

Si e shihte Bedri Pejani në vitin 1941 çështjen e Kollashinit dhe mbrojtjen e Pazarit të Ri

Shkruar nga Ismet Azizi

Sanxhaku, si dhe të gjitha viset e Ballkanit pa ndonjë vështirësi në pranveren e vitin 1941 ranë nën administrimin e italianëve dhe gjermanëve. Kah mesi i korrikut të vitit 1941 pati kryengritje ne Sanxhakun perëndimor.

Nga superioriteti ushtarak dhe organizimi më i mirë se ushtria e kryengritëse (partizanët), trupat italiane lehtë copëtuan rezistencën dhe kështu, më 10 gusht, të gjithë këtë territor e ripushtuan.

Deri në mes të tetorit do të ketë aksione kryengritëse në rajon, e vatrat e konfliktit do të transferohen në trevat lindore të Sanxhakut, përkatësisht në Sanxhakun lindor.

Përleshjet e ndërsjella ndërmjet shqiptarëve dhe boshnjakëve në njërën anë dhe serbëve në anën tjetër, kanë vazhduar gjatë muajit gusht dhe shtator të viti 1941.

Më 19 gusht të atij viti, formacionet çetnike vranë në fshatin Zemanicë katër xhandarë dhe gjermanët, për t’u hakmarrë, dy ditë më vonë e dogjën tërë fshatin. Deri në fillim të shtatorit, në qarkun e Dezhevës (Pazarit të Ri) u organizuan grupe çetnike të Kosta Peçancit dhe Dragolub Drazha Mihailoviqit.

Së pari, Kosta Peçanci e Mashan Gjuroviq, formuan aradhen çetnike të Suhopllaninës në luginën e Ibrit.

Kjo aradhë përfshiu disa njësi në trevën e rrethit të Dezhevës. Në të njëjtën kohë, në territorin e Kolashinit të Ibrit u formua aradhja çetnike e Todor Dobriqit, në të cilën u futën shumë refugjatë të ikur nga qarku i Shtavicës (Tutinit) dhe Beranës.

Për shkak se vojvoda Mashan Gjuroviq në fund të gushtit kaloi në kolaboracion të hapur me gjermanët, aradhja çetnike e Bjeshkës së Suhodollit ishte jashtëzakonisht mirë e armatosur dhe mirë e paguar nga qeveria e Millan Nediqit.

Përveç paraqitjes së një organizate të re ushtarake në trevën e rrethit të Dezhevës, situatën më tepër e përkeqëson konflikti në Qarkun e Mitrovicës.

Kah mesi i shtatorit ka pasur një konflikt të armatosur mes reparteve të çetnikëve të Bjeshkës së Thatë (Suha Planina) dhe xhandarmërisë shqiptare nga Mitrovica të udhëhequr nga Pajazit Boletini, i biri i Isa Boletinit. Beteja u zhvillua në luginën e lumit të Cerajës, në jug të Leposaviqit.

Në fund të muajit, me ndërmjetësimin e gjermanëve, u arrit paqja dhe treva në jug të lumit Cerajë është përdorur si pjesë ndarëse midis ndikimit serb dhe shqiptar.

Autori Zhivkoviq thotë se “forcat e përziera boshnjake e shqiptare, të udhëhequr nga Shaban Polluzha, dogjën në fund të shtatorit një numër të madh të fshatrave në Kolashinin e Ibrit. Pas kësaj ngjarjeje, komanda gjermane në Mitrovicë këtë trevë e ka konsideruar si të ‘shpopulluar’”.

Nexhmedin Spahiu, ka vlerësim krejt tjetër nga ai i Zhivkoviqit: “Nëse zhvishen nga rrenat e stërmadhimit ngjarjet tjera nga historia e komunistëve, kjo ishte lufta me më së shumti luftëtarë pas kryengritjes së Hasan Prishtinës të vitit 1912 (30 mijë luftëtarë).

Por, nuk janë vetëm numrat që e tregojnë dimensionin e një lufte. Janë motivet në radhë të parë. Motivi i gjithë këtyre luftëtarëve vullnetarë ishte të shpëtonin popullsinë e pafajshme të Sanxhakut të Novi Pazarit nga gjenocidi.

Pjesa më e madhe e këtyre luftëtarëve në atë kohë jetonte në një shtet tjetër (Drenica e Rugova ishin në Shqipëri, ndërsa Mitrovica, Shala e Bajgorës e Novi Pazari në Serbi).

Ata nuk bënë sehir duke thënë se sa gjynah si po vrasin serbët gra e fëmijë në Sanxhakun e Novi Pazarit, po rrokën armët dhe harxhuan plumbat qe i blinin me para. Lufta e Kolashinit paraqet standardin më të lartë të patriotizmit në historinë shqiptare.

Nuk kishte qeveri apo agjenturë që qëndronte pas tyre. Ishte thjeshtë organizim dhe sakrificë e ndërgjegjes. Ishte solidarizim me tjetrin, me të pafajshmin. Ky është kulmi i ndërgjegjes së një populli”.

Me rëndësi është të shohim se si Bedri Pejani në at kohë e shihte çështjen e kësaj treve e cila ishte nën administriin gjerman, por që në vazhdimësi  rrezikohej nga shfarrosja çetnike  dhe spastrimi etnik. Në vazhdim po japim në origjinal ashtu siç janë të paraqitur qëndrimet e tija , sipas  dokumenteve  të  kohës:

Çështja e Kollashinit

Po të hudhim  nji sy  mbi kartën gjeografike të këtyre katrë krahinave ( Mitrovicën, Pejën e Istogun, Kollashin dhe Pazarin e Ri I. A.), konstatojmë, pa u lodhë , nji nomali ethnike fare në shesh për sa i përket  Kollashinit dhe mitrovicës i cili asht futë si nji thikë tradhtare shumë e rrezikshme ndërmjet Mitovicës, Drenicës, Istogut dhe Rozhajës.

Tutinës e Pazarit të Ri. Kjo anomali ethnike mundet me ps një forcë kërcnimi shumë të madhe  në nji ditë kritike tuj na pre  të gjitha  komunikimet me Tutinën e me Pazarin e Ri e tiuj provokue shkatrrimin e popullatave t’ona në Sanxhak.

Ndër ditët e ngjarjeve  të vjeshtës 1941, 19 katunnde  të kësaj krahine u rrafshuan plotësisht apo seriozisht bash me 10 kartunde  e malit  të Rogoznës.

Popullatat serbe të këtyre  katundeve u shtrenguan me kërkua buk e strehë në Rashkë, Kralevë e Kurshumli, për të vetëm arësye pse  deshtë të lozin rolin që iu asht caktue prej pozitës së tyre gjeografike, rolin e thikës tradhtare. Sot për  sot nuk ekziston as nji element anmik n[ mes Tutinës, pazarit të Ri dhe Mitrovicës: rrugët janë pastrues radikalisht.

Mirëpo, situate e krijueme në Kollashin do të mund të quhet definitive kur veprimtaria e jonë ndërtuese në këtë krahinë të Mitrovicës do t’a ndalojë, një herë e mirë, riinstalimin e elementit serb. Pra,  Kollashini bashk me malin e Rogoznës duhet  të fitojnë, sa më parë nji fizionomi ethnmike shqiptare.

Në Drenicë kemi, s’paku 300/500 e në Shalë të Mitrovicës 300 familje shqiptare që jetojnë pa tokë apo pa tokë të mjaftueshme. Këto familje mund t’instalohen  gjatë viti 1942, pse do të nxitojnë ato vet me i nxanëtokat e  Kollashinit me t’u ndale leja prej Qeverisë s’onë.

Po as mundim apo sakrificë tjetër. M ekëtë veprim ma se gjysma e punës mund  të njihet si e kryeme. Sa për  pjesën e punës  jo të kryeme shohim e bajmë, pak ma vonë. Nji fillesë e mirë asht gjysma e fitimit.

Mbrojtaj e Pazarit të Ri

Ngjarjet e vjeshtës 1941 rreth Pazarit të Ri i kan dy kuptime:

Pazari i Ri mundet m’u mbrojtë  prej rrezikut serb; b) Popullatat t’ona në Sanxhak mundet me luftue për Shqipninë si nji element ma trim e ma shqiptar të Shqipnisë s’onë të smoçme. Provat e dhanuna janë shumë të gjaklla për me shkue n’argumentimin e këtyre dy kuptimeve.

Megjithkëttë... për të sigurue definitivisht dhe radikalisht mbrojtjen e Pazarit të RI pre rrezikut serb po i parashtrojmë këto dy masa kryesore, të cilat duhet të mirën me të hye  marsi i 1942: Me instalue në kazermen e Tutinës, Rozhajës e të Sjenicës tre bataliona shqiptare: 2.Me fillue qysh sot, me i armato]tue popullatën e këtyre tri Nënprefekturave t’ona.

Nga armatimi i popullatave t’ona të Sanxhakut nuk mund të kemi as nji dam, pse, traditat e tyne shekullore kërkojnë që këto popullata mos t’i përdorin armët veç se kundra malit të Zi dhe Serbisë.

Miqësia shqiptaro-serbe

Ka pas shqiptar dje, ka shqiptar qysh sot që beson se nji miqësi shqiptaro-serbe asht gja e realizushme. Komiteti i Kosovës, themelisht nuk asht kundrë këtij besimi. Mirëpo, kjo organizatë nuk është naive.

Për te  nji realizim i tillë mvaret nga përmbushja e nji konditës “ sinecua non” e cila shkurtohet si pason: “ Shqipnija e së nesërmes mundet me jetue miqësisht me nji Serbi me mëndë  në krye.

Për me pas nji Serbi me mëndë e me krye, aspak agresive apo imperialiste duhet të mirren  masa serioze nga ana e Shqiptarëve qysh sot.

Ndër këto masa mund të njihet si kryesore kjo që pason: tokat e Sanxhakut të Pazarit të Ri mund të ndahen në mes Shqipnisë dhe Kroacisë.

Kjo ndarje  nuk cenon aspak drejtësinë, mbasi këto toka banohen me Shqiptarëve dhe Bosjhnjakëve. Vetëm nji Serbi deri te kufijt e saj të para luftrave ballkanike, e çarmatueme mirë mund të konsiderohet si nji “Serbi me mend në krye”. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 21 Shtator 2020

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Republikë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 8:30)

- Fillon Shkolla Verore e BE-së në të cilën do të shtjellohet temat për zhvillimin ekonomik, qëndrueshmërinë mjedisore dhe shfaqjen e pandemisë globale. (Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë, ora 9:00)

- Mbahet mbledhja e komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione në të cilën do të votohet raporti i panelit përzgjedhës për shqyrtimin e aplikacioneve, intervistim dhe listën e ngushtë të kandidatëve për Avokat të Popullit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla takohet me Ambasadorin japonez, Mizutani Akira. (Kabineti i ministres Haradinaj Stublla, ora 10:00 - pa prezencen e mediave)

- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, pret në takim delegacionin e Qeverisë së SHBA-ve, të udhëhequr nga Kryeshefi Ekzekutiv i Korporatës Ndërkombëtare të Financave dhe Zhvillimit në SHBA Adam Boehler, të cilit do t’i bashkohet edhe i dërguari special i SHBA-së për dialogun Kosovë - Serbi, Richard Grenell, përfaqësues të USAID, Kryetarin e Bankës së Eksport-Importit të Shteteve të Bashkuara, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë të qeverisë nga Departamentet e Energjisë dhe Tregtisë në SHBA. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 10:00)
 
- Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla dhe Ambasadori japonez, Mizutani Akira, nënshkruajnë marrëveshjen për donacionin e radhës të Japonisë për Kosovën. (Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, ora 10:30)

-  Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë shqyrton listen e dëshmitarëve, përzgjedh ekspertët e jashtëm si dhe publikon adresën për dorëzimin e dëshmive nga qytetarët. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Kryeministri Avdullah Hoti merr pjesë në përurimin e shtatores së Heroit Ahmet Krasniqi, si dhe në inaugurimin e sheshit, i cili do të mbajë emrin e tij. (Sheshi “Ahmet Krasniqi” në Vushtrri, ora 11:00)  

- Mbahet ceremonia e dorëzimit të pajisjeve mjekësore për Sallën e Operacionit dhe Sallën e Lindjes për gratë e infektuara me COVID-19, pajisje këto të financuara nga partneri jonë Raiffeisen Bank në Kosovë dhe AMC. (QKUK, ora 11:00)

- Kryetari i Autoritetit Kosovar të Konkurrencës, Valon Prestreshi, do të takohet me U.D i Kryesuesit të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji Arsim Janova, ku do të  nënshkruajnë një Marrëveshje Mirëkuptimi dhe Bashkëpunimi mes dy institucioneve, pas nënshkrimit të marrëveshjes do të ketë konferencë për medie. (Ish-objekti i Bankës së Lubjanës, kati i IV, ora 11:15)

- Seanca plenare e Kuvendit, e ndërprerë të premten do të vazhdojë sot. (Ndërtesa e Kuvendit, ora 13:00) 

- Kryeministri Avdullah Hoti pret në takim delegacionin nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili po qëndron për vizitë në Kosovë. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 18:30)