19 Prill 2024

Shtet privat!

Shkruar nga Zejdush Kastrati


”Interesi është litari më I fortë me të cilin thurren lidhjet në mes njerëzve”F.D.Guerrazzi


Nëse nuk ke pasur më herët, apo nuk ke krijuar ndërkohë, lidhje familjare,biznesore, apo interesi me gati pothuaj të gjithë liderët partiakë, shtetrorë (institucional),në Kosovën e pasluftës,edhe sikur  të kishe pasur trurin e Ajnshtajnit apo ndonjë shkencëtari tjetër me renome botrore,vështirë se do të mund të kishe pasur mundësi  për të gjetur ndonjë vend pune që  përkon me profesionin,përgatitjen profesionale, e të mos flasim, me prirjen apo  ndonjë dhunti  apo pasion ,që të ka falur zoti, e që do të ishte në dobi të shoqërisë e vendit, por edhe individit.

Për ti mos i përmendur me emra,sepse janë shumë,jemi dëshmitarë kur edhe kamarierë, rrobaqepës, muzikantë instrumentesh klasike  orientale, trafikantë, studentë të pëtjetshëm, shoferë, shitës të biletave në kino,e të mos i harrojme, edhe  falsifikatorë  diplomash,pastaj besnikë të devotshëm të monizmit,disa edhe të sitemit apsolut sërbe, trafikantë drogash e qeniesh njerzore,pse jo edhe spiuj të Udb- së e shërbimeve tjera, të dënuar për vepra penale…, pa ndonjë mund dhe sakrificë të madhe,  zunë pozita e poste, dhe ate, që nga ato ministrore e deri tek zyrtarë të nivelit më të ulët, në institucionet tona, të cilat, fatkeqësishtë, me gojën plot, nga gjithë lidershipi kosovarë, gjithnjë,  janë emërtuar por edhe lavdëruar si: institucione me staf shumë profesional, me orientime e qasje shumë  demokratike, transparente…në shërbim të Kosovës dhe qytearëve të saj!

Na kujtohen  shumë mirë, kur pas zgjedhjeve të para Parlamentare në Kosovën e pasluftës, me të madhe, flitej edhe  për blerje postesh, deri në pozitën e Zëvëndëskryemisnitrit e ministrash,duke u pëmendur edhe disa  shifra, që për atë kohë, ishin shuma të mëdha, kurse tash për tash, kur “polli mali”, për disa ish ministra e deputet, por edhe minsitra e deputet aktual, ato shifra janë “gjeparac”, gjë që vazhdoi edhe pas  zgjedhjeve të mëvonshme, dhe  kuptohet, përfoljet, nuk kanë pasur  të ndalur, por për ata që ishin në krye të institucioneve,atë kohë, por edhe tani të gjitha këto  janë deklarata ”gojëkëqinjësh” që lansojnë  këso (dez)informatsh,  pasi që emrimet dhe avansimet sipas tyre, gjithnjë  janë ba, në pajtim me rregullat dhe ligjet demokratike, dhe ate, sipas standarteve më të larta evropiane dhe në koordinim të plot me Brukselin dhe Vashingtonin, siq po deklaron edhe  me emrimet  e viteve dhe ditëve  të fundit, që po bëhën nga më i fuqishmi në këtë Kosovën tonë unike e demokratike , Kryemisnitri Thaci!

Pos në pozita  e poste tjera të rëndësishme institucioanle,(sipas të gjitha gjasave),ambasadorë, po bahen, edhe disa prej të cilëve, që  i injohim mirë, edhe para lufte, por edhe në këtë 12 vjeqar, të pasluftës, që fillimisht, vendin e kanë në karrigën e Gjykatës,e më vonë dihet…por  ja, po ndodh, ajo që po vazhdon, dhe po ndodhë gjithnjë, dhe në kontinuitet, dhe ate,  pa kurrfarë turpi e  përgjegjësie, po shpërblehen ata, si edhe  shumë të tjerë,  për punën që kanë bërë, jo për të mirën e Kosovës,por për individë dhe klane të caktuara, të cilët e kanë, dhe po e mbajnë  pushtetin në Kosovë.

Dihet, këso veprimesh dhe emrimesh, nuk mund të ndodhin, askund, ku ka rend e rregull, dhe ku respektohen ligjet e normat juridike të një shteti demokratik dhe me synim Europën, por kjo ndodh vetem aty ku shteti udhehiqet nga dora e fortë, apo  ku zbatohen “skenarët e politikës së natës”,  apo  thëne troq, kur cdo gjë është privatizuar dhe menagjohet strikt, pa respektuar asnjë normë ligjore.
Pra ,si duket pos PTK-së që akoma nuk është privatzuar,(me letra), apo ndonjë kompanie tjetë jo me ndonjë vlerë të madhe ,cdo gjë tjetër, në këtë Kosovë  kaherë, është në dorë të privatëve dhe piratëve!

Pra, mos të vonohemi,hajdeni ta shpallim Kosovën shtet privat(por mos të harrojmë, pa veriun)!

Edhe ky është një sukses.Bile, ia vlen edhe  ta festojmë, sepse edhe në këso oragnizime,për dikend  luan “talli”!

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)