19 Prill 2024

Shkoni atje nga erdhët

Shkruan: Zenel Latifi 

Si të kërkoj barazi dhe ekuilibër në një vend të çrregulluar dhe diskriminues, ku asgjë nuk shkon si duhet dhe asnjëherë nuk ka qetësi!?

MPB-ja shtiret kinse po mban drejtësi dhe po gjykon me drejtësi, mirëpo veprat e saja janë shumë të pakuptueshme për ne. Ajo dëshiron t’i dënojë me 1-5 vjet burg aktivistët e ‘Iliricum Libertas’ për shkak të vizatimit në grafit të hartës së Shqipërisë Etnike në dalje të Tetovës se kinse po nxitkan urrejtje etnike, kurse grupi i tifozëve ‘Komitët’ ka lëshuar slogane dhe ofendime me baza nacionale ndaj shqiptarëve në stadiumin Gjorçe Petrov ku Vardari dhe grupi i tyre i tifozëve ‘komitët’ kishin përballë një skuadër jo shqiptare, Ohrin 2004, sërish nuk munguan thirrjet ofenduese ‘shqiptari i mirë, shqiptari i vdekur’ apo ‘dhoma gazi për shqiptarët’ etj, MPB-ja i harron këto dhe kthehet kah një vepër e shqiptarëve e cila për nga penaliteti është më e lehtë se sa ato të maqedonëve.

Veprat e tyre anti-shqiptare nuk kanë fund, ku ata nuk harruan as fyerjen edhe më të rëndë “Le ta kuptojnë shqiptarët e mallkuar se emri maqedonas nuk do të  zhduket”. Kjo për ministrinë e punëve të brendshme peshon shumë pak, sepse u veprua nga të mallkuarit maqedonas, që epitetin e tyre negativ dëshirojnë të ia vendosin autoktonit që jeton me mijëra vite në këto vise me traditë dhe me zakone të zhvilluara.

 Huliganizmi i tyre nuk ka mbarim. Në ndeshjen që Maqedonia e zhvilloi me Çekinë, nuk munguan skandalet dhe fyerjet anti-shqiptare, ku lojtarët e kombëtares së Maqedonisë bashkë me tifozët fyenin shqiptarët.

Gjersa në Nish shkruhen parulla nga ana e serbëve që Maqedonia është tokë serbe dhe po të njejtët provokojnë Maqedoninë me flamuj grek dhe nuk e njohin kishën ortodokse të Maqedonisë, gjersa Greqia mohon identitetin e maqedonasve bashkë me emrin e vendit, gjersa Bulgaria mohon gjuhën dhe historinë si dhe thotë që Maqedonia është vend i Bullgarise, tifozët e Maqedonisë mllefin e pakuptueshëm e drejtojnë drejt shqiptarëve edhe pse luajnë me Suedinë, Gjermaninë, Çekinë.

Unë iu them të gjithë juve se ju jeni ende të paedukuar ashtu siç erdhët nga malet ruse, ju nuk e meritoni Bashkimin Europian, ju nuk dini cfarë është civilizimi dhe iu kisha preferuar të shkoni e të jetoni në mal, sepse atje e keni vendin, juve iu shkon për shtati shkopi i bariut në dorë dhe ruajta e lopëve.

E treguat veten se kush jeni, treguat se jeni shumë primitivë dhe të pacivilizuar. Me juve nuk ka bashkëpunim dhe bashkëjetesë, me juve nuk ka as marrëveshje, nuk merrni vesh me fjalë, sepse jeni mësuar të “hani dajak” si kafshë, juve ju frikëson vetëm pushka sepse racioja e juaj nuk logjikon si njeri. Andaj ju me shqiptarët nuk keni asnjë punë, na leni rehat neve, sepse nuk jeni njerëz të nivelit tonë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)