28 Mars 2024

Revolucioni dixhital

Shkruar nga Arbnora Gosalci

Sot në botë biznese të shumta kanë humbur, janë reduktuar apo janë zhdukur në tërësi.

Bizneset si këpucëtar, rrobaqepës, publikues gazetash, dyqane të muzikës apo filmave, video klubet janë disa nga profesionet që kanë ekzistuar në vitin 2000, por që sot për shkak të digjitalizimit kanë humbur ose janë zëvendësuar me profesione më elektronike.

Nëse e shikojmë të ardhmen me trendët e digjitalizimit, ne mund të shohim që pajisjet do të komunikojnë mes vete, do të analizojnë të dhëna, do të nxjerrin rezultate shumë më shpejt dhe me efikasitet më të madh se që mundet njeriu.

Robotët do të kryejnë punë më të komplikuara fizike dhe teknike me shkathtësi dhe precizitet më të madh se njeriu.

Epoka e digjitalizimit ka ardhur dhe çdo ditë e më tepër po kërkohen profesione që menaxhojnë aparaturat, zhvillojnë programe, analizojnë të dhëna dhe arrijnë rezultate me prezencë shumë të vogël ose pa prezencë fare të njeriut.

Nga studimet e shumta që bëhen në këtë fushë, po konsiderohet se në të ardhmen të gjitha profesionet do të kenë nevojë për njohuri në fushën e inteligjencës artificiale, zhvillimit të programeve apo IT-së, në përgjithësi.

Kjo ka krijuar një panik tek njerëzit, meqë për shumicën e popullsisë, pasi që këto profesione konsiderohen tejet të komplikuara dhe pothuajse të pa mundshme për të u mësuar.

Është krijuar bindja që vetëm një pjesë e vogël e popullsisë mund të punoj këto profesione dhe se kjo pjesë e popullsisë po favorizohet në treg, meqë pagat e tyre janë tejet të mëdha.

Si çdo profesion tjetër, edhe programerët apo zhvilluesit e programeve softwerike kanë vështirësinë e tyre.

Me një trajnim të përshtatshëm – si metodologji e mësimdhënies dhe një shkollë moderne në infrastrukturë, të bazuar në rezultate, një gjë e tillë bëhet më e thjeshtë dhe e mundur për të gjithë. 

Tani edhe në Kosovë njerëzit mund të specializohen në këtë lëmi, ngase një shkollë e tillë, e specializuar dhe akredituar ekziston dhe mban emrin PBC Academy.

Përmes programeve të trajnimit dhe të shkollimit, kjo shkollë po arrin të nxjerr gjenerata të specializuara në fushën e digjitalizimit, programimit dhe zhvillimit të aplikacioneve të ndryshme për telefon apo për web.

Të gjithë të trajnuarit në këtë shkollë janë të punësuar dhe kompensohen me paga të dinjitetshme dhe shumë konkurruese në tregun e Kosovës dhe më gjerë.

E ardhmja ka ardhur!
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)