25 Prill 2024

Ramush Haradinajt nuk i duhet mbështetja morale, por ajo legjitime

Shkruar nga Albert Ramadani

Ramushit do t\'i mjaftone një mbështetja legjitime duke e marrë besimin në Kuvend me anë të votave të nevojshme për ta formuar qeverinë. Mbështetja morale e një familjeje emblematike siç është familja presidentit të ndjerë Rugova, nuk i kryen punë Ramushit edhe pse familja Rugova gëzon një respekt nga qytetarët e kësaj Republike.

Ramush Haradinaj i cili është i nominuari nga koalicioni PAN, mendon se bashkëpunimi dhe punët e suksesshme që kishte në qeverinë kur ishte koalicion me LDK-në e asaj kohe që drejtohej nga presidenti Rugova, dhe 100 ditët e qeverisjes së tij, siç i prezenton edhe si lider AAK-së edhe si ish-kryeministër i vitit 2004, janë një atu e fortë për të marrë edhe një herë drejtimin e ekzekutivit.

Tashmë Ramush Haradinaj duhet ta kuptoj dhe këshilltarët e tij duhet ta sugjerojnë se rrethanat e vitit 2004, kanë ndryshuar edhe nëse atë kohë Haradinaj ishte njëri ndër kryeminstrat më të suksesshëm deri më tani që kishte Kosova pas çlirimit dhe formimit të shtet-ndërtimit, edhe pse nuk qëndroi shumë në këtë post, në këto rrethana edhe nëse Haradinaj merr drejtimin e qeverisë, vështirë do ta ketë që të bëjë ndryshme të mëdha, pavarësisht vullnetit të tij.

Edhe pse Ramush Haradinaj është përgatitur që me ekipin e vet dhe me partitë që e përbëjnë koalicionin PAN, të qeveris nuk po shihet se do ta ketë të lehtë formimin e qeverisë kur ende nuk është thirrë seancë kostituive dhe ende me sapo duket nuk janë siguruar as votat për kuvend, dihet mirë nëse nuk janë votat për kryeparlamentarin dhe kryesinë e kuvendit vështir të kalohet në pjesën për formimin e qeverisë.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)