29 Mars 2024

Sforcimi përballë sfidës së fituar

Shkruar nga Besnik Rama

Zgjedhjet lokale në vendin tim, pritet të kenë një interes ndërkombëtar si asnjëherë tjetër. Sinjale burimore konfidenciale më bëjnë të njohur se shumë vëzhgues do të pozicionohen në Shqipëri për të monitoruar zgjedhjet e 8 majit. Ngërçi politik i krijuar në vend, jo vetëm që ka përçarë klasën politike, por ka krijuar edhe përplasje mes shqiptarëve, qartazi prezantoj para jush ngjarjet e 21 janarit.

Me shpresën tek Zoti dhe forcën e robit (popullit tim) kam besimin e plotë se këto zgjedhje do të shkojnë më së miri. Interesin më të madh për të dy subjektet kryesore në vend e zënë bashkitë e mëdha të vendit, të cilat tregojnë edhe superioritetin e palëve respektive.

Kryeqendra e Shqipërisë, Tirana ime e dashur pas shumë e shume vitesh ndodhet në një trazirë të paparë me vehten e saj. Në fakt, fillimi i epokës së Edi Ramës ishte pozitive. Ai ndërtoi një qytet, të cilin e vizituan mjaft europianë, por gradualisht ambicia për pushtet e steriotipeve të tillë që të ngjajnë me personazhet e Shekspirit, nxjerrin në dukje anët e errëta dhe zërin e ndërgjegjes.

E ky zë trumbetoi ndër vite fuqishëm. Me pak fjalë, qytetarët e Tiranës janë lodhur dhe stërlodhur nga vështirësia e jetës, makutëria e pushtetit lokal në taksa, mospërballimi i jetës nga pensionistët etj.

Vështirësi të shumta ndeshin çdo hallkë e zinxhirit shoqëror. Tirana është kthyer në qendrën botërore të mjegullnajës së tymit të zi dhe betonizimit të ca mafiozëve, me të cilët Rama është lidhur jashtëzakonisht shumë kohët e fundit.

Ato kanë financuar zgjedhjet e 2009 për Partinë Socialiste dhe nuk i ndahen Ramës, duke i zhvatur shumë leje ndërtimi dhe madje m’u në mes të Tiranës, duke e kthyer këtë të fundit në një “fekale” sociale.

Në këto zgjedhje vihet re qartë sforcimi i radhës së kupolës së selizë rozë, duke u rezervuar kujdesshëm për kandidatin e saj, të cilin do ia vendosin përballë djalit të ri dhe me perspektivë të propozuar nga Partia Demokratike, Lulzim Basha. Njeriu i cili me punën e tij dha shumë në çdo dikaster ku punoi, duke lënë pas vepra gjigande, të cilat historia do ia dëshmojë fëmijëve tanë mrekullisht.

Sforcimi i selisë rozë për gjetjen e kandidatit sfidues përballë Lulit, veçse përkon me një vonesë të pështirë, pasi humbja është thuajse e sigurtë. Kandidati i Partisë Demokratike gëzon respektin dhe mirënjohjen e qytetarëve dhe është simbol për ta i mirëkuptimit, angazhimit, ndarjes së përgjegjësive, ndarjes së kompetencave, punës së çmuar, guximit ambicioz, trimërisë dhe vendosmërisë në çdo lloj hartimi të një strategjie, tek e cila kapet fort dhe përherë di vetëm të fitojë, e humbjen asqë e dërgon ndonjëherë në mendjen  e tij.

Në këto zgjedhje edhe pse diaspora nuk është e mundur që të votojë, segmentët shoqërore që ne shqiptarët kemi ndërtuar në Gjermani dhe perëndim do të jenë ndihmës së fushatës së kandidatit fitues.

Kjo vjen për arsye se populli me anë të sondazheve ka vlerësuar z. Basha më të pëlqyeshëm se çdo figurë “surprizë” që mund të dalin nga selia e PS. Qytetaria e do një djalosh të tillë dhe emigrantët në diasporë do të jenë kontribues në fitoren e qytetarëve, e cila kalon përmes kandidaturës së Lulzim Bashës.

Thasët me miell, pakot me cigare që mbartin monedha të ndyra pesëlekëshe, tingujt muzikorë në organizimin e festave në mbledhjen e rinisë, kodoshllëku i pashoq, antifetarizmi, por edhe shumë vese të tjera do të jenë pengues, madje dëmtues të Partisë Socialiste dhe lidershipit të saj aktual.

Fushata e tyre me paratë e taksapaguesve, drogës, prostitucionit, kontrabandës, evazionit fikal, taksimit të dyfishtë apo lejeve të panumërta të ndërtimit nuk do të mund të shesin votën e popullit tim.

“Qafirët” dhe kokërrjepurit nuk janë nga ne. Ato që shesin vehten dhe votën e tyre, si një përgjegjësi dhe obligim kushtetues qytetar me vlerën e mbi 5000 lekëve, ai thjesht nuk është njëri syresh.

Nuk është nga ne. Ai është nga ata. Ai mundet të jetë serb apo grek, nga ato që kanë bërë dhe pretendojnë të bëjnë krime në Shqipërinë tonë të dashur. Dhimbja është e thellë, porse populli është përgjegjës. Vota është e shenjtë dhe shenjtëria e tij do kalojë pastër në adresë të djalit të perspektivës dhe angazhimit të drejtimit me duar të pastra të jetës së vendit, Lulzim Bashës.

Së fundi, shpresoj që Rama të tërhiqet nga një garim i mundshëm. Do të ndjeja fatkeqësi nëse një nga liderët e së majtës do të pësonte sulmin e fundit, i cili do e nxjerr totalisht nga skena dhe jeta politike.

Më mirë është që këtë radhë të sakrifikohet dikush tjetër, i cili nuk është se ka kontribuar edhe aq brenda së majtës, në mënyrë që figura e tij mos të krijojë pështjellim marramëndës tek Partia Socialiste.

Entusiazmi i shtirur dhe sforcimi i socialistëve do të vihen përballë sfidës së hapur nga Lulzim Basha, e ku fitorja do të jetë pa diskutim pronë e tij, e nga kjo pronë ai detyrohet të ndajë me kryeqytetasit zhvillimin më të madh që ka njohur kryeqytetit ndonjëherë, duke ia ndërruar krejtësisht faqen nga betonizimi “ramian” në një të ardhme të sigurtë dhe plot gjelbërim.

 (Autori eshte Kryeredaktor & Botues i Nacional Albania)

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)