19 Tetor 2020

Rimëkëmbja Ekonomike në Maqedoninë e Veriut si model për Kosovën

Shkruar nga Safet Gërxhaliu

Derisa në Kosovë lufta për pushtet dhe jo për shtet është e pa skrupullt dhe brutale, ndërsa për ekonomi dhe qytetar nuk bëhet asgjë e dëshmon më së miri mjerimin multidimensional që e ka katandisur Kosovën.

Derisa vendet e rajonit dhe me gjere bëjnë gara për të gjetur birime financiare, mjete dhe lehtësira ligjore për të mbështetur ekonomin dhe qytetarët e tyre, në Kosovë ne emër të patriotizmit inegzistent bllokohet çdo iniciativë për rimëkëmbje ekonomike dhe për mbështetje të qytetarëve. E veçanta është se këto iniciativa bllokohen nga deputetët e parlamentit të Republikës së Kosovës që kanë dal nga vota e qytetarëve dhe sot ngulfatin mua ata perspektivën e qytetarit.

Kur flitet për Maqedoninë e Veriut nga ana e kosovarëve gjithnjë vështrohet nga një percepcion negative por jo dhe real. Por në këtë kohe pandemie, Maqedonia e Veriut duhet të jetë model se si duhet të veprohet për ekonomi dhe jo të flitet për të.

Kompania Jonson Mathey në Maqedoni kohëve të fundit ka arritur eksportin  në mbi  2 miliardë euro, që është një indikator mjaft pozitiv.

MAGNA Mirror Group nga Kanada e vendosur në Maqedoni është një nder investitorët me serioz që është aktive në 28 shtete  me 170 mijë të punësuar dhe tani është e pranishme edhe ne Maqedoni, me një numër të konsiderueshëm të investimeve dhe të punësuarve.

Kompania Draxlmaier nga Gjermania e vendosur në Kavadarci të Maqedonisë ka më tepër se 9 000 të punësuar dhe planifikon zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe punësimin e afër 3 000 punëtorëve të rijnë.

Kur krejt kësaj i shtohet edhe prania e kompanive nga Polonia dhe Çekia, si bartje e prodhimit dhe shërbimeve  në Maqedoninë e Veriut e dëshmon faktin se sa  me seriozitet i qasen zhvillimit ekonomik vendet e rajonit e në veçanti një shtet fqinj siç është Maqedonia e Veriut.

Mbështetja e sektorit privat në Maqedoninë e Veriut në tërësi është mbi 1,2 miliardë euro dhe angazhimi për eliminim te barrierave qoftë tarifore apo jo tarifore është një garë për shtet dhe  në interesat e shtetit.

Prandaj, është koha kur në Kosovë ekonomia duhet të depolitizohet, ekspertiza shkencore duhet të vijë në pah dhe jo gjithmonë serviliteti dhe jomeritokracia të jenë mundësi për punësim pa llogaritur demin që i bëhet Republikës së Kosovës.

Të mësojmë nga përvojat e vendeve të suksesshme  në luftë kundër pandemisë dhe në mbështetje të ekonomisë së vendit nuk është dobësi por është mundësi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 19 Tetor 2020  - Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka do të merr pjesë në shpërndarjen e lopëve për përfituesit nga thirrja e hapur nga Drejtoria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural. (Tregu i Kafshëve në Prizren, ora 9:30 - nisja nga Shtëpia e Bardhë, ora 9:00)   

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ish-Ministrin e Ekonomisë dhe Financave Ali Sadriu. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 10:00)

- Ministria e Punëve të Brendshme  do të organizojë ceremoni solemne me rastin e Ditës Ndërkombëtare Kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesën e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi fillon “Java për të Drejtat e Viktimave të Krimit”, me moton “Mbrojtja e viktimave të krimit, mision ynë edhe gjatë pandemisë”. (Platforma zoom, ora 10:00)

- Presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi dhe Kryeministri Avdullah hoti marrin pjesë në shënimin e Ditës Ndërkombëtare kundër Trafikimit me Qenie Njerëzore. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P-38, ora 10:00)

- Aksioni për Nëna dhe Fëmijë organizon ceremoninë e dorëzimit të pajisjeve mjekësore dhe mjeteve mbrojtëse kundër COVID-19, për Klinikën Infektive në QKUK, pajisje këto të siguruara nga bashkepunimi i AMC dhe LDS Charities. (Barnatorja Qëndrore e QKUK-së, ora 11:00)  

-  Komisioni Hetimor Parlamentar mbi procesin e licencimit, operimit, mbikëqyrjes dhe aplikimit për lejet e hidrocentraleve në Republikën e Kosovës voton kërkesën për pezullimin e lëshimit të lejeve të reja dhe rilicencimin e hidrocentraleve. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N303 Koha: 11:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban konferencë për media. (Oborri i Kuvendit të Kosovës, hyrja nga sheshi, ora 11:30)

-  Kryeministri Avdullah Hoti takon deputetët e komunitetit jo shumicë për të diskutuar planin për zbatimin e programit për rimëkëmbje ekonomike. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 12:00 - vetëm pamje)

- Ministria e Arsimit dhe Shkencës do të bëjë pranimin e 215 tabletëve nga OSBE-ja. (Ambientet e MASh, ora 12:30)

- Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e privatizimit në Kosovë interviston ishish kryesues i Bordit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit, Petrit Gashin. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N302, ora 13:00)

- Mbahet seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Komunës së Gjilanit në të cilen do te votohet propozim vendimi për ndarjen e 200 bursave për student të Komunës së Gjilanit për vitin akademik 2019/2020. (Salla e mbledhjeve të KK-Gjilan, ora 13:00)

- Mbahet takimi i radhës i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur. (Ndërtesa e Qeverisë, Salla P38, ora 14:00)

- Mbahet mbledhja e Qeverisë së Kosovës. (Ndërtesa e Qeverisë, ora 16:00)