02 Qershor 2020

Shkrimet kritike dhe vitet e ferrit intelektual

Shkruar nga arch. Ylber Vokshi-Ylli

Kam pas bindje të thellë se me anën e shkrimeve kritike dhe konstruktive vetëm do të avancohet problematika hapësinore,urbane dhe arkitektonike në Kosovë dhe Shqipëri,asgjë e veçantë,ashtu veprohet në tërë botën progresive ku opinioni publik njoftohet në detale me këto dukuri të cilat e shqetësojnë tëre shoqërinë e tyre. Duke qenë i vetëdijshëm dhe në dijeni,për nivelin e shoqërisë tonë kam ushqye shpresa se shkrimet e mija do të kenë efekte minimale,por pas ma shume së 30 viteve është shumë e qartë se ato aspak nuk e kanë sensibilizuar opinionin publik shqiptar. Ata që kanë përgjegjësi me lejuar,përcjell dhe monitorua këto zhvillime hapësinore dhe urbane,si dhe bërësit e këtyre veprimeve (individët dhe kompanitë e ndryshme),nuk kanë vepruar si duhet.

Duke filluar nga viti 1977 kur me rastin e 40 vjetorit të lindjes së  arkitektit të madh botëror Korbizie- (Le Corbusier-Charles-Édouard Jeanneret),gazeta ditore e asaj kohe “Rilindja”më  botoi një shkrim me titull“Vizionar I Arkitekturës Bashkëkohore”. Ndoshta isha edhe nën ndikimin e profesorit tim Juraj Neidhard i cili kishte punuar së bashku me Le Corbusieun në ateljen e tij në Paris,që vendosa të shkruaj. I magjepsur me kulturën dhe artin që kultivohej në qytetin e dritave,disa muaj para hapjes solemne të qendrës kulturore Bobur dhe ekspozitës Paris-New York-Moskë e informova opinionin kosovar nga Parisi me një artikull ekskluziv në Rilindje (Maj 1978) me titull “Laboratorium Futuristik I Kulturës” kushtuar ndodhisë ma të madhe kulturore në botë asokohe,hapjes së pallatit të kulturës“Beauborg” (Bobur) i njohur si qendra Pompidou në Paris.

Pas luftës të gjithë ne u angazhuam për rindërtimin dhe ndërtimin e Kosovës së re të cilën e kishim ëndërruar me shekuj,por realiteti i viteve të pas luftës e demantoi atë. Faza emergjente e rindërtimi gati ishte përfunduar kur filluan të formohen institucionet shtetërore të Kosovës. Me krenari dhe me vetë dëshirë u inkuadrova në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) në gusht të vitit 2002. Me entuziazëm të madh dëshirova që tërë eksperiencën time profesionale ta ndaj me të tjerët me të vetmin ideal që edhe ne të përpilojmë dokumente të mirëfillta hapësinore dhe urbane si të gjitha shtetet tjera në botë.

Shumë shpejt  u binda për nivelin e punës dhe qëllimet e atyre që udhëhiqnin Ministrin. Shpresoja së gjërat do të përmirësohen por sot e kësaj dite kjo lëmi po nënçmohet nga të gjithë vendimmarrësit kosovar fare pa u brengosur për pasojat katastrofave të këtyre veprimeve. U anashkaluan të gjithë ekspertët e dëshmuar që ishin njohës të mirë të problemeve hapësinore dhe urbane e që me punën e ndershme dhe profesionale do të kishin kontribuar në punët madhore që e pritnin shoqërinë kosovare,duke marr parasysh shkatërrimet e mëdha psikike dhe fizike që ishin bërë nga ana e regjimit serb. Kurrsesi nuk pajtohesha me atë se çka ishte duke ngjarë në Kosovë,kurse personat përgjegjës në Ministri fare nuk reagonin thuaj së Kosova ishte tokë e askujt (no man’s land) përkundër vërejtjeve,sugjerimeve dhe kritikave konstruktive që iu bëja atyre,duke respektuar rendin shtëpiak të ministrisë por ishte kot,ishte ky gabimi ma i madh në jetën time profesionale.

Atëherë,në prill 2004, fillova të reagoi edhe publikisht me shkrime në opinion. “20 +1 pyetje  për  përgjigje”ishte njeri nga ato shkrime më rastin e përpilimi të “Planit strategjik 2004-2020 të zhvillimit urban të Prishtinës,të cilin në mënyrë të kundërligjshme e kishte aprovua asambleja komunale e Prishtinë, kurse MMPH fare nuk kishte reaguar përkundë asaj se ishin të informuar nga ana ime pasi i shifsha pasojat e një veprimi të tillë të Komunës së Prishtinës,që do të reflektoheshin në tërë Kosovën. Për fat të keq të tonin e të gjeneratave të ardhshme kjo edhe ngjau e për atë e kemi këtë situatë kaotike urbane në tërë Kosovën e posaçërisht në vendbanimet ma të mëdha të saj dhe kryeqytet. Çështjet urbane në Prishtinë në të ardhmen duhet analizuar në të gjitha aspektet pasi raste të tilla shumë pak ka në botën e civilizuar. Kam vazhduar me shkrime kritike si “Qytetet kosovare nën petkun e kulturës rurale” dhe “Planifikimi hapësinor i Kosovës dhe përfshirja në proceset evropiane” në vitin 2006 deri sa isha në Departamentin e Planifikimit Hapësinor si udhëheqës i Divizionit të Hulumtimeve.

Kur në fillim të vitit 2007 më larguan nga Ministria,si person i pa dëshirueshëm,nuk mu vazhdua kontrata e punës,atëherë tërësisht u binda se ku ishin qëllimet e tërë klasës politike të asaj kohë. Vazhdova të shkruaj për të gjitha dukurit negative që e shqetësonin shoqërinë tonë posaçërisht në fushën e urbanistikës. Të gjitha shkrimet e mija trajtonin në mënyrë kritike problemet e ndryshme hapësinore,urbane dhe arkitektonike,edhe me anën e letrave të hapura si dhe apeleve publike për të ndërmarr diçka për të ndalur këtë eufori dhe çmenduri urbane. Në muajin shtator 2007 me anën e një letre të hapur drejtuar Parlamentit, Qeverisë dhe Opozitës së ardhshme Kosovare kamë paralajmëruar “Vdekjen hapësinore,urbanistike dhe arkitektonike të Kosovës”. Pushtetet u ndërruan por askush nuk u brengos të trajtoi këto probleme që i shqetësonin banorët e Kosovës. Vazhduan ndërtimet dhe mbindërtimet pa leje në të gjitha qytetet e Kosovës pa u brengosur ata që e kishin obligim të ndalonin ato në të dyja nivelet shtetërore (MMPH dhe Komunat).

Kamë apostrofuar në shkrimet e mija devijimet urbane në kryeqytet, trajtimin e çuditshëm të shesheve qendrore në Prishtinë dhe Tiranë,ndërtimet “me leje”në Prevallë të Parkut nacional të Sharit,se si u trajtua caktimi i lokacionit për termocentralin “Kosova e re” dhe pasojat për banorët e kryeqytetit,se çka ngjau me hotelin Union në Prishtinë së fundi i djegur. Është interesant shkrimi i prillit 2008 “TOPHANE” vazhdimësi e ndryshimeve urbane të pa përgjegjshme! i cili këto ditë në pjesën e qendrës së kryeqytetit po realizohet. Vdekja e arkitektit Bashkim Fehmiu në vitin 2008 u regjistrua me një shkrim timin simbolik “Bashkim Fehmiut - kushtuar ati që e sfidoi kohën”. Kamë shkruar në mënyrë kritike për shumë probleme tjera hapësinore dhe urbane si ndërtimi i autostradës në Shqipëri dhe fillimi i saj në Kosovë,përpilimi dhe mos respektimi i ligjeve të urbanistikës,trajtimi zero i ndërtimeve me leje e pa leje me disa rregullore komunale,si dhe një apel Arkitektëve shqiptarë kudo që janë. Ajo që më kishte lënduar shumë në vitin 2000 ishte edhe likuidimi fizik i Kryearkitektit të Prishtinës z.Rexhep Luci vetëm se deshi të ketë rregull urban në Prishtinë,prandaj shkrimi imë “Vrasja e arkitektit” i botuar në dhjetorë 2009 kishte jehonë në tërë opinionin shqiptar pa dallim kufijsh duke u botuar në gazetat dhe portalet elektronike kryesore.

Problemet aktuale si trajtimi i qendrës protokollare të pa përfunduar në Germi,tërmetet e muajit mars,sheshet e dy kryeqyteteve shqiptare së bashku me problemin madhor hapësinor gjithëshqiptar të shprehur në partneritetin urban –rural,janë vetëm disa nga problemet madhore hapësinore dhe urbane qe në nivel të shtypit i kamë trajtuar duke tentuar të sensibilizoi opinionin për këto çështje.

Mirë e ka theksuar një mendimtar i madh se “sistemet e ndryshme politike shkojnë e vijnë por profesioni i arkitektit dhe urbanistit mbetet si avangardë e të gjitha shoqërive të civilizuara. Arkitektin dhe urbanistin e vërtetë e dallon pos tjerash dituria trimëria dhe sakrifica e jo ngarendja e verbër pas dikujt që punon keq. Për këtë ata duhet poseduar së pari kualitete njerëzore pastaj profesionale,atë duhet merituar me punë profesionale e jo me veprime të çoroditura të cilat po dominojnë në tërë hapësirën shqiptare”.

Ishin këto një pjesë e vogël e shkrimeve mija profesionale të botuara në shtypin e Prishtinës dhe Tiranës e të cilët domosdo do të kenë efekte pozitive në të ardhmen. Për momenti po duken të pa rëndësishme pasi shoqëria shqiptare me shekuj i ka neglizhuar këtë problematik,për atë jemi ku jemi.

Në fund më duhet të shprehi një falënderim të veçantë për shtypin shqiptar të shkruar dhe elektronik, që më ka botuar shkrimet e shumta kritik,edhe se në disa raste,pa nevojë të motivuara me përkatësit partiake dhe klanore,për fushën e arkitekturës,urbanizmit dhe planifikimit hapësinor në Kosovë dhe Shqipëri.                 

Kalendari

Ngjarjet e datës 2 Qershor 2020 - Mbahet mbledhja e Kryesisë së Kuvendit në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e 61 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit. (Ndërtesa e Kuvendit, salla  C-301, ora 10:00 - mbledhja do të mbahet pa prezencën e mediave)

- Lëvizja Vetëvendosje nisë mbledhjen e nënshkrimeve për peticion “Duam Zgjedhje” (Sheshi “Nënë Tereza”, ora 10:00)

- Mbahet seanca e tretë e Kuvendit të Komunës së Gjilanit. (Holli i Gjimnazit Natyror “Xhavit Ahmeti” në Gjilan, ora 10:00) 

- Në kuadër të Javës së Gjelbër, Komuna e Prishtinës do të organizojë mbjelljen e drunjëve në lagjen Dardania. (Lagja Dardania, ora 11:00)

- Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike, shqyrton Raportin vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2019. (Ndërtesa e Kuvendit, C203, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës ku pas mbledhjes, kryetari i LDK-së, Isa Mustafa mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së, ora 16:30)