25 Prill 2024

Sfida e integrimit

Shkruar nga Besim Beqaj

Procesi i integrimit evropian është prioriteti kryesor kombëtar i Republikës së Kosovës. Per kete qellim, Qeveria ka ndermarre reforma të thella politike, ekonomike e shoqerore, te cilat po e pergatitin vendin per te ndjekur rrugen me te shkurter drejt anëtarësimit në BE.

Kosova është shteti me i ri ne rajon dhe si rrjedhoje vendi me i ri qe ka filluar procesin e integrimit europian. Tre vitet e kaluara, që nga shpallja e pavarësisë, ishin vitet e pozicionimit politik rajonal dhe ndërkombëtar të shtetit më të ri demokratik në botë, vite kur Kosova mori konfirmimin juridik dhe politik nga GJND dhe Asambleja e përgjithshme e OKB, kur Kosova u bë anëtare e FMN dhe BB dhe pjese e shume nismave tjera, të cilat i hapen rrugën e parneritetit drejt integrimit në strukturat euroatlantike.

Përkundër sfidave te shumta në ndërtimin e shtetit dhe institucioneve, Kosova ka shënuar progres te dukshem në sfiden e saj me te madhe, procesin e e saj drejt integrimt evropian, qartazi te vleresuar nga strukturat politike e administrative te BE. Ky eshte një proces i gjatë, mjaft kompleks por natyral per gjithë shoqërine kosovare dhe institucionet e Kosoves.

Prandaj Qeveria ka adaptuar qasjen se procesi i integrimit Europian nuk është detyrë e një Ministrie apo një Qeverie, por është detyre e vazhdueshme e të gjitheve, pushtetit qendror, pushtetit lokal, shoqerise civile, medias,  qe kërkon angazhim profesional në nivel vendi, duke pasur në vëmendje të veçantë qytetarin dhe perspektiven e tij.

Me kete qasje, ky proces ka filluar mbarë me perafrimin e legjislacionit, me nje sere reformash te sukseseshme ne sektore te ndryshem, si dhe me nje ndergjegjesim gjithnje ne rritje mbi detyrat e metejshme qe kemi per te zgjidhur me pjesemarrjen e te gjitheve ne kete proces.

Liberalizimi i vizave

Levizja e lirë është me interes jetësor për vendin tonë. Ajo do te mundesoje udhëtimin lirshëm te te gjithe qytetareve te Kosoves, do t`i mundësoje studenteve kosovare të udhëtojne pa pengesa për qëllime studimore dhe kulturore, artistive dhe shkencëtareve tanë të promovojnë veprat artistike dhe shkencore të Kosovës, sipërmarrësve të kërkojnë mundësi të reja biznesi në BE, gazetareve tanë të përvetësojne praktikat më të mira të gazetarisë hulumtuese profesionale, shoqërisë civile të zgjerojë rrjetin e saj për të shkembyer vlera të reja me BE-në.

E thënë më thjeshtë, Kosova në BE do të mund të sjellë vlera njerëzore dhe praktike por edhe do të mund të huazojë e pershtase praktika qe do te ndikojne drejtperdrejt ne pershpejtimin e ritmeve te zhvillimit te vendit tonë.

De jure, strategjia mbi liberalizimin e vizave shënon fillimin e plotësimit te detyrimeve që rrjedhin nga ky proces. Sfida kryesore e Qeverise se Kosoves dhe e institucionit qe une drejtoj eshte permbushja e detyrimeve  në një afat kohor më të shkurtër se sa vendet tjera të rajonit.

Pergjegjesia e larte me te cilen po ndiqet cdo detyre dhe arritjet e deritanishme me shtyjne te deklaroj me bindje te plote se ky angazhim do të behët realitet.

De facto, puna dhe përpjekjet e Qeverise ne këtë drejtim janë shume më të hershme. Nga viti 2008 deri 2010 eshte punuar për plotësimin e kushteve për liberalizimin e vizave nëpërmjet zbatimit të Planit të Veprimit për Partneritet Europian dhe takimeve sektoriale të Mekanizmit Përcjellës të Stabilizim Asociimit.

Në fund të vitit 2009, Komisioni Europian propozoi liberalizimin e vizave me Kosovën. Në korrik 2009, Qeveria e Kosovës miratoi në mënyrë të njëanshme udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave.

Në aspektin legjislativ, është miratuar Ligji për Ri-pranim dhe ndryshimi i Ligjit për Dokumentet e Udhëtimit. Është miratuar Ligji për Mbrojtjen e të Dhënave Personale dhe janë emëruar anëtarët e Këshillit të Agjencisë Kombëtare për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Janë miratuar më shumë se 30 akte ligjore dhe nënligjore me qëllim zbatimin e legjislacionit primar në fushën e liberalizimit të vizave.

Gjatë vitit 2010 janë nënshkruar, gjithashtu, marrëveshjet e ri-pranimit me Shqipërinë, Belgjikën, Francën, Maqedoninë Zvicrën, Austrinë, Gjermaninë, Danimarkën, Norvegjinë,  dhe janë drejt përfundimit negociatat me Slloveninë, Hungarinë, shtetet e Beneluksit dhe Cekinë.

Qeveria ka miratuar Strategjinë e rishikuar për Ri-integrimin e Personave të Riatdhesuar dhe Planin përkatës të Veprimit. Janë ndarë 500,000 euro per zbatimin e tij dhe janë planifikuar 3,5 milion euro për të njëjtin qëllim per vitin e ardhshëm. Shenjë e qartë kjo, e vullnetit politik të qeverisë së Kosovës për të trajtuar qytetarët e vet në mënyrë dinjitoze dhe njerëzore pas kthimit në Kosovë. 

Sa i përket fushës së Menaxhimit të Integruar të Kufijve, janë bere shume përparime dhe është themeluar Qendra Monitoruese e Menaxhimit të Integruar të Kufirit. Janë aprovuar Strategjitë përkatëse dhe janë krijuar strukturat e nevojshme institucionale, ndërkohë qe në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar janë bërë investime në ngritjen e kapaciteteve të teknologjisë informative.

Ndërkohë, është inauguruar Qendra e Përkohshme për Azilkërkuesit. Po kështu, është ngritur Agjencia për Regjistrim Civil dhe deri më tani janë digjitalizuar mbi 75% e regjistrave të gjendjes civile dhe është funksionalizuar rrjeti i brendshëm kompjuterik në mbi 98% të Zyrave të Regjistrimit Civil.

Gjithashtu, është punuar në avancimin e sistemit të marrjes dhe përpunimit të të dhënave biometrike, ndërsa lëshimi i pasaportave biometrike pritet të fillojë në janar 2011. Kjo vërteton edhe një herë përkushtimin institucional për të konkretizuar në mënyrën më të shpejtë të mundshme ëndrrën e qytetarëve të Kosovës për lëvizje të lirë në BE.

Ndonëse kriteret e BE-së për fillimin e negociatave për liberalizimin e vizave kanë shënuar rritje të konsiderueshme në krahasim me vendet e rajonit, institucionet e Kosovës kanë plotësuar me sukses të gjitha kushtet e kërkuara nga Komisioni Europian.

Si rrjedhim, kam bindjen e plote se Qeverisë së Kosovës do t`i dorëzohet zyrtarisht Strategjia për Liberalizimin e Vizave përpara fundit të këtij viti.
 
Marrëveshja tregtare me BE

Për shkaqe të njohura deri me tani Kosova nuk ka pasur nje marrëveshje te drejtperdrejt me BE. Në vitin 2000 janë aprovuar masat autonome tregtare ndërmjet Kosovës dhe BE-së për një periudhë 10 vjeçare.

Në fund të vitit 2009, Komisioni Europian ka propozuar lidhjen e një marrëveshje tregtare më Kosovën si dhe ka propozuar vazhdimin e masave autonome tregtare për periudhën 5-vjeçare. Kjo i siguron Kosovës kohën e mjaftueshme për një përgatitje të plotë për një marrëveshje të tillë. Gjatë vitit 2010, Qeveria e Kosovës ka plotësuar pyetësorin e BE-së për marrëveshjen tregtare si dhe ka zhvilluar takime intensive me Komisionin Europian me qëllim fillimin e negociatave për marrëveshjen tregtare.

Dialogu i Procesit të Stabilizim Asociimi

Në vitin 2002 është themeluar Mekanizmi Përcjellës i procesit të Stabilizim Asocimit. Në vitin 2009, Mekanizmi është avancuar në Dialogun e Procesit të Stabilizim Asociimi. Absolutisht i njëjti mekanizëm dhe e njëjta strukturë, me semantikë tjetër, është përdorur në vendet e rajonit.

Qeveria e Kosovës, gjatë vitit 2010, ka realizuar me sukses të plotë takimin Plenar të Dialogut të Procesit të Stabilizim Asocimit dhe 6 takime të nën-grupeve perkatese.

Qysh nga viti 2004, ashtu si edhe për vendet e tjera të rajonit, Komisioni Europian ka publikuar Partneritetin Europian dhe Raportin e Progresit për Kosovën.

Partneriteti Europian është dokumenti kryesor i cili përmban prioritetet e secilit vend kandidat apo kandidat potencial në rrugëtimin e tij drejt BE-së.

Për çdo Partneritet Europian dhe Raport të Progresit, Qeveria e Kosovës është përgjigjur më Plan konkret të Veprimit dhe ka punuar me pergjegjesi te larte per zbatimin e tij.

Përkundër faktit se pesë vende te BE-së ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës, është shume e rëndësishme të theksohet se, megjithate, këto pesë vende asnjëherë, deri me tani, nuk e kanë bllokuar te ardhmen europiane të Kosovës.

Ato kanë votuar pozitivisht për Studimin për Kosovën, duke i hapur rrugë liberalizimit të vizave dhe marrëveshjes tregtare me BE-ne. Ky eshte nje ogur i mire e shume shpresedhenes qe Kosova do te perparoje pa asnje pengese ne procesin e integrimit.

Të gjithë jemi dëshmitar të sfidave të shumta që ka kapërcyer me sukses Republika e Kosovës duke i falënderuar punës dhe angazhimit të Qeverisë dhe me sakrifica të gjithanshme.

Me punën dhe progresin e derisotem eshte krijuar nje baze solide per te ndertuar te ardhmen nepermjet vazhdimit të zbatimit të reformave të filluara, gjithmonë me qëllim përmirësimin e vazhdueshëm të jetës së qytetarit të Kosovës, duke mundësuar funksionimin e plotë të institucioneve shtetërore, demokracisë, ekonomisë së tregut dhe rendit dhe ligjit, si parakushte themelore për përafrimin e vendit për integrim në Bashkimin Europian.

Qeveria e Kosoves ka bindjen e thelle se ne i kemi te gjitha mundesite dhe kapacitetet e nevojshme per ta pershpejtuar integrimin dhe per tu bere sa me pare pjese e familjes se madhe europiane.


(Autori është Ministër i Ministrisë së Integrimit Evropian)


Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)