20 Prill 2024

Rimat e humbjes

Shkruar nga Gani Qarri

Atë qe pësoi PAN në zgjedhjet e 11 qershorit, përjetoi edhe Vetëvendosje më 22 tetor. Madje ajo humbi mbi 14.500 vota vetëm në Prishtinë.

Ndaj, në balotazh do të shkojë edhe kryeqyteti, ku Vetëvendosje pretendonte fitore që në raundin e parë.

Por, rezultatet dëshmuan se Shpend Ahmeti, edhe pse siguroi mbi 44% të votave,në komunën më të madhe të vendit, do ti duhet të përballet me Arban Abrashin e LDK-së, më 19 nëntor.

Befasi më vete ishe se si Abrashi i cili kandidoi për herë të parë në kryeqytet, doli i dyti me rreth 35% të votave të qytetarëve të Prishtinës, madje duke pasur parasysh qëndrimin "armiqësor" të VV-s, ndaj pothuajse të gjitha partive tjera politike, ka shumë gjasa që të përsëritet rasti i para katër viteve dhe të fitoi Arbani.

Për aq më tepër, në shumicën e mediave flitet se ai që tani ka marrë sinjale nga partitë kryesore, për mbështetje më 11 nëntor, kështu që shumë lehtë Vetëvendosje mundë të pësoi humbje edhe në Prishtinë, bastionin e vetëm të deritanishëm saj. 

Përkundër të gjithave, Lëvizja Vetvendosje, përderisa vet përfol, kërcënon apo edhe godet me grushta kundërshtarët, ajo nuk heziton të bëjë kallëzime penale ndaj të tjerëve edhe vetëm për kinse sjellje “jodemokratike” dhe “degradim” të debatit.

Ndaj, nuk kishte si të vononte shumë dhe Vetëvendosje korri atë që mbolli, mori mësimin e duhur dhe atë që meritoi, akt që nuk duhet të përfundoj me kaq as ndalojë këtu. Votimet e kësaj të diele e nokautuan atë, nga partia e parë në zgjedhjet e qershorit duke e renditur në vendin e tretë a të katërt, si parti pjesëmarrëse në zgjedhjet komunale të tetorit.

Kurse sa i takon kryetarit të deritanishëm të Prishtinës z.Shpend Ahmeti, ai besoj se më tepër po bie viktimë e të parëve të Vetëvendosjes, të cilët për përfitime partiake e ndoshta edhe personale, janë lidhë këmbë e krye me elemente, që nga islami ekstremist e deri te korporatat më të përfolura kriminale në vend, si ajo e vëllezërve ish biciklistndreqës "Devolli".

Madje ishte risi tejet interesant se si dy udhëheqësit kryesor të Vetëvendosjes, Visar Imeri dhe Albin Kurti edhe fushatën zgjedhore e kthyen në teatër kalamajsh, duke u paraqitur në tribuna jo si politikan serioz e me programe prosperuese për vendin, por si kloun dhe me vargje qesharake.

Nuk e kuptoj dot, nëse ato ishin rima të humbjes, i trajtonin votuesit si fëmijë të parritur dhe nxënës të dëgjueshëm të tyre, apo ku qëndron problemi i vërtetë i udhëheqësve të Vetëvendosjes!?

Ndaj ,kjo që ndodhi në këto zgjedhje,duhet të jetë frustërimi i mbledhur, ndaj nënçmimit që oponentët kryesor të Vetëvendosjes i bëjnë pareshtur elektoratit të Kosovës, jo vetëm me paraqitjet cirkuzante para tyre ,si ndaj kalamajve parashkollor, por ndoshta edhe duke i konsideruar votuesit ende të pa pjekur për votime partish si Lëvizja Vetvendosje.

E derisa në fushatën parazgjedhore të 11 qershorit Kurti lëndonte inteligjencën dhe integritetin e femrave të Kosovës dhe cenonte lirinë njerëzore të vajzave shqiptare duke propaganduar vënien e shamive, atyre që nga mosha 16 vjeçare, në tubimet e kësaj fushate përveç leximit nga Visar Ymeri të vargjeve qesharake, Albin Kurti u bënte edhe "Be" të rrejshme votuesve në "Kuran e Musaf" se kinse do të fitonin në Besianë e Llap, apo edhe ndonjë vend tjetër.

Shqiptarët i kanë të freskëta përzierjet e VV-s, edhe në zgjedhjet e huaja si ato të Gjermanisë, kur sipas shkrimeve në media, që nga Prishtina eksponentët e saj u bënin thirrje mërgimtarëve për të mos votuar as partinë e zonjës Merkel.

Antisemitizmi i hapur siç ishte rasti i kandidatit të VV-s, për Rahovec Visar Korenica i cili kërkonte hiq më pak se zhdukjen e shtetit hebraik.

Kërcënimet e rrahjet e njerëzve në vend si dhe përçmimi e shantazhet e vazhdueshme ndaj vetëdijes së elektoratit të Kosovës, vërtetë janë të tepërta dhe të papranueshme nëse një parti si VV, seriozisht mendon të vijë në pushtet me votat e njerëzve që krerët e saj keqpërdorin dhe nënvlerësojnë.

Ndaj ajo që ndodhi më 22 tetor, nuk ishte mjaft as e tëra, kështu që në raundin e dytë të votimit më 19 nëntor, të gjithë klounëve politik nga cilado parti qoftë, le të jenë ata edhe nga Lëvizja Vetëvendosje, vërtetë duhet tu japin leksionin e merituar, për ti pru në mend dhe mësuar se mund të jenë konkurrent politik, por kurrë më jo eksponent që nënçmojnë votuesin, guxojnë të rrahin e kërcënojnë, as luajnë, sa dhe si të duan me ndjenjat e shqiptarëve, dhe sinqeritetin e popullit të Kosovës.

Përndryshe "rimat e humbjes", mbeten edhe në të ardhmen, muzika e vetme që mund të këndohet nga ta.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)