16 Prill 2024

Qeverisja popullore dhe rreziqet e shtetit

Shkruar nga Ali Hertica

Qeverisja vendore mbron jo vetëm lirinë politike,ajo pengon gjithashtu që liria të mos keqpërdoret.

Prandaj ata që frikësohen se liria mund të çojë në shthurje...dëshirojnë që pavarësia e provincave të lejohet të zhvillohet shkallë-shkallë siç po ndodh me provincat e kosovës.

Filozofet modern shkrujn se mund të mësohet masa e popullit ta shfrytëzojnë lirinë në mënyrë të aesyeshm për gjëra të mëdha,kur nuk kanë mësuar ta bëjnë këtë për gjëra të vogla.

Këtu bëhet aluzion për faktin që puna në kuvend të jap përvojë dhe njohuri që mund të shfrytzohet në nivele kombëtare, d.m.th që institucionet lokale kanë mjë funksion pedagogjik.

Të marrim rrezikun e tiranisë së shumicës,ku e çdramatizon tendencën  tiranike të demokracia amerikanet duke na treguar se shumicës mazhorancës i mungon instrumenti përfundimtar i tiransë.

Ata nuk kanë pushtet që të ushtrojnë qeverisje politike,në të gjitha hollësitë.

Edhe pse organet qendrore vendimmarrëse në SHBA,kanë një pushtet të madhe legjislativ në shakllë kombëtare,fushat e ndikimit janë të kufizuara.

Këto organe japin parimet e përgjithshme të jetës zyrtare,por nuk kanë të drejt të kontrollojnë vënien në jetë të këtyre parimeve në planin vendor.

Këtu përgjegjësinë e marrin vetë organet vendore e jo si në Kosovë të tjerët të vendosin për të ardheme e Kosovës.

Nëpërmjet punës së tyre për zbatimin e vendimeve qendrore është e mundur të moderohen dhe t’u hiqet uji vendimeve që mënjanojnë interesat lokale.

Pushteti qendror  është fuqizimi mjaft brenda sferës së tijë,dhe prandaj tirania mund të duket sikur ekziston në një pikë,por nuk mund të arrijë që t’i prekë të gjithë.

Sado që të rrëmbehet shumica e mazhorancës nga ndjenjet dhe sado e zellshme të jetë në planin e saj,kurrë nuk  do të bënte që të gjithë qytererët të përulen para vullnetit të saj kudo ,njëkohësisht dhe në të njëjtën mënyrë.

Kur pushteti qendror që përfaqëson mazhorancën dekoron vullnetin e tij sovran ,zbatimi i tij u lihet në dorë politikajve që shpesh janë krejt të pavarur prej tyre dhe që nuk mund të kontrollohet.

Kuvendet komunale dhe administratat e prefekturës krijojnë diga të fshehta që frenojnë ose thyjnë valët e vullnetit të popullit.Edhe sikur ligji të jetë tiranik,liria do të ruhej nga mënyra se si do të zbatohet ky ligj.
  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)