30 Shtator 2020

SHBA dënojnë nxjerrjen e jashtëligjshme të informacionit

Shkruar nga Hillary Clinton

Dëshiroj të marr pak kohë për të diskutuar raportimet e fundit të lajmeve për dokumente të klasifikuara që janë nxjerrë në mënyrë të jashtëligjshme nga kompjuterët e qeverisë së SHBA-ve. Në bisedat e mia me homologët nga e gjithë bota, si dhe në takimin që pata më herët sot me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Davutoglu, kam pasur diskutime shumë të frytshme mbi këtë çështje.

Shtetet e Bashkuara dënojnë fuqimisht nxjerrjen e jashtëligjshme të informacionit të klasifikuar. Një gjë e tillë vë në rrezik jetët e njerëzve, kërcënon sigurinë tonë kombëtare dhe minon përpjekjet tona për të punuar me vende të tjera për të zgjidhur probleme që i ndajmë bashkë.

Kjo Administratë po çon përpara një politikë të jashtme energjike, të përqendruar mbi përparimin e interesave kombëtare të Amerikës dhe udhëheqjen e botës për të zgjidhur sfidat më komplekse të kohës sonë, nga riparimi i ekonomisë globale, tek ndalimi i terrorizmit ndërkombëtar, tek ndalimi i përhapjes së armëve , deri tek avancimi i të drejtave të njeriut dhe vlerave universale. Ne jemi duke punuar me partnerë në çdo vend të botës dhe në çdo rajon të botës për t’u marrë me këto synime.

Le të jemi të qartë: kjo nxjerrje e të dhënave nuk është vetëm një sulm ndaj interesave të politikës së jashtme të Amerikës. Është një sulm kundër bashkësisë ndërkombëtare – aleancave dhe partneriteteve, bisedave dhe negociatave, të cilat ruajnë sigurinë globale dhe çojnë përpara begatinë ekonomike.

Jam e sigurt që partneritetet që Administrata e Presidentit Obama ka punuar aq shumë për t’i ndërtuar do t’i përballojnë kësaj sfide. Presidenti dhe unë i kemi bërë këto partneritete një përparësi – dhe jemi krenarë për përparimin që ato kanë ndihmuar të arrihet – dhe ato do të mbeten në qendër të përpjekjeve tona.

Nuk do të komentoj dhe as do të konfirmoj ato që pretendohet të jenë telegrame të vjedhura të Departamentit të Shtetit. Por, mund të them që Shtetet e Bashkuara ndjejnë keqardhje të thellë për nxjerrjen e çfarëdo informacioni që synohej të ishte i besueshëm, përfshi bisedat private midis homologëve apo vlerësimet dhe vëzhgimet personale të diplomatëve tanë. Dua të bëj të qartë që politika jonë e jashtme zyrtare nuk përcaktohet me anë të këtyre mesazheve, por këtu në Uashington. Politika jonë e jashtme është çështje e të dhënave publike, siç pasqyrohet në deklaratat dhe veprimet tona anembanë botës.

Do të shtoja gjithashtu për popullin amerikan dhe për miqtë e partnerët tanë, dua të dini që ne jemi duke ndërmarrë hapa agresivë që ata që vodhën këto informacione të mbahen përgjegjës. Kam udhëzuar që të ndërmerren veprime specifike në Departamentin e Shtetit, përveç masave të reja të sigurisë në Departamentin e Mbrojtjes dhe tjetërkund për të mbrojtur informacionin e Departamentit të Shtetit në mënyrë që kjo lloj shkeljeje të mos ndodhë më kurrë përsëri.

Marrëdhëniet midis qeverive nuk janë i vetmi shqetësim që është krijuar nga botimi i këtyre materialeve. Diplomatët e SHBA-ve takohen me punonjës vendas të të drejtave të njeriut, gazetarë, udhëheqës fetarë, dhe të tjerë jashtë qeverive që ofrojnë vëzhgimet e tyre të çiltra. Këto biseda gjithashtu mbështeten mbi besimin dhe konfidencën. Për shembull, nëse një aktivist kundër korrupsionit ndan informacion mbi shkelje zyrtare apo nëse një punonjës social përcjell dokumentacion mbi dhunën seksuale, nxjerrja e identitetit të atij personi mund të ketë pasoja të rënda: burgosje, tortura, madje edhe vdekje.

Prandaj, cilado qofshin motivet për përhapjen e këtyre dokumenteve, është e qartë që nxjerrja e tyre paraqet rreziqe të vërteta për njerëz të vërtetë dhe shpesh pikërisht ndaj atyre njerëzve që ia kanë kushtuar jetën mbrojtjes së të tjerëve.

Jam në dijeni që disa gabimisht mund t’i përshëndesin përgjegjësit, ndaj dua të sqaroj gjërat: Nuk ka asgjë për t’u përgëzuar në rrezikimin e njerëzve të pafajshëm dhe nuk ka asgjë trime kur saboton marrëdhëniet paqësore midis kombeve mbi të cilat varet siguria jonë e përbashkët.

Në histori, ka pasur shembuj në të cilat sjellja zyrtare është bërë publike në emër të ekspozimit të shkeljeve apo kundërvajtjeve. Ky nuk është një prej atyre rasteve. Përkundrazi, ajo që po nxirret në publik në këtë mori dokumentesh është fakti që diplomatët amerikanë po bëjnë punën që ne presim prej tyre. Ata po ndihmojnë të identifikojmë dhe parandalojmë konfliktet përpara se të fillojnë.

 Po punojnë fort çdo ditë për të zgjidhur probleme të rënda praktike – për të siguruar materie të rrezikshme, për të luftuar krimin ndërkombëtar, për të ndihmuar mbrojtësit e të drejtave të njeriut, për të rivendosur aleancat tona, për të siguruar stabilitetin ekonomik global. Ky është roli që Amerika luan në botë. Ky është roli që diplomatët luajnë teksa i shërbejnë Amerikës. Dhe kjo duhet ta bëjë secilin prej nesh të ndihet krenar.

Puna e diplomatëve tanë nuk është në të mirë vetëm të amerikanëve, por edhe të miliarda të tjerëve anekënd globit. Përveç rrezikimit të individëve të veçantë, nxjerrje si kjo çjerrin pëlhurën e funksionimit të duhur të qeverisjes së përgjegjshme.

Njerëzit me mirëbesim e kuptojnë nevojën për komunikime të ndjeshme diplomatike, si për të mbrojtur interesat kombëtare ashtu edhe interesin e përbashkët global. Çdo vend, përfshi Shtetet e Bashkuara, duhet të jetë në gjendje të kryejë biseda të çiltra mbi njerëzit dhe kombet me të cilat merren.

Dhe, çdo vend, përfshi Shtetet e Bashkuara, duhet të jetë në gjendje të kryejë dialog të ndershëm, privat me vende të tjera për çështje që përbëjnë shqetësim të përbashkët. E di që diplomatët anembanë botës e ndajnë këtë pikëpamje – por kjo nuk është diçka unike për diplomacinë.

Pothuajse në çdo profesion – në avokati apo gazetari, financë apo mjekësi apo akademi apo udhëheqje të një biznesi të vogël – njerëzit mbështeten tek komunikimet e besueshme për të kryer punën e tyre. Ne mbështetemi tek hapësira e besimit që krijon konfidencialiteti. Kur dikush e shkel këtë besim, atëherë për të gjithë ne është më keq për shkak të kësaj. Ndaj, pavarësisht nga retorika që kemi dëgjuar ditët e fundit, komunikimet konfidenciale nuk iu kundërvihen interesave publike. Ato janë themelore për aftësinë tonë për t’i shërbyer interesave publike.

Në Amerikë, mirëpresim debatin e mirëfilltë mbi çështjet e ditës të politikës publike. Kemi zgjedhje mbi to. Kjo është një prej pikave më të forta të demokracisë. Është pjesë e asaj çka jemi dhe është përparësi për këtë Administratë. Por, vjedhja e dokumenteve të besueshme dhe pastaj, nxjerrja e tyre pa marrë parasysh pasojat nuk i shërben të mirës publike dhe nuk është mënyrë për t’u angazhuar në debat të shëndoshë.

Ditëve të fundit, kam folur me shumë prej homologëve të mi në botë dhe të gjithë kemi rënë në një mendje se do të vazhdojmë të përqendrohemi mbi çështjet dhe detyrat që kemi përpara. Në këtë frymë, Presidenti Obama dhe unë mbetemi të përkushtuar ndaj bashkëpunimit frytdhënës me partnerët tanë teksa punojmë të ndërtojmë një botë më të mirë dhe më të begatë për të gjithë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 30 Shtator 2020 - Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione takohet me Komision me përfaqësuesit e Komisionit  qeveritar për njohjen e statusit të ish të dënuarve dhe ish të përndjekurve politikë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Prishtina Mall”. (Zona industriale Prishtinë - Lipjan, tek rrethi i QMI-së, ora 10:00)

- Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë organizon publikimin e raportit “Indeksi Kosovar i Reziliencës-Ekstremizmi i Dhunshëm në Kosovë: Çfarë mund të mësojmë nga rezilienca në komunitet?” (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

- Mbahet mbledhja e katërt e rregullt për vitin 2020 të Kuvendit Komunal të Prizrenit. (Salla për mbledhjet e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, tek “Shtëpia e Bardhë”, ora 10:00)

- Instituti Demokraci për Zhvillim organizon ceremoninë e nënshkrimit të Memorandumit të Bashkëpunimit për Procesin Zgjedhor. (Hotel Swiss Diamond, ora 10:00)

 - Komisioni për Ekonomi, Punësim, Tregti, Industri, Ndërmarrësi dhe Investime Strategjike shqyrton raportin vjetor të Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut dhe të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10,, ora 11:00)

- Lëvizja Vetëvendosje mban konferencë për media. (Zyrët e LV-së në Arbëri, ora 11:00)

- Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi nesër zhvillon vizitë në Komunën e Drinasit. (Ambientet e Komunës së Drinasit, ora 11:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Ciao Berto”. (Magjistralja Prishtinë - Mitrovicë, km2, ora 11:30)

- Grupi i aktorëve të Prishtinës do mbajnë protestë pasi që kërkesat e tyre të deritanishme nuk janë realizuar. (Para objektit të vjetër të Komunës së Prishtinës, ora 12:00)

-  Komisioni për Buxhet dhe Transfere shqyrton në parim i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për financimin e subjekteve politike si dhe Ligjin për zgjedhje të përgjithshme në Republikën e Kosovës si dhe shqyrton raportin Vjetor të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës. (Ndërtesa e Kuvendit, salla C203, ora 13:00)
 
- Administrata Tatimore e Kosovës së bashku me Oden Ekonomike të Kosovës do të vizitojnë biznesin “Lesna”. (Rruga Lidhja e Pejës nr. 133 10000, ora 13:00)

-  Komisioni për Integrim Evropian shqyrton programin Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit, i ftuar Zëvendëskryeministri Driton Selmanaj. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:30)

- Fondacioni Shtatëmbëdhjetë organizon edicionin e tretë të Metamorphosis. (Objekti i Kryqit të Kuq, në rrugën "Xhemajl Prishtina", nr.36 te RTK-ja te pazari, ora 16:30)

- Në kuadër të javës së tretë të programit publik në Festivalin e Arkitektures në Kosovë. (Drejtperdrejt në faqen facebook-ut të Festivalin e Arkitektures, ora 18:30)