28 Mars 2024

Qeveria Haradinaj, replikë e Qeverisë së Përkohshme të Thaçit

Shkruar nga Bajram Gecaj

Menjëherë pas përfundimit të luftës, “komandantët” kishin instaluar dhunshëm dhe në mënyrë krejtësisht arbitrare Qeverinë e Përkohshme të Kosovës (QPK).

Të gjithë jemi dëshmitarë sa të këqija i solli këtij vendi ajo periudhë e qeverisjes së mbrapsht, periudhë kjo e cila instaloi themelet e së keqes: keqqeverisjen, krimin e organizuar, korrupsionin, shantazhin, reketin dhe çdo gjë tjetër që sinonizohet me të keqen, të mbrapshtën e kriminalen, e që fatkeqësisht po na përcjellë si mortajë vdekjeprurëse.

Megjithatë, ajo periudhë qeverisjeje rezultoi gjithashtu në një zhgënjim të jashtëzakonshëm të popullit me “komandantët”, duke pasuar kështu me humbjet e tyre të njëpasnjëshme zgjedhore!

Hiq LBD-në e zëvendësoje me AKR-në (të dyja parti të parëndësishme), sot lirisht mund të themi se kemi replikimin e asaj qeverisjeje të “komandantëve”, pra QPK II, apo qeverinë e dytë më të keqe që ky vend ka parë në periudhën e pasluftës, qeveri të matrapazëve e sekserëve.

Fatkeqësisht, tani kemi të bëjmë me njerëzit e njëjtë por të cilët kanë sofistikuar mjetet dhe metodat e tyre keqbërëse, duke krijuar njëkohësisht edhe bazë të fuqishme financiare.

Si të tillë, do të jetë sfide e jona e madhe kombëtare, shumë më e ndërlikuar se më parë, mënjanimi i tyre nga sistemi qeverisës, e për t’i mundësuar pastaj këtij vendi që përfundimisht të përjetojë frymën e vërtetë të lirisë, pavarësisë e demokracisë.

Ashtu si në zgjedhjet e para të pasluftës, ashtu edhe tani, populli i Kosovës duhet t’ua tregoi vendin e t’u japi “flakareshën” e radhës kësaj kaste politikanësh, kësaj replike apo këtij imitimi të QPK-së, pra QPK dyshit!    

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)