29 Mars 2024

Shqiptarët si komb avancojnë në zbatimin e agjendës së gjelbër evropiane

Shkruar nga Ali Mehmeti

Për ata që ende nuk e kuptojnë vendimin e qeverisë në lidhje me gazsjellësin mund të shtrohet pyetja themelore.

Sikur ta kishim sot gazin në Kosovë, çka do bënim me të? Absolutisht asgjë! Pse?  

Gazsjellësi bëhet relativisht shpejt dhe lehtë. Distribuimi i tij gjer te konsumatori i fundit zgjat me dekada.

Ne ende nuk e kemi rrjetin elektrik, të ujësjellësit, kanalizimit në nivel të duhur.

Ende digjen shtëpitë nga problemet e pranishme në rrjetin elektrik – imagjinoni çfarë rreziku paraqet rrjeti i gazit!

As ndërtimi i termocentralit me gaz nuk mund të filloj para vitin 2029 (deklarata e ministreshës Rizvanolli).

Prodhimi i energjisë me gaz po ashtu ndot ajrin dhe është në kundërshtim me politikën e gjelbër evropiane.

Nëse nuk e respektojmë këtë politikë, atëherë gazi mund të prodhohet edhe nga thëngjilli. Në Obiliq ka ekzistuar reparti për prodhimin e gazit (gazifikimi).

Me këtë gaz janë furnizuar disa objekte industriale: hekurana e Shkupit, “Feronikeli”, industria e Trepçës në Mitrovicë dhe Vushtrri, sikurse kanë ekzistuar edhe disa gazpërçues.

Për prodhimin nëntokësor të këtij gazi nga thëngjilli, ka qenë e interesuar edhe firma e gjeneralit Wesley Clark.

Tek e fundit, shqiptarët si komb, janë përpara shumë shteteve tjera të Evropës në zbatimin e agjendës së gjelbër evropiane, sepse e gjithë energjia elektrike në Shqipëri në masë prej 5-6 GWh/vit prodhohet nga burimet e rinovueshme, që është uji, era dhe dielli, kurse në Kosovë prodhohet përafërsisht po aq energji elektrike,  ku vetëm 10% i takon energjisë së gjelbër. Pra, 60% me 40%  në dobi të energjisë së gjelbër!

Të harxhohen qindra milion, apo mbi një miliard euro sepse as çmimi nuk dihet, për një investim që nuk mund të përdoret edhe një kohë të gjatë, nuk besoj se do quhej nikoqirllëk, në situatë kur ato para mund të orientohen në arsim, shëndetësi dhe zhvillim të kapaciteteve tjera ekonomike që hapin vende të reja pune dhe kthejnë më shpejt kapitalin e investuar.   

Në një pikë, kritikët kanë të drejtë – distanca me Vlorën është më e gjatë sesa me Shkupin. Por këto investime janë strategjike dhe afatgjata.

Bëhen edhe për gjenerata të ardhshme, prandaj distanca (çmimi) është vetëm një faktor që duhet marrë në konsideratë krahas shumë e shumë faktorëve tjerë.

Siç shihet pra, tema është komplekse. Qeveria Kurti ka të drejtë që kërkon më shumë kohë për studim dhe analizë, që patjetër duhet të bëhet nga një ekip i ekspertëve kompetent të fushave të ndryshme.

 
   

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)