22 Maj 2018

Si duhet përfaqësuar Kosova në dialog me Serbinë

Shkruar nga Gurakuç Kuçi

Çështja e negociatave ndërkombëtare mes aktorëve ndërkombëtar çdo herë ka qenë një çështje për shtetet më shumë një çështje që kërkon legjitimitet karshi ligjshmërisë. Pra, më shumë kërkon unitet se sa që kërkon përmbajtje të ligjeve në formën e tyre abstrakte.

Çdo herë ligjorja (kushtetuta, ligjet dhe akte të tjera më të vogla) janë ndërtuar mbi racionalen (të arsyeshmen), dhe nëse ka ndodhë e kundërta, atëherë këto kanë ndodhë dhe ndodhin në diktatura, por edhe në vende me demokraci formale (demokraci të manipuluar), ku ligjet interpretohen sipas qejfeve dhe interesave të klasës politike.

Në Kosovë sistemi politik funksional është “oligarki funksionale brenda demokracisë formale”. Ky sistem po mundëson që të ketë sundues dhe të sunduar, duke e kthyer Kosovën në bashkësi kastash cinike dhe jo në shoqëri individualiste demokratike.

 Rrjedhimisht edhe ligjet po interpretohen sipas qejfeve të klasës sunduese, dhe po gjen ky interpretim mbështetje edhe tek propaganda e shumë analistëve mbi gjykimet abstrakte që u bëhen ligjeve, shpesh kjo po ndodh se disa prej tyre janë të shitur, një pjesë tjetër që nuk dinë fare të lexojnë komentare dhe literaturë shkencore.

Gjithë kjo ishte një lloj shpjegimi mbi çështjen e interpretimit për përfaqësueshmerinë e Kosovës në dialogun me Serbinë.

Se neni kaq dhe neni aq i kushtetutës, apo i ligjit/eve të caktuara shkruan kështu e ashtu, dhe i jep kompetenca Presidentit, apo ndonjë institucioni tjetër. Shumica e atyre opinioneve janë gabim, për më keq edhe manipulim i qëllimshëm, madje shumë herë edhe majmë i paguar.

Përfaqësim dhe negociata me legjitimitet dhe ligjshmëri

Demokracia kërkon ndërtimin e ligjshmërisë mbi legjitimitetin, pra e vë arsyen dhe racionalen para veprimeve pa skrupuj dhe pa gjak.

Për t’i rënë shkurt; Kushtetuta duhet të interpretohet mbi arsyen dhe interesin demokratik të popullit të Kosovës, dhe si mund të bëhet kjo?

Nuk shkohet në negociata me asnjë shtet duke u thirrur në nene dhe kompetenca kushtetuese e ligjeve tjera për negociata, as nuk nxjerrën platforma dhe të imponohen ato platforma të pasakta vetëm bazuar në disa ligje e nene.

Pra, interpretimi i ligjeve kërkon njerëz demokratik dhe shtetar, ku kompetencat kushtetuese nga perspektiva e presidentit interpretohen duke e zbatuar Kushtetutën dhe arsyeshmërinë si tërësi, duke përfaqësuar unitetin e popullit dhe të përfaqësuese të popullit, ndryshe është autoritarizëm dhe krim.

Kur interpretohet një çështje, mblidhen gjitha ligjet, komentarët, literatura shkencore, etj., që flasin mbi atë çështje mblidhet dhe interpretohet si tërësi, sepse ndryshe ligjorja do ishte sakatuese si çështje abstrakte.

Shembull; nëse Presidenti i Kosovës tani shkon në negociata pa platformën unike dhe përkrahjen e përfaqësuesve të popullit, shkel Kushtetutën në atë që thirret si përfaqësues i unitetit të popullit.

Edhe në rastin tonë, për çështjen e dialogut me Serbinë, për çështje që kanë rëndësi shtetërore me ndikime afatgjata, shtetarët demokratë ligjet i interpretojnë dhe zbatojnë mbi legjitimitetin e nevojshëm, ndryshe autoritaristët ligjoren e shfrytëzojnë për interesa sunduese dhe imponim të subjektivitetit të tij aspak të arsyeshëm.

Thënë përmbledhtazi: dialogu më Serbinë, kërkon që edhe nëse këtë dialog e përfaqëson Presidenti, të zbatoj pozicionin e tij si përfaqësues i unitetit të popullit, apo edhe nëse e përfaqëson Qeveria, njëjtë duhet të veprohet, dhe gjithë klasa përfaqësuese duhet të shprehë një unitet dhe të përfaqësohet Kosova denjësisht.

Ndryshe interpretimi abstrakt i ligjeve siç po ndodhë në Kosovë ku Presidenti së pari por edhe qeveria bëjnë dialog e marrëveshje krye në vete nuk bënë pjesë aspak në diskursin dhe praktikën e vendeve demokratike të botës dhe nuk tregon asgjë me shumë se oligarki dhe sundim duke shmangur plotësisht qytetarët dhe përfaqësuesit e tyre nga jeta publike shtetërore.

Uniteti dhe platforma unike janë të domosdoshme për stabilitet shtetëror, dhe çdo veprim ndryshe është akt kundër shtetit të Kosovës.

Madje për t’i gjetur zgjidhje kësaj çështje, është në praktikën ndërkombëtare si zgjedhje koncensuale krijimi i një grupi diplomatik që përfaqëson shtetin dhe unitetin.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 22 Maj 2018 - Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë komunën e Kaçanikut, ku do të takohet me kryetarin e Komunës, Besim Ilazi. (Zyra e kryetarit Ilazi, ora 9:00)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën fillore dhe të mesme të ulët “Jusuf Gërvalla” në Biqec. (Objekti i shkollës në Biqec, ora 9:45)

- Instituti për Politika Zhvillimore organizon tryezën ”Sistemi Pensional në Kosovë: sfidat dhe mundësitë”. (Hotel Sirius, ora 10:00)

- Në kuadër të kampanjës “Drejtësia dhe biznesi” Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, së bashku me përfaqësues nga KIESA dhe Oda Ekonomike Amerikane, do të takojnë bizneset nga rajoni i Mitrovicës. (Hotel Palace në Mitrovicë, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike në të cilen do të behët shqyrtimi i raportit të Auditimit për PVF-të e Autoritetit të Aviacionit Civil, shqyrtimi i raportit të Auditimit për PVF-të e Organit Shqyrtues të Prokurimit, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 10:00)

- Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi, Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, nesër, më 22 maj 2018, viziton Burgun e Dubravës, me rastin e shënimit të përvjetorit të masakrës së vitit 1999. (Dubravë​, ora 10:15)

- Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Shyqiri Bytyqi, do të vizitojë shkollën e mesme “Feriz Guri dhe Vëllezërit Qaka”. (Objekti i shkollës, ora 10:30)

- Oda Ekonomike e Kosovës publikon studimin “Bottleneck” me qëllim identifikimin e barrierave që pengojnë të bërit biznes në vendin tonë. (Oda Ekonomike e Kosovës, ora 11:00)

- Nënshkruhet memorandum bashkëpunimi mes MKRS-së dhe OJQ George Williams Youth Association in Kosovo me qëllim financimi në projektin “Qendra e edukimit jo-formal për rini” me lokacion në fshatin Pjetërshan në komunën e Gjakovës. (Ministria e Kultures, Rinise dhe Sportit, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal në të cilen do të behët shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, shqyrtimi i Projektligjit për Masat Mbrojtëse në Importe, etj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N204, ora 11:00)

- Me rastin e shënimit të 19-vjetorit të masakrës së Dubravës bëhen homazhe në nderim të burgosurve të vrarë në burgun e Dubravës nga forcat paramilitare serbe. (Dubravë, ora 11:00)

- Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, pret në takim futbollistët e FC Drita, të cilët të dielën u shpallën kampion. (Zyra e Kryetarit, objekti i ish-gjykatës, ora 12:00)

- Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në  Kosovë, Qemal Minxhozi viziton komunën e Dragashit, ku do të pritet nga kryetari i komunës, z. Shaban Shabani (Komuna e Dragashit, ora 12:30)

-  Ministri për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Skender Reçica dhe Ministri për Komunitete dhe Kthim, Dalibor Jetviq raportojn para Komisionit për të Drejtat, Interesat e Komuniteteve dhe për Kthim lidhur me implementimin e projektit për ndërtimin e shtëpive për komunitetin joshumicë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N 303, ora 13:00)

- Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Albena Reshitaj do të vizitojë komunën e Vitisë, ku bashkë me kryetarin e komunës do të nënshkruajnë një memorandum bashkëpunimi për realizimin e një projekti në fushën e mjedisit. (Objekti i komunës së Vitisë, ora 13:00)

- Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj bashkë me shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova dhe Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, marrin pjesë më inaugurimin e rrugës Krushevë-Shishtavec, e financuar nga BE.. (Krushevë, Komuna Dragashit, ora 15:00)

- Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Natalia Apostolova së bashku me autoritetet e Kosovës do të përurojnë rrugën e ndërtuar rishtas midis Krushevës dhe Shishtavecit, që lidh Kosovën dhe Shqipërinë, të financuar nga Bashkimi Evropian. (Vendkalimi kufitar mes fshtarave Krushevë dhe Shishtavec Komuna e Dragashit, ora 15:00)

- Drejtori i misionit të USAID-it Xhejms Houp do të flasë me rastin e ceremonisë zyrtare që do të shënojë partneritetin me Cacttus Education. (Cacttus Education, rr. Bashkim Fehmiu. Arberia 3, BC2/11, nr. 4,  ora 16:45)

- Dega e OVL te UÇK-së në Kaçanik në bashkëpunim me SHIL, SHFD, institucionet komunale organizon orë përkujtimore me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve: Danush Kurtaj, Mejdi Dalloshi, Tefik Raka, Avdylgafurr Luma dhe Suad Brava, të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Shtëpia e Kulturës “Xheladin Kurtaj” në Kaçanik, ora 17:00)

- Bëhen homazhe me rastin e 19 të rënies heroike të dëshmorëve të rënë në Masakrën e Dubravës së Istogut me 22 maj ’99. (Varrezat e dëshmorëve dhe martirëve, ora 18:30)