17 Janar 2019

Shkalla e përshtatjes së vullnetit të popullit

Shkruar nga Ali Hertica

Këtu futen organet e zbatimit dhe administratave,që kujdesen për deyrat praktike të qeverisjes, si taksat doganore dhe drejtësia mbrojtëse etj.

Pjesa tjetër është kushtetuta,e cila tregon vendin që zë pushteti legjislativ dhe raporti midis pushtetit legjislativ dhe raportit midis pushtetit të tij ekzekutiv.

Të dyja pjesët mund të jenë objekt për vlersësim utilitar.Çështja është se a do të munden të dyja sistemet të rritin mirëqenjen shoqërore,duke përmbushur dëshirat e njerzëve në një shkallë sa më të lartë.

Filozofia interesohet më tepër për parimet kushtetuese,sesa për pushtetin ekzekutiv dhe administratën,prandaj do të përqendrohemi në temën e parë.

Si duhet të jetë ligjislacioni,përgjegjëja është se duhet të pasqyrojmë dëshirat e popullit të shumicës e jo pakicës siç janë serbët dhe përfqësuesit e tyre në parlament ku paguhen nga taksa e qytetarit dhe  çdo herë thërrasin ,,Kosova i Metohija,, igjet e mira janë ato që përmbushin dëshirat e njerëzve,më sakësisht,ligjet duhet të jenë në përputhje me vullnetin e shumicës.

Më pas do ta shohim se filozofia politike nuk është aq e mrekullushme pas këtij saktësimi,po përkohësisht do ta lëmë ashtu siç është dhe e dëshirojnë shumë liderë kosovar.

Shkalla e përshtatjes së vullnetit të popullit më përmbushjen e ligjeve varet nga mundësia që ka ai për të marrë pjesë në nxerrjen e këtyre ligjeve.

Sa më e gjerë të jetë pjesëmarrja popullore ,aq më tepër do të pasqyrojnë legjislacionin vullnetar të popullit,sa kohë që janë në veprim kushtet të tilla.

Ky quhet argument utilitar i demokracisë.Në këtë rast duhet t’i kushtojmë vëmendje rezervës sa kohë që veprojnë kushtet e tilla,sepse do t’i kthehemi përseri.

Për të siguaruar ruajtjen e interesave gjatë marrjes së vendimeve dhe nxerrjen e ligjeve,njerëzit duhet t’i shfaqin këto interesa gjatë procesit të vendimarrjes.

Ata duhet të thonë se çfarë duan,prandej duhet demokraci.Të gjithë duhet të kenë të drejtë t’i shprehin problemet e tyre.

Shkaku nuk është se një monarki absolute,ose një elitë politike shfrytëzon gjithmonë mungesën e të drejtave të qytetarëve siç shfryëtzohen në Kosovë, dhe nuk e sheh interesin e tyre.

Ka një shpjegim shumë më të pafajshëm,ekziston gjithmonë rreziku që interesat e tyre që janë jashtë të kapërcyshme dhe ,në qoftë se nuk ndodh kjo,ka megjithatë,një lloj rreziku që këto interesa të shikohen me një sy tjetër nga ç’do të dëshironim t’i shikonim të interesuarit vetë.

Argumenti utilitarist,duke e idealizuar problemin,e quan demokracinë e drejpërsedrejtë si formën më të mirë të qeverisjes,si një qeverisëje popullore e hapur ,ku të gjithë qytetarët kanë të drejtë të marrin pjesë në nxjerrjen e ligjeve dhe vendimeve politike kur është në pytje sovraniteti i shtetit.

Sa më shumë të drejta që të ketë një njeri,aq më shumë mundësia krijohet për të nxitur çështjen e tij.Kështu që demokracia e drejtëpërsdrejtë mund të zbatohet shumë rrallë në shoqërinë kosovare.

Kalendari

Ngjarjet e datës 17 janar 2019 - Kryeministri Ramush Haradinaj bën homazhe te Shtatorja e Gjergj Kastriotit Skënderbeut, me rastin e 550 vjetorit të vdekjes. (Shtatorja e heroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Prishtinë, ora 9:00)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët e komunës së Malishevës. (Gjimnazi “Hamdi Berisha” në Malishevë, ora 9:15)

- Ministri i Financave Bedri Hamza dhe udhëheqësi i Divizionit për Slloveninë, Kroacinë, dhe Ballkanin Perëndimor në Bankën Evropiane për Investime Matteo Rivellini nënshkruaj Marrëveshje Grant për Mbështetje të Projektit për Ndërtimin e Autostradës Kijevë-Zahaq. (Ndërtesa e  Qeverisë, kati 11, ora 9:30)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët në çerdhen e komunës së Malishevës. (Objekti i çerdhes në Malishevë, ora 9:45)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj zhvillon takim pune me përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane. (Hotel Emerald, ora 10:00)

- Misioni i OSBE-së do të publikojë raportin mbi gjendjen e strehimoreve për viktimat e dhunës në familje në Kosovë. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:15)

- Kryetari i Sindikates së Bashkuar të Arsimit, Shkencës, Rrahman Jasharaj do t'i vizatoj grevistët e shkollës fillore “Ganimete Tërbeshi” në Astrazub të komunës së Malishevës. (Astrazub, ora 10:40)

- Administrata Tatimore e Kosovës nesër do të shënoj 19 vjetorit të themelimit të saj. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguesve, ish-ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00)

- Mbahet takimi i përbashkët në mes kryetarit të Komunës së Gjilanit Lutfi Haziri dhe Kryeshefit Ekzekutiv të KRU"Hidromorava" Muhamet Suliqi, du do të zyrtarizohet Njësitit për Implementimin e Projektit - Impiantit dhe Kolektorëve  për ujëra të zeza. (Zyra e Kryetarit Haziri, ora 11:00)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në shënimin e 19-vjetorit të themelimit të Administratës Tatimore të Kosovës. (Qendra e Shërbimit të Tatimpaguese, ish ndërtesa e Gërmisë, ora 11:00)

- Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, do të bëjë hapjen zyrtare të Zyrës për programin “Evropa Kreative Kosovë”. (Biblioteka Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, ora 11:00)

- Nën organizimin e Grupit Parlamentar të LDK-së dhe Kryetarit të Komunës së Pejës Gazmend Muhaxherit në 17 vjetorin e vrasjes, organizohen homazhe në nderim të jetës dhe veprës së ish-deputetit të Republikës së Kosovës, Komandantit të Shtabit Rajonal Rugova, Heroit Smajl Hajdaraj. (Tek varrezat e fshatit Zahaq të Pejës, ora 12:00)

- Në 37 vjetorin vrasjes së heronjve të kombit Jusuf e Bardhosh Gërvalla, Grupi Parlamentar i LDK-së, në nderim të jetës dhe veprës së tyre do të vendos kurora lulesh tek varrezat e heronjve. (Fshati Dubovik në Deçan, ora 12:30) 

- Kryeministri Ramush Haradinaj pret në takim Komisionerin Evropian për Politika të Fqinjësisë dhe Negociata të Zgjerimit, Johannes Hahn. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:45 - vetëm pamje)
 
- Kryeministri Ramush Haradinaj merr pjesë në ceremoninë e organizuar me rastin e përmbylljes së aktiviteteve në 550 vjetorin e Vitit Mbarëkombëtar të Skënderbeut. (Sheshi 21, ora 18:00)

- Dega e LDK-së në Pejë do të bëjë ndezjen e qirinjve në vendin e vrasjes te ish-deputetit të Republikës së Kosovës, Komandantit të Shtabit Rajonal Rugova, Heroit Smajl Hajdaraj. (Lagja “Fidanishte” në Pej, ora 19:50)